Sa herë shkoni në supermarkete, me siguri një nga gjërat që shihni me vëmendje janë datat e skadencës së produktit. Një kamera e fshehtë e realizuar së fundmi tregon një nga fabrikat më të mëdha të mishit të pulës në Midlands të Britanisë së Madhem, ku punëtorët e saj shihen duke ndryshuar datën e skadencës së mishit të pulës.
Kjo do të thotë se miliona blerës mund të blejnë pa dashje ushqime që tashmë u ka kaluar afati i tyre. Një pulë e rënë në dysheme i rivendos sërish në kutitë përkatëse pa u pastruar, ndërsa pulat e mbetura nga supermarketet dhe të kthyera nga qendrat e shpërndarjes i ri-paketuan me mishin e freskës dhe u dërguan përsëri për tregtim.
Kodet në arkë të mishit gjithashtu u ndryshuan. Paramendoni, kompania shpërndan një të tretën e mishit të pulës në Britani të Madhe.
Një gazetar i fshehtë mblodhi prova gjatë punës në fabrikë për 12 ditë. Filmi kapi punëtorët duke ndryshuar datën në qindra pula deri në një ditë më vonë se skadenca e tyre. Punonjës të tjerë thanë se kishin parë se datat ndryshoheshin për më shumë se një ditë. E kur kjo ndodh në një vend si Britania, imagjinoni në vendin tonë!