Kanceri i gojës shfaqet si një plagë në gojë e cila shtrihet edhe te buzët, te gjuha, faqet e deri në laring (fyti).
Nëse nuk diagnostikohet dhe nuk trajtohet me sukses, kanceri i gojës mund të shndërrohet në fatalitet për jetën tuaj.
Por cilat janë simptomat e kancerit oral (të gojës)?
Simptomat më të zakonshme të kancerit oral përfshijnë:
Puçrra në buzë, mishrat, ose zona të tjera brenda gojës, gjakderdhje të pashpjegueshme në gojë dhe mpirje. Po ashtu dhimbje të forta në çdo pikë të fytyrës, gojës ose fytit.
Shenjë tjetër është kur shfaqen plagë të vazhdueshme në fytyrë, fyt ose në gojë, plagë të tilla që rrjedhin gjak dhe nuk shërohen brenda dy javësh.
Një tjetër simptomë që duhet t’ju shqetësojë është vështirësia në përtypjen e ushqimit ose gëlltitjes si dhe/ose kur keni vështirësi në të folur për shkak të telasheve në gojë.
Ngjirja e zërit dhe dhimbjet e fytit janë gjithashtu shenja në dukje të parëndësishme por që duhen pasur parasysh për të qëndruar në gatishmëri që t’i drejtohemi mjekut për të shuar merakun.
Edhe ndryshime në zërin tuaj janë për t’u parë.
Dhimbje veshi dhe humbje peshe dramatike janë të tjera simptoma shqetësuese.
Nëse vëreni ndonjë nga këto ndryshime, kontaktoni dentistin tuaj menjëherë.
Organizata American Cancer Society (Shoqata Amerikane e Kancerit) evidenton se burrat përballen dy herë me rrezikun e zhvillimit të kancerit të gojës.
Faktorët e rrezikut janë:
Pirja e duhanit
Duhanpirësit janë gjashtë herë më shumë të ekspozuar për t’iu zhvilluar disa forma të kancerit me gojë se ata që nuk tymosin.
Konsumi i tepërt i alkoolit
Kanceret me gojë janë rreth gjashtë herë më shumë të mundshme për të prekur një njeri që pi rregullisht pije alkoolike, sesa ata që nuk konsumojnë alkool.
Edhe histori familjare të kancerit janë faktorë rreziku.
Po ashtu ekspozimi i tepruar në diell, sidomos në moshë të re, është shqetësues.
Virusi human papilloma (HPV)
Disa lloje të HPV shkaktojnë kancer me gojë.
Ndaj nëse shikoni nga kjo mori shenjash diçka të tillë mos ngurroni të shikoni shëndetin tuaj duke iu drejtuar mjekut.
Shumë nga qytetarët nuk e dinë se kush është mjeku i tyre i familjes apo qendra shëndetësore ku duhet të drejtohen.
Kur sëmuren, drejtohen të gjithë në spital apo klinikë, shpesh pa e ditur në cilin shërbim duhet të shkojnë, pa llogaritur më pas mjekun që mund të trajtojë sëmundjen e tyre, i cili mund të mos pranojë nëse nuk ka një rekomandim nga mjeku i familjes.
Kur pacienti ka një rekomandim dhe ndjek sistemin e referimit, shërbimi shëndetësor i ofrohet falas.
Për këdo që ende nuk e di cila është qendra shëndetësore të cilës i përket në bazë të zonës së banimit apo mjeku i familjes që e ka në patronazh, mund ta mësojë atë tanimë nëpërmjet kompjuterit apo celularit duke u futur në faqen online të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në rubrikën“e-sherbime”.
Në fund, duke klikuar “kërko mjekun” si dhe duke futur numrin personal, që është i shënuar në kartën e identitetit, menjëherë do t’i shfaqet numri i qendrës shëndetësore por edhe emri i mjekut të familjes.
Mjeku i familjes ka të gjitha kartelat shëndetësore të personave të një familjeje, të cilat tani janë gjithashtu të aksesueshme nëpërmjet internetit. /noa