-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Sllovakia nuk njeh Islamin si fe zyrtare

Më të lexuarat

  • Fondacioni Islam në Sllovaki ka dënuar miratimin e procedurës së ligjit të ri me të cilin parashihet që Islami në këtë shtet nuk mund të ketë statusin e religjionit zyrtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Në njoftimin të cilin Fondacioni Islam ia dërgoi agjencisë së lajmeve AP, theksohet se ky ligj, për të cilin nevojitet aprovim nga presidenti, paraqet “goditje të fuqishme ndaj lirive fetare në Sllovaki.”

    Parlamenti sllovak të mërkurën miratoi projektligjin, me të cilin parashihet që religjioni në këtë vend mund të marrë statusin zyrtar vetëm nëse ka 50.000 besimtarë të regjistruar.

    Projektligjin e propozoi Partia Nacionale Sllovake, Partia Ultranacionaliste në koalicionin qeverisës, që haptazi mbron politikat antimuslimane.

    Në këtë vend jetojnë rreth 5.000 muslimanë, të cilët thonë se numri i mëparshëm i 20.000 besimtarëve të kërkuar të regjistruar ishte i kufizuar.

    Ky hap i sllovakëve është vetëm edhe një hap tjetër në vargun e qëndrimeve anti-islame që gjithnjë e më shumë janë duke përfshirë Bashkimin Evropian. Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, deklaroi më herët se vendi i tij për muslimanët nuk është vend i duhur për të jetuar./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit