10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Çelik: Ata që zhvillojnë politika kundër Turqisë në Evropë janë të ballafaquar me humbje

Më të lexuarat

Ministri turk i Integrimit Evropian Omer Çelik në llogarinë e tij në rrjetin social, Twitter i bëri një vlerësim zgjedhjeve presidenciale në Austri

Ministri turk i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik bëri të ditur se politikanët, të cilët zhvillojë fushata kundër Turqisë në Evropë, janë të ballafaquar me humbje.

Çelik në llogarinë e tij në rrjetin social, Twitter i bëri një vlerësim zgjedhjeve presidenciale në Austri.

Duke e bërë të ditur se marrja 47% të votave të kandidatit të ekstremit të djathtë është një rezultat i cili duhet të vlerësohet mirë nga ana e politikës evropiane, Çelik theksoi se retorika raciste në këtë vend ka filluar të dominojë gjithnjë e më shumë.

Ndërkaq Ministri Çelik tha se kandidati, i cili mbante qëndrim kundër Turqisë, ka humbur në këto zgjedhje, por theksoi se për shkak të mesazheve raciste të Ministrit të Jashtëm, Sebastian Kurz, ekstremi i djathtë është forcuar shumë në këtë vend.

“Kandidati i ekstremit të djathtë me 47% të votave që mori është një rezultat, i cili duhet të vlerësohet mirë nga politika evropiane”, shkruan Ministri Çelik në mesazhin e tij të postuar në Twitter.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit