0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A ben imoralitet nje grua e lire, o i derguar i Allahut?

Më të lexuarat

A ben imoralitet nje grua e lire, o i derguar i Allahut?

Keshtu iu pergjigj Hindi, gruaja e Ebu Sufjanit, te derguarit te Allahut a.s. kur kerkoi nga grate e Mekes qe te jepnin besen se nuk do ti benin shok Allahut dhe nuk do te benin imoralitet.
Ebu Sufjani dhe gruaja e tij Hindi ishin nga paria e Mekes, njerez me pushtet dhe ndikim. Per arabet ishte teper e ulet dhe e papranueshme qe nje grua nga paria e tyre te bente imoralitet. Ruajtja e nderit ishte nje tipar i njerezve te larte, ndersa prishja e nderit dhe imoraliteti ishte tipar i sklleverve dhe njerezve te rendomte ne shoqerine arabe. Po keshtu edhe ne shoqerine e hershme perendimore, familjet e medha dhe paria e vendit e konsideronin imoralitetin nje akt te ulet dhe te denje per njerezit e rruges.
Fatkeqesia e ideve liberale qe preku klasen e larte te shoqerive perendimore, beri te mundur qe ky parim i larte te kthehej permbys. Si pasoje e kesaj levizjeje paria dhe klasa e larte e shoqerive perendimore eshte prekur rende nga skandalet seksuale, nga abuzimi dhe degjenerimi, qe ka mberritur deri poshte ne rrenjet e ketyre shoqerive. Ndaj nuk pritet gje tjeter veç asaj qe ka thene Allahu i Lartesuar ne Kuran: “E kur deshirojme te shkaterrojme nje vendbanim, Ne urdherojme parine e tyre qe te bejne pune te pista ne te, e keshtu ta meritojne denimin qe kemi premtuar dhe t’i shkaterrojme plotesisht.” (El Isra; 16)
Depertimi i njerezve me karaktersitika te tilla deri ne shkallet me te larta te shoqerise dhe vendimarrjes eshte nje katastrofe e vertete nese nuk tregohemi te vemendshem dhe do ta na ekspozoje te gjitheve ndaj ndeshkimit te Allahut a.xh. pa perjashtim.
“Kijani friken asaj sprove qe nuk do te preke vetem ata qe kane bere padrejtesi prej jush dhe dijeni se ndeshkimi i Allahut eshte i ashper.” El Enfal 25.

Genc Plumbi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit