2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A dalin 2.44 miliardë dollarë ndihmë për Afganistanin?

Më të lexuarat

Situata e rëndë post-amerikane: gjithçka varet nga donacionet

Sipas OKB-së, 24.4 milionë njerëz në Afganistan janë aktualisht të varur nga ndihma humanitare për të mbijetuar – gati 60 për qind e popullsisë.

Vendet donatore kanë premtuar 2.44 miliardë dollarë ndihmë për Afganistanin në një konferencë të donatorëve në të cilën OKB-ja vendosi një objektiv prej 4.4 miliardë dollarësh, tha një zyrtar i lartë i OKB-së.

Më herët, kreu i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje donatorëve të ofrojnë fonde “të pakushtëzuara” dhe paralajmëroi se nëntë milionë afganë po përballen me urinë dhe se familjet po shesin fëmijët dhe organet e tyre për të mbijetuar.

Joyce Msuya, zv/koordinatorja e urgjencës e OKB-së, tha se 2.44 miliardë dollarë ishin zotuar në bisedimet gjatë të cilave donatorët perëndimorë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Britaninë, kritikuan ashpër vendimin e talebanëve për t’u mohuar vajzave arsimin e mesëm.

Sipas OKB-së, 24.4 milionë njerëz në Afganistan janë aktualisht të varur nga ndihma humanitare për të mbijetuar – gati 60 për qind e popullsisë.

Popullsia afgane në tërësi aktualisht ka nevojë për tre herë më shumë se ndihma humanitare në vitin 2021.

Pas tërheqjes së forcave ndërkombëtare, rënies së qeverisë së mbështetur nga SHBA në Kabul dhe kthimit të talebanëve në pushtet në gusht 2021, ekonomia afgane u dobësua me pothuajse një të tretën. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit