Çdo njeri gjatë jetës së tij të paktën një herë ka vuajtur nga një problem i tillë pra nga era e keqe e gojës që në mjekësi njihet si HALITOZIS.
Kjo për arsye të ndryshme. Mendohet se rreth %50 e popullsisë vuan nga një problem i tillë. Në Amerikë gati 50% e meshkujve dhe rreth 60% e femrave përdorin spray (erëra të mira) të ndryshëm apo çamçakëza për ta parandaluar atë.
NGA SE SHKAKTOHET ERA E GOJËS?
Halitozis shkaktohet prej bakterieve të gojës të cilat prodhojnë sulfur hidrogjeni. Higjena e gojës për keto bakterie dhe për shumimin e tyre është shumë e rëndësishme.
SA LLOJE ERËRASH KA?
Ka tre lloje: erë fiziologjike, patologjike dhe psikologjike.
Ç’ËSHTË ERA FIZIOLOGJIKE?
Është ajo erë që ndihet gjatë urisë ose pas ngrënies së bukës. Shkaktar për këtë bëhen ushqimet e tilla si mishi i kuq, peshku, djathi dhe produktet e qumështit si pasoj e ndikimit mes këtyre ushqimeve dhe bakterieve. Gjithashtu edhe ushqimet si qepa, hudhra, që përmbajnë sulfur apo alkooli, cigarja dhe kafeja mund të bëhen shkaktar të këtij problemi.
SI TA MJEKOJMË ATË?
Era fiziologjike mund të parandalohet lehtë me një higjenë të mjaftueshme të gojës dhe dhëmbëve.
Çfarë është era patologjike?
Kjo erë është e vazhdueshme dhe nuk rregullohet me larjen dhe pastrimin e gojës. Duhet gjetur shkaktari kryesor dhe duhet ndikuar direkt tek ai.
CILI ËSHTË SHKAKTARI ?
Zakonisht vjen prej sëmundjeve të ndryshme orofaringeale( goja- fyti) ose prej ndonjë sëmundjeje sistemike. Në %90 të rasteve shkaktar janë sëmundjet e gojës. Sidomos gjendja e dhëmbëve dhe e mishrave të tyre bashkë me higjenën luajnë rol të rëndësishëm. Këtu futen dhe mbetjet ushqimore, qelizat e hedhura prej mukozës së gojës dhe mbeturinat e leukociteve të mbledhura në gojë apo pështymë. Ose prej prishjes së dhëmbëve dhe mbushjeve të hershme.
A MUNDET QË GJUHA TË JETË SHKAKTAR I ERËS SË KEQE?
Nëse pjesa e pasme e gjuhës nuk arrin të pastrohet mire prej pështymës edhe këtu mund të shumohen bakteriet. Zakonisht ndihet një erë si vezë e prishur.
A MUND TË KETË SHKAQE TË TJERA TË KËTIJ PROBLEMI?
Po. P.sh infeksioni kronik i bajameve, sëmundjet fungale (kërpudha) në gojë apo plagët e ndryshme të gojës. Gjithashtu disa sëmundje si hepatiti, mungesa vitaminash, menopauza, disa lloje ilaçesh, diabeti apo sëmundjet e gjendrave të pështymës duke krijuar tharje te gojës rrisin mundësinë e zhvillimit të bakterieve.
CILAT JANË SHKAQET JASHTË GOJËS?
Erërat që krijohen prej hundës apo sinuziteve. Të sëmurët që kanë probleme me hundën ngaqë marrin frymë më gojë u thahet goja dhe kjo prish higjenën e saj. Edhe sendet e ndryshme të ngecura ne rrugët e frymëmarrjes për shkak se krijojnë infeksione mund të jenë shkaktar. Sidomos tek të vegjlit apo tek ata persona me probleme mendore.
SI SHKAKTOHET ERA E KEQE PSIKOLOGJIKE APO HALITOFOBIA?
Disa individë ankohen prej erës së keqe por që nuk e ndjen njeri tjetër veç tyre.Kjo tek këta persona bëhet shkak për depresion dhe shqetësim në jetë .Kjo gjendje në mjekësi quhet OLFACTORY REFERENCE SINDROM. Stresi bën që goja të thahet.
SI MJEKOHET HALITOFOBIA?
Nëpërmjet një lidhjeje dhe mirëbesimi mes mjekut dhe pacientit duke ulur ankthin e tyre.
SI DIAGNOSTIKOHET ERA E KEQE E GOJËS?
Shumë thjesht duke nuhatur dorën pasi pacienti e ka lëpirë atë dhe pasi është tharë. Ose duke marrë pak pështymë pas gjuhe dhe duke e nuhatur.
Ç’ËSHTË KROMATOGRAFIA?
Është një detektor me fotometër i ndjeshëm ndaj sulfurit. Por ky aparat është vetëm për kërkime.
Ç’ËSHTË HALOMETRIA?
Me anë të ajrit që i jepet pacientit nga goja ose nga hunda mundohet të vlerësohet sasia e sulfurit. Kjo është metoda më praktike dhe më e përdorur. Përdoret si për diagnoz por edhe për mjekim.
SI TA MJEKOJMË ERËN E KEQE TË GOJËS?
Si fillim duhet gjetur burimi pra shkaku. Prandaj është mire që të vizitohet pacienti nga një mjek orojatër, nga një dentist dhe një gastroenterolog. Por një pastrim i rregullt i dhëmbëve dhe i mishrave të tyre pra një higjenë e mire do të ishte e mjaftueshme në të shumtën e rasteve.
Si ti lajmë dhëmbët?
A e dini se pastrimi i gjuhës është dy herë më i rëndësishëm se ai i dhëmbëve në parandalimin e erës së keqe? Për këtë ka furça-gërryes të veçantë.Duhet që gjuha të nxirret sa më shumë jashtë dhe pasi ta kemi vendosur gërryesin sa me thellë duke filluar nga pas duhet lëvizur drej majës së gjuhës ngadalë.
SI TA PARANDALOJMË ERËN E KEQE?
1.Kujdesuni për dhëmbët tuaj. Kontrollojini dhe nëse duhet mjekojini.
2.Nëse duhet, përdorni testet për të parë se ku është gjendja.
3.Mjekojini infeksionet e gojës e mos i lini pas dore.
4.Pastrojini dhëmbët dhe gojën vazhdimisht.
5.Për të mos lejuar tharjen e gojës pini sa më shumë ujë.
6.Nxitni prodhimin e pështymës duke përdorur çamçakëza pa sheqer por kujdes nga ata me mentol pasi thajnë gojën.
7.Përdorni sa me shume fruta dhe perime që kanë ujë si p.sh domate, sallator apo mollë. Përdorni majdanozin.
8.Largohuni prej qepëve, hudhrave ose përdorini ato ne gjellë të ziera.
9.Largojuni gjithsesi cigares dhe alkoolit.
SI TE TRAJTOJME AROMEN E RENDE TE GOJES
Nga vaji i mentës e deri te çimçakizi me përbërësit e lëvores së Manjolias, Barbara Lantin, një studiuse bakteriologe amerikane na tregon alternativat e trajtimit për uljen e aromës së pakëndshme të frymëmarrjes.
Majdanozi i freskët
Nëse ju përtypni këtë barishte në sasi të vogla, nuk do të lejoni që njerëzit të kthejnë kokën nga ana tjetër kur ju filloni për të flisni, për shkak të aromës jo të këndshme të frymëmarrjes, sidomos kur sapo çoheni nga gjumi. Majdanozi përmban disa përbërës antibakterialë të cilat largojnë mikrobet e dëmshme që gjenden në gojë.
Rrëshira
Rrëshira natyrale disa përbërës antiseptikë të cilët ulin nivelin e aciditetit në gojë. Të përtypësh këtë përbërës ndihmon në reduktimin e baktereve që shkaktojnë aromën e keqe.
Shpëlarës antibakterial
Një gargarë çdo mëngjes me një përbërës antibakterial do të ndihmonte për largimin e shijes së pakëndshme të gojës, po ashtu edhe të frymëmarrjes më aromë të keqe. Këto shpëlarës janë të dobishëm edhe për dhëmbët tuaj.
Kos i freskët
Studimet kanë treguar se jogurti i freskët ul nivelin e hidrogjen sulfiteve, të cilat prodhohen nga bakteret në gojë dhe shkaktojnë një aroma të pakëndshme. Bakteret Lactobacillus bulgaricus dhe Streptocoçus thermophilus që gjenden te jogurti asgjësojnë bakteret e “këqija në gojë”.
Shpëlarja me soda
T’i lash dhëmbët me soda apo soda bikarbonat, ndihmon në uljen e aciditetit në gojë i cili shkakton shijë të thartë dhe aromë të pakëndshme të frymëmarrjes. Studimet e publikuara në vitin 1996 dhe në 1998 kanë treguar se pastat e dhëmbëve që përmbajnë 20 për qind soda reduktojnë aromën e keqe të gojës për rreth tre orë.
Vaji i mentes
Disa praktikues të shëndetit natyral besojnë se tabletat me vaj mente e mbajnë gojën tuaj të freskët. Po këtë konkluzion treguan edhe studimet e mëtejshme të shkencëtarëve.
Farat e koprës
Përtypja apo mbajtja në gojë për pak kohë e farave të koprës pas ngrënies së mëngjesit ka qenë një mënyrë tradicionale për të mbajtur aromën e gojës të freskët. Studimet kanë treguar se kopra përmban disa përbërës antibakterialë.
Majdanozi
Përbërës antibakterialë gjenden të vaji i majdanozit dhe vaji i lulediellit. Shkencëtarët dhe studimet kanë rezultuar në publikime thuajse kontradiktore lidhur me këto produkte nëse sjellin aromë të mirë apo të keqe të gojës. Megjithatë studimet treguan se majdanozi përmban përbërës antibakterialë.
Çimçakizi me manjolia
Lëvorja e kësaj bime përmban disa elementë të cilët ndihmojnë në trajtimin e të vjellave, tretjen dhe rregullimin e ciklit menstrual. Studime të tjera kanë treguar se ajo ndihmon për një frymëmarrje të freskët.
Pastruesit e gjuhës
Bakteret që shkaktojnë aromën e pakëndshme të frymëmarrjes qëndrojnë në gjuhën tuaj, prandaj është e nevojshme që ajo të pastrohet vazhdimisht.
Përbërësit që ulin aromën e pakëndshme të frymëmarrjes
– Majdanozi i freskët
– Rrëshira
– Shpëlarës antibakterial
– Jogurti i freskët
– Shpëlarja më soda
– Vaji i mentes
– Farat e koprës
– Majdanozi
– Çimçakizi me manjolia
– Pastruesit e gjuhës
CAJI I GJELBER MUNDE TA LARGOJE PLOTESISHTE AROMEN E RENDE
Nese shqetesoheni per shkak te eres se keqe e cila del nga goja juaj, pervetesojeni shprehine e pirjes se cajit te gjelber. Ai do te largoje cdo gjurme te eres.
Jo vetem qe ne kete menyre do te mposhtni kundermimin e keqe te gojes, por edhe do te mbroni shendetin e zgavres suaj te gojes pasi mund te reduktoni rrezikun nga zhvillimi i kariesit dhe kancerit te gojes./zhurnal/kohaislame