Më tetor të vitit 1957 në kartëmonedhën amerikane shfaqet për herë të parë shprehja “In God We Trust” si alternativë apo zëvendësuese e motos jo-zyrtare “E pluribus unum”.
Disa thonë se shprehja “Në Zot ne besojmë” është marrë nga himni i Amerikës “The Star-Spangled Banner”.
Strofa e katërt përfshin frazën, “Dhe kjo të jetë motoja jonë: Në Zot është besimi ynë.”
Feisal Abdul Rauf, imam mysliman shkruan se fraza “Në Zot ne besojmë” përkon me mësimin islam, dhe ofron dy paragrafë nga Kur’ani (3:193 dhe 2:285).
Në mënyrë të ngjashme, Melkote Ramaswamy, dijetar amerikan hindu, shkruan se prania e frazës “Në Zot ne besojmë” në monedhën amerikane është kujtesë se Perëndia ndodhet kudo, pavarësisht nëse jemi të ndërgjegjshëm apo jo.
Në judaizëm dhe krishtërim, motoja “Në Zot ne besojmë ” ngjason me vargje nga Bibla, përfshi Psalmet (118:8, 40:3, 73:28) dhe Fjalët e Urta (29:25).
Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, të gjitha shkollat publike në Shtetet e Bashkuara u pajisën me parulla “In God We Trust” të cilat u vendosën në zyra, biblioteka, kafene, korridore dhe klasa.