15.3 C
Pristina
Sunday, October 6, 2024

A do të ndahet edhe Italia nga Bashkimi Evropian pas Anglisë?

Më të lexuarat

Numri i atyre që votuan “pro” ndryshimit kushtetues mbeti në 40,89%, ndërsa numri i atyre të cilët i thanë “jo” këtij ndryshimi arriti në 59,11%.

Bashkimi Evropian, i cili mori një goditje të rëndë pas referendumit të mbajtur më 23 qershor në Angli për të dalë nga anëtarësimi, mori një goditje të re me dështimin e dhënies së përkrahjes qeverisë për ndryshime kushtetuese në referendumin e mbajtur dje në Itali.

Ndërkohë që numri i atyre që votuan “pro” ndryshimit kushtetues mbeti në 40,89%, numri i atyre të cilët i thanë “jo” këtij ndryshimi arriti në 59,11%.

Reforma kushtetuese e paraqitur për votim në referendum, parashikonte ndryshimet si zvogëlimi i numrit të Senatit dhe senatorëve, emërimin e tyre në vend të zgjedhjes.

Kundërshtarët e ndryshimeve kushtetuese të përgatitur nga ana e qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri Mateo Renzi, mbronin qëndrimin se reforma në fjalë do të zgjeroj kompetencat e partisë në pushtet, prandaj do ti jap edhe goditje demokracisë.

Ndërkaq pas dështimit në referendum edhe Kryeministri Renzi mori vendim për dorëheqje ashtu si ish-Kryeministri i Anglisë, David Cameron.

Bëhet e ditur se Italia, e cila do të mbajë zgjedhjet e parakohshme, do të mund të jetë vendi i dytë pas Anglisë i cili do të ndahet nga Bashkimi Evropian.

Opozita, e cila tha “jo” dhe që doli fituese absolute në këtë referendum në të njëjtën kohë del edhe kundër Bashkimit Evropian.

Pjesa më e madhe e opozitës është e mendimit se Italia duhet të dalë nga BE-ja ashtu si Anglia.

Rezultatet e dala në Itali do të mund të ndikojnë negativisht në BE-në, e cila është mbyllur në vete kohëve të fundit me krizën e emigrantëve, islamofobinë, ksenofobinë dhe Brexitin.

Ndërkaq mundësia e shkaktimit të efektit domino të debateve për ndarje të dala me vendimin e Brexitit, do të mund të bëjë që edhe Italia, e cila është njëra prej 6 vendeve themeluese të BE-së, të marr vendim për të dalë nga unioni.

Ndërkohë një pjesë e madhe e popullit evropian është pro mbajtjes së një referendumi për daljen e vendeve të tyre nga Bashkimi Evropian.

Sipas një sondazhi të kryer më datat 22-26 tetor 2016 nga kompania kërkimore franceze, “Ifop” të bërë për agjencinë ruse të lajmeve Sputnik, më shumë se gjysma e banorëve të Italisë (53%) kërkojnë mbajtjen e referendumit për daljen e vendit të tyre nga Bashkimi Evropian.

Sipas rezultateve të këtij sondazhi Italia pasohet nga Franca me 47, Gjermania 43, Spanja 39 dhe Polonia 38% të popullatës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit