Daut Haradinaj, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë seancës së sotme në Parlamentin e Kosovës, në lidhje me rezolutën për UÇK -në, ka thënë se me herët ka qenë një audio incizim në të cilin shihen disa serb të cilët kanë ofruar shuma të majme parash në këmbim deklaratave të rrejshme për transplantim të organeve, shkruan “Bota sot”.
Në këtë video incizim shihet se si ofrohen shumë të mëdha parash të cilat i ofron shteti serb.
Ai duke komentuar atë audioinicizim ka thënë se pavarësisht që aty tregohet gjithçka, gjyqësia e Kosovës i ka liruar personat, katër serbët, që kanë ofruar para për dëshmi të rreme.