-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Ambasadorja Alma Lama fyen gazetarin e KTV-së [video]

Më të lexuarat

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, me fjalë fyese ka reaguar ndaj storjes së KTV-së “Tregtia e Vitit – Alma Lama, ambasadore e Thaçit në Romë”.

Ajo e ka quajtur gazetarin e KTV-së Xhemajl Rexhën, si pseudogazetar që e ka ëndërr Beogradin.

“Per pseudogazetarin Xhemajl Rexha dhe KTV-ne qe mbreme paskan zbuluar se cila eshte “endrra”e shqiptareve te Shqiperise, por dhe albanofobine e tij: Definivisht eshte me mire te kesh enderr Romen, sesa te kesh enderr Beogradin qe e ka soji juaj”, ka shkruar Ambasadorja Lama.

“Interaktiv” në KTV, në emisionin e fundvitit raportoi se si Alma Lama, dikur kundërshtarja më e ashpër e Hashim Thaçit, i bëri kuorum që ai të votohej si president i Kosovës.

Ndërkaq në një postim të mëvonshëm ajo ka vazhduar me fyerjet, duke e quajtur të “ndryrë” storien e KTV-së. Ajo në postimin e dytë ka paralajmëruar “padi për shpifje” dhe, për siç ka thënë ajo, “dëmtim të reputacionit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit