3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Këln, ndalohet telekonferenca e Erdoğan-it para të pranishmëve në tubim

Më të lexuarat

e vendim të Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë është ndaluar fjalimi i Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan para të pranishmëve që do të mblidhen në tubimin “për demokraci kundër grushtit të shtetit”, i cili do të mbahet sot në Këln, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatori i tubimit është Platforma për demokraci kundër grushtit të shtetit.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot pritej që përmes një telekonference t’u drejtohet të pranishmëve në tubimin që ishte paraparë për ora 15:00 në Deutzer Werft.

Megjithatë, kjo nuk u lejua për shkak të “shqetësimit të policisë së Këlnit për sigurinë e qytetarëve”. Përfaqësuesit e platformës iu drejtuan gjykatës lokale, pasi që edhe kjo ia rrefuzoi kërkesën, organizatorët iu drejtuan gjykatës më të lartë.

Gjykata e Lartë vendosi në favor të policisë, pas së cilës kërkesa iu dërgua Gjykatës Kushtetuese.

Edhe Gjykata Kushtetuese u shpreh se policia ka të drejtë dhe mbështeti vendimet e marra më parë.

Kryetari i Unionit të Demokratëve turko-evropian (UETD) Zafer Sirakaya konsideron se nga pikëpamja ligjore, ky vendim nuk ka kurrfarë baze ligjore.

“Është shumë e qartë se bëhet fjalë për vendim politik”, thotë Sirakaya.

Ai shtoi se do të respektojnë vendimin e gjykatës, edhe pse nuk pajtohen me të.

“Duam të theksojmë se platforma nuk do të veprojë jashtë korrnizës ligjore”, tha Sirakaya.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit