9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zhvillimet e vitit 2012 në Rusi

Më të lexuarat

Vladimir Putin përballoi protesta të pashembullta në rrugë këtë vit, fitoi zgjedhjet presidenciale dhe u kthye në Kremlin në muajin maj. Korrespondenti i Zërit të Amerikës James Brooke analizon gjashtë muajt e parë të presidencës së Putinit për të pare se c’mund të pritet në gjashtë vjetët e ardhshëm.

Protestues të zemëruar shënuan kthimin e Vladimir Putinit në Kremlin në maj – për një afat gjashtë-vjeçar si president i Rusisë.

Por në ditën e inaugurimit, autokolona e zotit Putin përshkroi rrugët e zbrazëta të Moskës, qyteti më i madh i Evropës. Rrugët ishin zbrazur nga policia dhe nga një pushim i veçantë në fundjavë.

Kreu i opozitës Vladimir Ryzhkov thotë se zoti Putin është një udhëheqës autoritar, që drejton në izolim.

“Në se sheh gjashtë muajt e fundit të Putinit, pasi erdhi përsëri në Kremlim, ai u bë më konservator, më pro kishës Ortodokse, më autokrat dhe më anti-perendimor.”

Një shembull i qasjes autoritare: një grup muzikantesh i quajtur “Pussy Riot ” u përpoq të protestonte kundër Putinit në katedralen kryesore të Moskës.

Dënimi me dy-vjet burgim përforcoi mbështetjen e Kishës Ortodokse për presidentin.

Nacionalistët ishin të lumtur të shihnin Kremlinin të shkurtonte programet amerikane në Rusi dhe të shihnin patrullat kozake në Moskë.

Ligjet që kufizonin mitingjet dhe qasjen në internet u miratuan me shpejtësi në parlamentin e mbizotëruar nga partia në pushtet – e shqetësuar nga ato që i shihte si protesta të sponsorizuara nga të huajt. Ligjet e reja i etiketuan aktivistët dhe veprimet politike që ishin të ligjshme vitin e kaluar si “agjentë të huaj” dhe “tradhëtar”.

“Ortodoksi, Autokraci, dhe Nacionalizëm” ishte formula me të cilën carët sunduan Rusinë 150 vjet më parë.

A do të funksionojë ajo në vitin 2013?

Presidenti Putin thotë se rusët kërkojnë së pari dhe mbi të gjitha ligjin dhe rendin:

” Anarkia e viteve 1990 solli diskreditimin e ekonomisë së tregut dhe demokracisë. Njerëzit filluan të frikësohen nga këto gjëra. Dhe unë besoj se, disiplina dhe zbatimi i ligjit, nuk kundërshtojnë demokracinë “.

Drejtuesi i opozitës Ryzhkov e sheh ndryshe:

“Një pjesë e madhe e shoqërisë ruse është ende gjysmë-sovjetike, gjysëm cariste. Pra është një ide shumë e vjetër dhe metodologji në duart të fuqishme, një pushtet i madh, një vend i rrethuar nga armiq, së pari amerikanët. “

Më 12 dhjetor, presidenti Putin riafirmoi fushatën e tij një vjecare kundër asaj që ai e sheh si përjekje nga vendet e huaja për të rrëzuar regjimin e tij.

“Ndërhyrja direkte apo indirekte në proceset tona të brendshme politike është e papranueshme. Ata politikanë të cilët marrin para nga jashtë për aktivitetin e tyre politik dhe kështu u shërbejnë të tjerëve , pra sipas të gjitha gjasave interesave të huaja, nuk duhet të jenë politikanët në Federatën Ruse”.

Ai u premtoi rusëve reformë dhe jo revolucion:

“Ndryshimet dhe modernizimi I sistemit politik janë të natyrshme dhe të nevojshme. Por është e papranueshme ta paguash etjen për ndryshim me shkatërrimin e shtetit. “

Duke kërkuar të privojë protestuesit nga një çështje, ai u zotua të luftojë korrupsionin.

Por Bernard Sucher, një sipërmarrës amerikan, është skeptik.

“Është e qartë se kemi të bëjmë me një riorganizim të karrigeve në rangje të larta. Kjo nuk është e njëjta gjë me trajtimin sistematik apo me mënyra programatike të simptomave e korrupsionit.”

Kundërshtarët e Putinit dhe përkrahësit e tij bien dakort, se gjashtë muajt e pare të mandatit të tij duket se tregojnë drejtimin që do të marrë ai për gjashtë vitet e ardhshme./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit