0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A bombë më e rëndë se bërthamorja në Arabinë Saudite, lëshuar nga vetë sauditët

Më të lexuarat

Imazhi i Qabes në festivalin e Bin Selmanit, reagimi i ashpër nga Turqia

Ndërsa bota islame vijon të jetë nën shok nga ajo që po ndodh në Gaza, ku Izraeli po ushtron një gjenocid të qartë e të pashembullt në kohët moderne, në Riad të saudisë startoi edicioni i radhës i një festivali që do të zgjasë deri në mars të vitit të ardhshëm, nën mbikqyrjen e princit Muhamed Bin Selmanit, njeriu plot dritëhije, u cili po dikton risi me kosto të rënda në tokën e Islamit, të paimagjinueshme deri dje. Dhe në këto zhvillime kontraverse, e ftuar speciale qe dhe Jennifer Lopez, e cila performoi me nje kostum goxha të reduktuar gati në bikini. Dhe jo vetëm kaq, pasi në shfaqjen e cila pasoi performancën e këngëtares amerikane në fjalë, u shfaq në sfond imazhi digjital i Qabes, teksa valltarë kërcenin në ritme të shfrenuara. Kjo performancë nxiti një valë zemërimi dhe kritikash duke e etiketuar atë si skandaloze dhe katastrofike deri në blasfemi.

Ndërsa organizatorët u shprehën se përdorimi i imazhit dixhital të Qabes synon të “promovojë vlerat shpirtërore vendase përmes artit(!)”. Në deklaratë thuhet se “performanca synon t’i japë publikut një përvojë emocionale dhe të thellë(!)”. Megjithatë, kjo deklaratë nuk ka mjaftuar për të qetësuar kritikat, sidomos qarqet me ndjeshmëri të lartë fetare, të cilët argumentuan se përdorimi i një simboli të shenjtë në kontekstin e argëtimit është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

Ndërata që reaguan ashpër, ishte ish-kreut i Dijanetit turk, Mehmet Gormez.

Ai, në një postim në X shkroi:

“Përdorimi i siluetës së Qabes si një dekorim i thjeshtë skenik blasfemues në një festival argëtues në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite, është një akt i cili bie në kundërshtim me vlerat e Islamit dhe përsëritja e këtij akti për të disatën herë po lëndon thellë të gjithë besimtarët.

Përdorimi i një nga simboleve më të rëndësishme të muslimanëve për aktivitete të tilla imorale është fjalë për fjalë një shkelje e shenjtërive në Islam.

Qabeja nuk është pronë e asnjë fisi, populli, kombi apo shteti. Është gjëja më e shenjtë për dy miliardë muslimanë në tokë. Qabja Madhështore, që nga Ademi deri tek më i fundit i profetëve, i dashuri ynë Muhamedi paqja qoftë mbi të, është tempulli më i lartë i të gjithë profetëve. Është kibla dhe vendi i pelegrinazhit të Umetit, simbolika më e madhe e Islamit, simboli më i shenjtë dhe shenja unike e monoteizmit dhe unitetit. Është domethënë një vend i respektuar dhe i pacenueshëm.

Deklaratat e bëra nga disa zyrtarë mbi kundërshtimet që linden nga bota islame ndaj këtij mosrespekti janë njësoj si me thënë ‘një kërkesë falje me e madhe se vetë faji’. Këto thënie të paqëndrueshme zbulojnë se ose këta funksionarë nuk e dinë vlerën e Qabes sa duhet, ose se e bëjnë këtë me vetëdije të plotë, që në të dyja rastet janë situata fatale në vetvete. Heshtja e dijetarëve sauditë, të cilët prej vitesh nuk e kanë konsideruar të lejuar përdorimin e modelit të Qabes qoftë edhe për t’ua mësuar fëmijëve Haxhin dhe Umren, është një fatkeqësi më vete.

Fakti që kjo paturpësi ndodhi pikërisht gjatë këtyre ditëve të një fatkeqësie që vazhdon ende në Gaza, në ditët më të vështira të historisë së kohëve të fundit për muslimanët, në kohën kur po ndodhnin vrasjet dhe masakrat më mizore, lë një dhimbje të pashlyeshme në zemrat tona.

Mbrojtja e madhështisë së Qabes, e cila është simboli më i madh dhe më i shenjtë i muslimanëve, është e drejtë e natyrshme e çdo besimtari që beson në Zotin e Qabes me mendje, zemër dhe shpirt”.

Ndërkohë, edhe hoxhallarë dhe teologë shqiptarë janë shprehur të indinjuar dhe kanë dënuar skandalin në fjalë:

Hoxha nga Prizreni, Dr. Ajni Sinani, në një postim në profilin e tij tha se “Rrugës së Las Vegasit është nisur më herët Dubai e tani edhe Riadi. Eh, edhe sa do të shohim…!!!”.

Teologu nga Mali i Zi, kryetari i Institutit për Drejtësi, Edukim dhe Arsim – IDEA, Senad Maku, është shprehur kështu:

“Kanë thënë disa dijetarët të mençur arabë: ‘Neve na ka ngritur në pozita në larta Islami, prandaj jemi këtu ku jemi. E nëse largohemi nga Islami, do të kthehemi aty ku ishim (në injorancë-xhahilijet)’.

Autoritetet e Saudisë, ku njihet si shteti që ka sheriat, hapi festimet e tyre me një model të Qabes së shenjtë, duke projektuar imazhe mbi të, duke përfshirë gra që këndojnë dhe vallëzojnë. Para disa ditëve e patën edhe Jenifer Lopez me bikini duke ju kënduar arabëve, etj. Zoti i udhëzoftë!”.

Por më e rëndi aspekt në këtë zhvillim është masa e njerëzve që shkojnë në evente të tilla si spektatorë. Nëse nuk do ishte kjo masë “pa din e iman”, eventë të tilla të çmendura nuk do të organizoheshin kurrë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit