-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Fshati në Kosovë që nuk e feston vitin e ri

Më të lexuarat

Ndërrimi i moteve festohet në mbarë botën, por jo edhe në fshatin Bresanë të Opojës.

Asnjë shtëpi, dyqan apo objekt tjetër dhë as rrugët e fshatit nuk janë dekoruar me drita, ndonëse pak ditë kanë mbetur deri në ndërrimin e moteve.

Në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më jugperëndimor të Kosovës, nuk fesohet Viti i Ri.

Banorët e këtij fshati deklarohen qind për qind të besimit islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet. Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alkool.

Shitësit e dyqaneve deklarojnë se shitjen më të madhe të gjësendeve tjera, si: embëlsirat, pijet joalkoolike, pemë, e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri Mysliman.

Është koha e faljes së drekës sipas rregullave të lutjes në fenë islame dhe banorët e Bresanës dalin një pas një nga xhamia e fshatit, duke u ngjitur rrugëve për të arritur tek shtëpitë e tyre. Në mesin e atyre që luten ka pleq e të rinj.

Traditën e moskremtimit të ndërrimit të moteve, Subhi Tusuni, 80 vjeçar, e shpjegon se ka nisur pas luftës. Ai thotë se shumica e fshatit tash nuk e festojnë Vitin e Ri.

“Viti i Ri nuk është i muslimanëve”, thotë Tusuni teksa përgjigjet pse nuk festohet Viti i Ri në Bresanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit