Ne shekujt e pare te Islamit, nuk ishin te rralla rastet qe te zhvilloheshin diskutime shkencore ndermjet intelektualeve musliman dhe jomusliman. Nje diskutim te till me nje rast e kishte inicuar sunduesi bizantin, mu ne kohen e Ebu Hanifes, kur kishte derguar ne Kufe intelektualin e tij me te madh me tri pyetje.
Halifi i atehershem u ofroi shkenctareve te shquar Islam qe te hynin ne diksutim me emisarin bizantin, por ata ngurruan te benin nje gje te till. I vetmi qe iu pergjigj kerkeses ishte Ebu Hanife.
Diskutimet asokohe beheshin publike dhe ne to merrnin pjes kureshtar te shumt. Kur Ebu Hanife hyri ne sallen e parapar per dialog, vuri re se dijetari bizantin ishte ulur ne nje lloj minberi, i parapar vetem per kolos.
Ebu Hanife i afrohet dhe e peyet:
A keni ardhur ju per te pyetur ?
Ai iu pergjigj:
Po !
Ateher Ebu Hanifja i tha te zbriste nga ai vend, sepse ai vend ishte parapar per ata prej te cileve kerkohet zgjidhje dhe pergjigje, e jo per ata qe pyesin! Bizantini, pa koment, e pranoi verejtjen dhe, kur imam Ebu Hanife zuri ate vend, e thirri te fillonte me pyetjen e pare.
– Ç’ka ekzistuar para Zotit ?! – ishte pyetja e dijetarit Bizantin
Ebu Hanife, ne vend te pergjigjes, i beri pyetje:
– A kuptoni ju gjesendi nga matematika ?!
Ai iu pergjigj i çuditur :
– Po, kuptoj gjithsesi !
Ebu Hanife perseri e pyet:
– A ka ndonje numer para numrit një ?
Bizantini u pergjigj:
– Jo. Ai eshte i pari dhe para tij nuk ka asgje
Tash Ebu Hanife i pergjigjet:
– Nese para numrit një nuk ka asgje, ateher si do te kete diçka para Allahut Një, te Vetmit!
Ateher Bizantini i drejtoi pyetjen e dytë:
– Ku gjendet Zoti, ne cilin vend dhe ne cilen anë?
Ebu Hanife perseri e pyeti:
– Me thoni, kur e ndizni qiririn, ne ç’anë hedh drite ai?
Bizantini u pergjigj:
– Ne te gjitha anet ne menyr te barabart?!
Ebu Hanife, ateher iu pergjigj:
– Nese per qiririn, ne te cilin e ka prodhuar nje rob i Allahut i pa njohur, nuk mund ta caktoni anen nga e hedh driten, si mund ta beni ateher per Krijuesin e qiellit, te Tokes dhe te gjithçkaje qe ka krijuar?!
Pastaj perfaqsuesi bizantin shtroi pyetjen e tretë:
– Çben tash Zoti?
Ebu Hanife iu pergjigj i qetë:
– I zbret nga minberi dhe i perul – pabesimtaret siç je ti, dhe ua ngre famen besimtareve, siç jam unë.
Pas kesaj dijetari bizantin mblodhi gjesendet e veta dhe , i mposhtur u kthye ne atdheun e tij.
Eshte me rendesi te thuhet, siç thekson El-Hatib el-Havarizmi, se Ebu Hanife ateher ishte nje djalosh dhe as per nga afer nuk e kishte arritur pjekurin dhe diturin qe do ta arrinte me vonë.
Kur Ebu Hanifen, gjat rruges per ne Mekë, duke kaluar ne per shkretetir, ne nje te nxeht te padurueshem, e kishte marrë etja aq shum saqe ishte tharë fyti, – nga beduini qe i kishte huazuar deven, kerkoi t’i jepte te pinte ujë nga ena e tij, pa i shkuar mendja se ky do ta refuzonte.
– Nuk ka asnje pik ujë falas – iu pergjigj beduini – por mund te ta shes edhe enen edhe ujin per nje dukat !
Ebu Hanifja, te cilin aq fort e kishte kapluar etja, pranoi dhe i tha:
– Mirë, ja nje dukat, vetem sille ujin!
Beduini i futi te hollat i gezuar ne qesen e tij, kurse Ebu Hanife mendoi me veten: Gezimi yt eshte i shkurtes, nuk do te zgjas shum! Pas nje kohe, Ebu Hanifja i nxori nga çanta e tij hurmat e Basres, jashtzakonisht te shijshme, dhe filloi te hante. I ofroi dhe beduinit disa sosh. Meqenese beduini i hengri me oreks, Ebu Hanifja i dha prapë. Per shkak se hengri shum hurma dhe vapa e drekes kishte arritur kulmin, beduinin e kaploi etja aq shum, saqe nuk kishte rrugdalje tjeter perpos t’i kerkonte ujë Ebu Hanifes, per ta shuar etjen. Mirpo i erdhi turp, sepse para pak çastesh,vete ai ia kishte shitur ujin. Mirpo, etjen nuk mund ta duronte, prandaj, pa marr parasysh se i shkonte ftyra, beduini megjithat kerkoi nga Ebu Hanifja qe t’i jepte ujë.
– Tek unë çdo gllenjkë eshte nga nje dukat! – i tha Ebu Hanifja.
Beduini fatkeq ia dha dukatin qe e ksihte marr prej tij, Ebu Hanifja ia ktheu edhe enen edhe ujin, dhe e mesoi qe ne te ardhmen te mos behej koprrac dhe te mos i sprovonte te eturit me ujë
Me nje rast Ebu Jusufi, nxenesi i Ebu Hanifes dhe me von dijetar i madh Islam dhe hafiz i hadithit, ishte i semur, andaj Ebu Hanifja, duke u frikesuar se mos i ndodhte diçka, sepse tek ai shihte nje dijetar te madh, disa shkokeve te tij u kishte thene i brengosur:
Nese humbim kete djalosh, veshtir se mund ti gjendet shoku per dituri!
Allahu xh.sh beri qe Ebu Jusufi te sherohej shpejt, dhe duke e ditur se çkishte deklaruar mesuesi i tij per te, filloi te mburrej e te krenohej deri ne at masë, saqe filloi te mos merrte pjes ne ligjeratat e mesuesit te vet, por organizoi vet grupe (studimore) dhe filloi te mbante ligjerata te veçanta ne lemin e se drejtes se Sheriatit.
Ebu Hanifja, kur e hetoi se Ebu Jusufi e kishte kaluar kufirin dhe u be mendjemadh dhe ne at menyre nuk do te arrinte shum ne shkenc, e dergoi nje njeri qe ta pyeste Ebu Jusufin per nje zgjidhje juridike (fetare) ne lidhje me rrobaqepesin. Kur ky njeri shkoi tek Ebu Jusufi, u soll siç i kishte thene Ebu Hanifja. I shtroi kete pyetje:
Nje klient i rregullt nje dit i sjell rrobaqepesit te tij stof te mjaftueshem per ti qepur nje palë rroba. U moren vesh qe tia qepte per dy dërhem. Kur erdhi koha per ti marr rrobat, klienti erdhi, por rrobaqepesi mohoi qe ai i kishte sjell stof per rroba! Pastaj rrobaqepesi u pendua thell qe per aq pak para refuzoi klientin e rregullt, dhe vendosi tia kthente rrobat, mori hakun per punen e vet dhe i kerkoi falje njerezisht dhe ia kerkoi hallallin!
Ç’mendoni ju, a ka te drejt rrobaqepsi, sipas Sheriatit, ti marr ata dy derhem per meriten e vet?
Imam Ebu Jusufi, pa u hamendur, u pergjigj:
– Ka te drejt!
Njeriu i tha:
– Nuk ia keni qelluar !
Ateher Ebu Jusufi e permirsoi shppejt:
– Nuk ka te drejt
Tash njeriu i tha:
– Nuk ia keni qelluar as kesaj here !
Ateher imam Ebu Jusufin e mbuluan djerset. Si te mos e mbulonin kur ate, intelektualin e ditur para nje numri kaq te madh njerezish ne ligjerat, e poshteroi nje njeri i thjesht! Pra, nuk ishte e sakte as pergjigja e par e as e dyta, kurse ai nuk e dinte te treten!!! Vetem tash i ra ne mend se nje pytje te till mund ta shtronte vetem mesuesi i tij Ebu Hanifja! Menjeher shkoi tek Ebu Hanifja, per tu bindur per kete.
Kur u paraqit ne dyert e shtepis se Ebu Hanifes, ai iu drejtua me fjalet:
– Prej nga ne kete koh, mos te ka ndjekur rastesisht ndonje rrobaqepes ?!
Ebu Jusufi iu pergjigj:
– Ia keni qelluar, sikur e keni shtyr ate njeri te me pyeste!
Ebu Jusufi iu lut t’ia sqaronte ate pyetje te komplikuar.
Ebu Hanifja i thot:
– Çeshtja eshte e qart, por mendjemadhsia jote te ka penguar te mendoje mir e mire per at pyetje!
Nese rrobaqepesi ka menduar qe rrobat t’i merrte per vete, para se ti qepte, ateher nuk e ka te drejten e shperblimit dhe fitimit, sepse i ka qepur per vete, mirpo nese kete e ka menduar pasi ti kete qepur rrobat, ateher klienti eshte i detyruar ta paguaj
Ne fund imam Ebu Hanifja konstatoi:
– Kush konsideron se nuk ka nevoj te mesoj me teper, le ta qaj vetveten e vet.
Hvarixhet jane nje nga sektet e formuara gjate kohes se Aliut r.a. Perpjekjet e tyre per shtremberimin e pamjes se Islamit kan vazhduar edhe ne kohen e Ebu Hanifes, madje edhe me von. Ebu Hanifja, me diturin e tij, me origjinalitetin dhe me perkushtimin e ngusht per Kur’an dhe sunet, e pengonte ate sekt per edhe sektet e tjera, te cilat pepiqeshin te shtremberonin mesimin islam, anda mundoheshin te eliminonin ne çdo menur dhe keshtu ta hiqnin qafe shtyllen kryesore te mrojtjes se mesimit te ehlisunetit dhe te xhematit.
Pasi e menduan çeshtjen, erdhen ne perfundim qe te mos e mbysnin, per te mos e nxitur krejt popullin e Kufes kunder tyre, ngase imami gezonte respekt te madh ne popull, po ti shtronin disa pyetje te cilave si suni qe ishte , ai nuk do te mund tu pergjigjej, dhe ja arsyeja per ta eliminuar per ta hequr qafe ne menyre te pershtatshme.
Pas marreveshjes, nje grup i madh i havarixheve u drejtuan ne xhamin ku ai qendronte rregullisht dhe kalonte nje kohe te gjat ne ibadet, dhe e rrethuan. Njeri prej tyre i tha: Jan dy pyetje: ose pergjigje te volitshme dhe jeten, ose pergjigje te pavolitshme dhe vdekjen! E para eshte: Kur personi gjat konsumimit te pijeve alkoolike ose gruaja duke lindur femij te jashtligjshem vdesin, para se te pendohen, a kan vdekur si musliman apo jo ?
Duhet theksuar se keta persona, sipas mendimit te havarixheve dhe disa sekteve te tjera, nese vdesin para pendimit, vdesin jobesimtar, ndersa qendrimi i ehli-sunetit dhe xhematit eshte se ata vdesin si mekatar, por megjithat jan musliman!
Ebu Hanifja duke kuptuar se qfar qellimi kishin, i pyeti: Ai njeriu dhe ajo gruaja, qe i permendet ju, a jan çifut? U pergjigjen: Jo, nuk janë! Ebu Hanifja shtoi: Po, a jan te krishter? U pergjigjen: Nuk janë I pyeti perseri: Po, a jan zjarrputiste? U pergjigjen: Nuk janë Ateher ai i pyet: Po ç’jane ateher? Ata e pranuan: Ata jane musliman! Ateher Ebu Hanifja perfundoi triumfalisht: Shum bukur! Ja, u pergjigjet ju vet, nuk keni pasur nevoj fare te me kerkonit mua qe tu pergjigjem! Ata te çuditur pyeten: Qysh ? Ebu Hanifja tha: Pak me pare e deklaruat se ata jan musliman, kurse krahas Islamit, amund te jen diqka tjeter ?
Ata, ateher te çuditur vetem pyeten: Ai muslimani a do te shkoj ne Xhennet apo ne Xhehennem?! Ebu Hanifja iu pergjigj: Kjo varet nga vullneti i Allahut, siç thot Ibrahimi a.s per ata qe kan qen edhe me te keqinj se ai njeriu dhe ajo gruaja, d.m.th ata qe i adhuronin idhujt: Ai qe do te me pasoj mua – eshte i fesë sime, kurse ai qe ngrihet kunder meje, ateher – Ti vertet je Fales dhe Meshirues! Ose siç ka thene Isai a.s: Nese i denon, ata jan roberit e Tu, e nese ua fal, Ti je i Fuqishem dhe i Urt
Kesodore, Ebu Hanifja shpetoi veten, kurse atyre ua prishi llogarit dhe pengoi krimin qe kishin synuar te benin!