1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Viti 2016, më vdekjeprurësi për refugjatët

Më të lexuarat

Më shumë refugjatë se asnjëherë më parë janë duke vdekur në përpjekje të dëshpëruara për të arritur sigurt në Evropë, para se liderët politikë t’ia kthejnë shpinën vazhdimisht krizës së refugjatëve.

Së paku, 3 mijë emigrant gjatë këtij viti kanë vdekur në Detin Mesdhe, gjatë kalimit të kufirit në mënyrë ilegale.

Kanali më i rrezikshëm për kalim ishte ai mes Libisë dhe Italisë, transmeton KosovaPress.

Punëtorët e ekipeve të shpëtimit, kanë thënë se që nga marrëveshja BE-Turqi, ka pas numër më të vogël të azilkërkuesve që janë rrezikuar, por pavarësisht një marrëveshje të tillë, situata në Mesdheun qendror është duke u përkeqësuar, pasi numri i refugjatëve nuk po zvogëlohet.

Të paktën 1, 500 persona mbërritën në Sicili të shtunën, ndërsa sot priten të arrijnë edhe 1000 të tjerë, duke e çuar numrin në 3 mijë që nga e premtja.

Ndërsa, nga organizata humanitare thonë se situata po bëhet gjithnjë e më e tmerrshme.

Një nga mjeket e organizatës “Mjekët pa kufij” ka rrëfyer rastet që ajo kishte trajtuar, ku kishte plagë të shkaktuara nga tortura, rrahjet, përdhunimet e abuzimet seksuale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit