9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kryqi në logon e ndryshuar të “Skënderbeut”: një provokim fetar i padenjë për Korçën

Më të lexuarat

Nga Ylli Pata

Klubi i futbollit “Skënderbeu”,  jo vetëm për faktin se e ka shtuar lavdinë e tij vitet e fundit duke u shpallur 6 herë kampion i Shqipërisë,  është njëherësh dhe klubi më i vjetër në vend, i themeluar nga një politikan dhe poet katolik si Hilë Mosi, një nga rilindasit e brezit të dytë shqiptar dhe intelektual i dorës së parë.

Në fillim, në vitin 1909 mori emrin “Vllazërimi”, por me daljen e shoqërive të tjera sportive ata u bashkuan në një klub me emrin “Skënderbeu”.stema e vjeter e skenderbeut

Logoja e klubit u përgatit nga mjeshtra të grafikës dhe ajo paraqiste një fushë të bardhë me vija vertikale të kuqe, ndërsa përsipër ndodhej përkrenarja e Skënderbeut ngjyrë ari.

Kjo ishte logoja historike e “Skënderbeut” që i dha tonin në futbollin shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore, duke kulmuar me brezin e Jani Kaçit, Stratobërdhës, apo vëllezërve Miladin e Viçens Kërçiç.

Logoja ishte sportive, estetike, si dhe përfaqësonte emrin nëpërmjet përkrenares së Skënderbeut.

Por pak vite më parë, kur “Skënderbeu” grumbulloi rreth vetes një numër biznesmenësh të mëdhenj që vendosën të investonin fort, dikush ndryshoi stemën e këtij klubi.

Skënderbeu_Korçë_Logo.svg

Fusha e logos u shndërrua me një qark të bardhë, në brendësi u bë e kuqe dhe në mes u vendos një shirit i bardhë. Kurse emri “Skënderbeu” e ndan në mes shiritin e bardhë, duke formuar një kryq të mirëfilltë. Një kryq që ngjan shumë me stemën e kalorsëve famëkëqinj tempullarë të mesjetës së hershme.

Një logo, e cila pa asnjë arsye krijon mundësi për keqintepretime, të cilat në Korçë kanë kohë që ziejnë.

Ka njerëz që e thonë hapur, madje me krenari prezencën e kryqit, dhe e shohin të tillë si përfaqësim të një simboli religjoz.

Por muslimanët e Korçës, të cilët janë qytetarët themelues të qytetit, e që kanë ruajtur në shekuj traditat më të mira korçare, sigurisht së bashku me bashkëqytetarët e tyre ortodoksë, asnjëherë nuk kanë ngacmuar për këtë temë, megjithëse çështja e simbolit fetar është diskutuar në biseda të vogla.

Por a është normale që një ekip përfaqësues jo vetëm i qytetit, por i tërë krahinës së Korçës të bëjë një ndarje të tillë fetare?!

Edhe pse në vitet e para të tranzicionit ka pasur mjaft provokime nga qarqe të caktuara greke dhe filogreke për të përplasur të krishterët dhe muslimanët e Korçës, në këtë krahinë ka mbizotëruar toleranca dhe bashkëjetesa fetare.

Në numrin e politikanëve të lartë nga Korça, ndonëse historikisht ka pasur një barazi, kohët e fundit ka një anim të balancës. Megjithatë, ka pasur ministra e deputetë korçarë muslimanë që asnjëherë nuk kanë ngritur çështje që mund të trazorin ujrat.

E kundërta mund të thuhet për të tjerë, si për Ben Blushi për shembull që s’ka lënë rast pa provokuar.

Ndërsa ka edhe të tjerë sivëllezër të tij fetarë, si zv.kryeministri Niko Peleshi, por edhe kryebashkiaku aktual, Filo që kanë ndërmarrë nisma për të promovuar bashkëjetesën, duke investuar  dhe në monumente të tradiës islame në Korçë, siç është Pazari i famshëm i këtij qyteti.

Por logoja e “Skënderbeut” nuk kontribuon fare në një klimë të tillë që Korça nuk e meriton, edhe për faktin se u themelua nga 26 familje të njohura muslimane të zonës, me fillesat tek një figurë klerikale e jo vetëm, si Iljaz bej Mirahori …/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit