5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

MASAKRA E BIHORIT (BOZHIQIT): 5-6 Janar 1943 – 9200 shqiptarë të zhdukur

Më të lexuarat

MASAKRA E BIHORIT (BOZHIQIT):
5-6 Janar 1943
9200 shqiptarë të zhdukur.

Mediumet tona dhe historianet, fare hiq nuk e shenojn si date, sepse kane gajlen mos e prishin miqasine me shkijet.

DOKUMENTI i III –të

Drejtoris së përgjithshme të Kryqit të Kuq

Me anë të ngarkuesit t’onë zotni Emrush Myftarit po ju dërgojmë nji kuti me raportin mjekues ku gjinden të mbylluna nji pjesë të masakrimevet që kanë bërë çetnikët Malazez kundra popullatës Shqiptare të Bihorit që gjinden gjatë bregut të lumit, në anë të këtyne dokumenteve mundë të marrë vesh gjithë bota mbarë se këto janë veprimet e shekullit 20 që kanë adaptue çetnikët Malazez kundra nji zone thjesht Shqiptare dhe që në dejt e banorve të tyne vlon gjaku Shqiptar.

Këta vllazën masakrue nga anmiku pse pakë në numër në proporcion me ata të anmikut që i ka sulmuar dhe pa mjete luftarake. Këta vllazën me gjith se janë Shqiptarë fatkeqësisht kanë ngelë provizorisht jashtë vijës së demarkacionit si zonë neutrale dhe me gjith kërkesat e tyne qi t’i lidhen nënës Shqipni, fatkeqësisht dëshira e tyne nuk mbriti të realizohesh deri sa anmiku i zhduki nji herë e përgjithmonë. Mbas kësaj Zone rreziku i kërcënohet popullatës Shqiptare Petnicë, Peshter, Senicë, Suidoll e Delimegjë, në qoftë se Qeverija Shqiptare nuk do u vijë në ndihmë, sigurisht edhe këta kanë me pësue atë që pësuan vllaznit e Bihorit dhe nuk asht çudi që këtë më vonë të pësojë dhe Kosova.

Rrozhajë, me 23-I-1943

DOKUMNETI i IV-të

1.- Kokë djali rreth 13- 15 vjeç e preme me anë të nji arme të bardhë (shpatë- thikë)dhe këtë me nji të sjellme nga e cila shihet se anët e plagës janë krejtësisht të rrafshëta, kështu qi skajet e ashtit të nofullës të poshtme janë krejt të rrafshëta.

2.- Kokë gruje rreth 22-26 vjetshe e preme me anë të nji arme të bardhë e cila shihet në skajet e plagës janë krejt të rrafshëta. Flokët e kokës djegun dhe lëkura karbonizua, nga e cila shihet se koka i është premun grues së gjallë dhe masandej hjedhun në zjarë.

3.- Shuplakë djaloçi rreth 10 vjetësh e preme me nji të sjellme me nji armë të bardhë nga e cila shihet se skajet e plagës në asht (koc) e mish janë të rrafshëta.

4.- Këmba e burrit të pjekun, e preme me armë prefëse me nji të sjellme si kur duket nga skajet e rrafshëta të plagës në asht e mish.

5.- Dora e djathtë e preme në bërryl dhe karbonizua, nga e cila shihet se dora e fatkeqit ka qenë premun për së gjalli dhe masandej hjedhun në zjarr. Dora ësht e nji djali.

6.- Dora e djathtë e preme në bërryl dhe karbonizua, nga e cila shihet se asht premun për së gjalli të viktimës dhe masandej hjedhun në zjarë. Dora i ka përkitun nji persone të rritun.

7.- Dora e majtë e preme pak nën bërryl dhe karbonizua, nga e cila shihet se ka qenë e preme për së gjalli të viktimës dhe masandej hjedhun në zjarë. Dora ka qenë e nji persone të rritun.

8.- Veshi i djathtë dhe i majtë të njeriut pjekun. Tu dy veshtë kanë qenë të premë në nji të sjellme e me anë të nji arme prefse, nga duken skajet e së premes plotësisht të rrafshëta. Të dy veshët janë të preme më parë.

9.- Veshi i djathtë i premë në bazë të nji të sjellme e me anë të nji arme të preftë, nga duken skajet e së premes plotësisht të rafshëta.

10.- Hundë me buzën e sipërme me gjithë mustakët të preme mbi kocin e hundës. Skajet e plagës janë të rrafshëta.

11.- Syni i djathtë dhe i majtë, të nxjerrun me kapak nga gropa e syvet.

(Rozhajë, 23 I 1943)

DOKUMENTI i V-të

Kryesis Komitetit të Kryqit të Kuq Shqiptar

Në Rozhajë mbas veprës gjakësore e çnjerëzore në zonë neutrale, janë grumbullue afro 5.000 frymë refugjatësh janë shtrëngue të ikin nga tokat e tyne dhe të shpëtojnë shpirtin lakuriq nëpër akull, borë dhe furtunë tue ikë nëpër bjeshkë, për shkak të cilës gjë burra gra e sidomos fëmijë janë fare lakuriq ose veshun me rroba rrecka rrecka. Ndër ta ka shumë të plagosun. Deri tash s’janë hetue sëmundje efektive, por të sëmurit e ngrirë nëpër artikulacione me zgjebe, me bronshit dhe me të tjera sëmundje lëkure ka shumë. Të gjithë refugjatët janë me morra dhe qëndron rreziku i ç’faqjes së tifos axantematicus, dhe shtoj se në disa prej katundarëve të djegum sështë çfaqë tifoja në fjalë.

Nëpër disa gra e djelm asht dukun në disa raste avitaminoza dhe këtë “D” “B” C”. Ka fillue organizimi i banjës primitive dhe spitalit prej 15-20 shtretë. Prandaj i lutemi Kryesis Kryqit të Kuq Shqiptar, t’udhëzon dërgimin sa më të shpejtë të ndihmës në roba djemsh, grash dhe burrash, dhe po qe e e mundun dhe me rrobat për fëmijët në moshë të ndryshme, e për foshnjët e vogla në gji, pelena (shperra) gjithashtu të keni mirësinë me dërgue ndihmë të shpejtë në medikamente për të cilat ndihet nji mungesë e madhe sidomos në materialin mbështjellës dhe në specialitetet e vitaminave (C, A, B dhe D) me të cilat aspak s’disponohet në këto vise.

Lusim ma tepër t’urdhënoni dërgimin e nji mjekut, e në qoftë se Kryqi i Kuq Shqiptar nuk disponon nji mjek, të përpiqeni pranë Ministrisë përkatëse se të dërgojnë me urgjencë së paku nji mjek, dhe së fundit drejtohuni patriotizmës së mjekëve të Tiranës që të vijnë në ndihmë ndonji prej tyne si vullnetarë në këtë anë të masakrueme.

Rozhajë, më 23-I-1943 Kandidat Medicine – Hasan Llukaqi.

( Edhe sot e kesaj dite keta shpirta viktime presin zbardhjen e tyre, por nga kush se?)

Daim Hiseni

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit