-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Margjinalizimi i ummetit: dështim i projektit për mëkëmbje

Më të lexuarat

A është prapambeturia caktimi i pandryshueshëm për Arabët?

A nuk ka shpresë për një mëkëmbje (en-Nahda) arabe që do të largon pluhurin e shekujve të nënçmimit dhe nëpërkëmbjes të ymmetit Islam i cili më parë përjetoi shijen e kulminacionit.

Projekte për mëkëmbje arabe ka pasur edhe më para. Dështoi projekti i Xhemaluddin Afganiut dhe Muhammed Abduhut dhe projekti i mëkëmbjes iluministe i udhëhequr nga lëvizja laike e cila synonte perëndizimin (vesternizimin) e shoqërisë islame. Dështuan edhe projektet e Muhammed Ali Pashës dhe Xhemal Abdun-Nasirit për mëkëmbjen e Egjiptit. Pas gjithë këto dështimeve parashtohet pyetja a ka shpresë për sukses? Cilat janë elementet kryesore që duhet t’i ketë parasysh ai që synon një mëkëmbje? Si pranohet një kësi projekti nga shtresat e shumta politike dhe ideologjike të ummetit tonë?

Nga raporti vjetor për zhvillimin e arabëve, të vitit 2002, të cilin e ka botuar “Fondi Arab Për Zhvillim dhe Ekonomi” shihet se arabët në këto tri dekadat e fundit kanë arritur në nivel të dukshëm të zhvillimit. Kohëzgjatja e jetës mesatare është rritur për 15 vjet, është zvogëluar përqindja e vdekjes tek fëmijtë. Është rritur përqindja e atyre që dijnë të lexojnë dhe shkruajnë si dhe numri i kalorive që gjinden në sofrën e Arabëve. Sot arabët në dispozicion kanë më shumë ujë të pijshëm se në të kaluarën dhe përqindja e të varfurve është zvogluar dukshëm. Këto janë fakte. Këto fakte gjithashtu flasin për një hendek të madh mes arabëve dhe perëndimit në aspektet tjera të zhvillimit, të realizuara në perëndim.

Nga raporti shihet se mesatarja e rritjes së të ardhurave tek Arabët është më e ulta në botë me përjashtim të shteteve afrikane në jug të Saharës. Nga raporti shihet se përqindja mesatare e rritjës në dy dekadet e fundit është përcaktuar me 0.5%. Nga kjo nënkuptohet se një banorit të vendeve Arabe i duhen 140 vjet për t’i dyfishuar të ardhurat. Në vendet e tjera të botës njëriu mund t’i dyfishon të ardhurat e tij një herë në çdo dhjet vjet. Indeksi i prodhimit kombëtar Arab (i gjithë shteteve arabe) në vitin 1999 ka arritur vlerën prej 5312 miliardë $, shifër kjo e cila është më e vogël se indeksi i prodhimit kombëtar i një vendi europian, si Spanja, i cili ka arritur vlerën prej 5955 miliardë $. Efikasiteti i prodhimit është në ulje shkaku i dobësimit të pagave dhe përjashtimeve nga puna. Nga raporti shihet se numri i të papunësuarve në botën Arabe në vitin 1995 ishte 12000000 (dymbëdhjet milion) që është 15% nga forca njerëzore e aftë për punë. Pritet që numri i të papunësuarve të arrinë shifrën prej 25 milonëve në vitin 2010.

Nga raporti shihet se 25% prej popullsisë ka të ardhura ditore nën dy $. Numri i analfabetëvë është 65 000 000, 1/3 janë të gjinisë femërore. Mundësitë për arsimim janë në zbritje dhe shihet qartë brenga tek të rinjët për ardhmërinë e shkollimit dhe punësimit adekuat. 51% nga adoleshentët kanë pohuar se dëshirojnë të emigrojnë sepse nuk janë të kënaqur me gjendjen faktike dhe shpresat për ardhmëri të lumtur. Finansimi i hulumtimeve shkencore është në nivel të ulët. Shtetet arabe në vitin 1996 kanë ndarë 0.14% nga buxhetet për hulumtime shkencore në kohë kur Izraeli dhe Japonia kanë ndarë 25.3% gjegjësisht 29%. Ky finansim është shtat herë më i vogël se mesatarja botërore. Përqindja e shfrytëzuesve të internetit në botën Arabe kanë arritur 0.6%. Vetëm 12% prej Arabëve posedojnë kompjuter personal. Pjesëmarrja e arabëve në hulumtimet dhe zbulimet bashkëkohore është shumë i ulët. Numri i librave që përkthehen në gjuhën arabe është 330 libra në vjet, 1/5 nga librat që përkthehen në Japoni. Numri i librave të përkthyera gjatë mijëvjeçarit që kaloi barazohet me librat e përkthyera në Spanjë për një vjet.

Raporti në fund konkludon se mungesa e informacioneve dhe lirive zvogëlon potencialin inventiv (shpikës) dhe se kultura dhe vlerat janë shpirti i zhvillimit. Zhvillimi njerëzor është zhvillim për njeriun dhe nga njeriu.

Krahasimi me Izraelin nuk është në dobi të arabëve pos në informatat që kanë të bëjnë me numrin e banorëve, sipërfaqjen e tokës, kulturën, civilizimin, historinë dhe pasurinë e burimeve të naftës. Ky krahasim ndoshta do të ishte i dobishëm si motivues nëse marrim parasysh zhvillimin e Izraelit, një popull pa vend, kulturë dhe civilizim me ndikim në histori.

A e ka vonuar shteti modern arab ngritjen e ummetit?

Njeriu pas përvojës së tij të gjatë shoqërore vendosi që ta ndërton shtetin si sistem shoqëror i cili mbikqyrë jetën e përgjithshme, regullon çështjet e saj dhe parandalon ballafaqimet shkatërruese mes pjestarëve të shoqërisë. Organizon bashkpunimin e frytshëm dhe është faktor i cili siguron zhvillimin e qytetërimit duke u kujdesur për sigurinë e mbrendshme dhe jashtme, duke vendosur sistem organizativ dhe mbikqyrës, planifikim. Kështu shteti trason rrugën drejt pozitës udhëheqëse (lidere) në mendim, planifikim dhe realizim.

Historia dëshmon për shumë shtete që kanë devijuar nga rruga e tyre duke mos i zbatuar obligimet e tyre dhe duke mos i plotësuar kushtet për një ngritje të shtetit. Në të kundërtën shumë shtete i kanë luftuar proceset e ngritjes duke e dobësuar fuqinë potenciale.

Lirisht mund të themi se shteti arab bashkëkohor është një shembull i shtetit i cili dobëson fuqinë potenciale duke parandaluar ngritjen e popullit në veçanti dhe shtetit në përgjithësi. Në kohën kur është formuar shteti arab bashkëkohor para vete kishte dy modele të përvojës shoqërore: modeli i shtetit Islam i ndërtuar mbi themelet e mësimeve fetare, model i cili pati ndikimin e vet në historinë njerëzore dhe modeli i shtetit perëndimor, shtetet europiane në veçanti.

Formuesit e shtetit të ri me sa duket nuk e kanë analizuar aspak modelin e shtetit Islam që të përfitojnë nga përvoja e tij. Ky model i cili konsiderohet thesar i pasur i qytetërimit që e pati ky ymmet. Ky model i cili dallohet për nga mënyra e qeverisjes dhe zhvillimit. Ata sa duket aspak nuk e kanë përfillë këtë model duke vrapuar si të çmendur që t’i kopjojnë shtetet perëndimore të cilat i verbëruan ato me bukuritë e tyre fallso. Erdhi koha për kopjim të plotë të perëndimit.

Ky hap i pallogjikshëm nga aspekti metodologjik dhe akritik në aspekt kulturor dhe qytetërues pati ndikim të keq në ndërtimin e shtetit arab modern, në lidhjet mes shtetit dhe shoqërisë dhe në mënyrën e qeverisjes e cila duheshte të rezulton me ngritje. Ndoshta do thoni se ata e larguan modelin Islam për shkak të presioneve politike dhe për shkak të mungesës së institucioneve politike të vazhdueshme në shtetin Islam. Ndoshta është kështu, por gjithë e dijmë se është gabim metodologjik që të mos përfillen aspektet e dobishme të përvojës Islame. Ky model siguronte udhëheqësi të sukseshme dhe zhvillim. Me menjanim e këtij modeli shteti arab modern humbi një burim të dobishëm për mënyrën e qeverisjes dhe shfrytëzimit të fuqisë potenciale.

Pasojat e largimit të përvojës Islame

Aspektet pozitive, nga të cilat u privua shteti bashkëkohor arab në shtetin Islam ishin të shumta. Shteti Islam ofronte liri të plotë në çështjet e përgjithshme të ndërtimit qytetërues duke e promovuar modelin e decentralizimit. Ai nën kontroll të drejtpërdrejtë pati vetëm ushtrinë, policinë, rrjetin gjyqësor (El Kada) dhe hisben, për të siguruar mbrojtje nga armiqësia e jashtme dhe për të siguruar drejtësinë dhe rendin publik.

Veprimtaria “ndërtuese” (zhvilluese) ishte plotësisht në duart e Ymmetit (masës) ku shteti ishte vetëm mbikqyrës dhe mbrenda mundësive siguronte kushte për sukses dhe inovim.

Shoqëria Islame ishte ajo që kujdesej për edukimin dhe arsimin përmes institucioneve mësimore private, kujdesej për zhvillimin ekonomik përmes institucionit të vakfit, kujdesej për çështjet sociale përmes institucioneve për mbështetje shoqërore. Për shkak të ndikimt afatgjat strategjik me këto veprime ishte i obliguar Ymmeti i cili nuk ndikohej shumë nga lëkundjet poltike dhe ushtarake të cilat kishin ndikim të madhë në sistemin shtetëror. Përskaj turbulirave dhe dështimeve politike të aparatit, qytetërimi Islam zhvillohej me mundin e Ymmetit Islam. Për shembull kur shteti Islam dëshmonte momentet e vështira të transferimit të pushtetit prej dinastisë Emevite në duart e dinastisë Abbasite dhe kur ndodhen problemet mes halifes Me’mun dhe Emin, në këto momente të vështira qytetërimi Islam ishte në kulminacion. Pushteti ishte i zhytur në ngatresa në kohë kur ymmeti ishte i zhytur në procesin e zhvillimit.

Ndoshta komentuesit e historisë nuk mund të gjejnë shpjegim për këtë zhvillim vazhdues në kohë kur shteti Islam ballafaqohej me fatkeqësi të mëdha përpos faktit se Ymmeti ishte bartës i vazhdimsisë së zhvillimit.

Bartësit e shtetit arab modern zgjodhen ndjekjen e modelit perëndimor i cili promovonte mbikqyrjen të drejtpërdrejt (qendrore) nga shteti; të arsimit, ekonomisë, mbështetjes sociale dhe interesave të tjera strategjike. Procesi i planifikimit dhe realizimit ishte në duart e pushtetit e jo në duart e popullit siç ishte në shtetin Islam. Bartësit e interesave strategjike ishin të ngarkuar dhe autorizuar nga populli me pëlqim të dyanshëm në të cilin populli vendos e shteti zbaton vendimet e popullit nën mbikqyrje të përfaqësuesit të deleguar. Ky model i përngjante modelit Islam për nga realizimi i proceseve të zhvillimit strategjike nga ana e ymmetit (popullit). Dallimi mes tyre ishte se në shtetin Islam kjo çështje nuk ishte e rregulluar me institucione dhe ligje obliguese.

Kur shteti modern arab kopjoi modelin e shtetit perëndimor harroi disa nga elementet e tij të rëndësishme siç është elementi i delegimit nga ana e popullit dhe pretendonte se është i aftë që të ngarkohet me këtë barrë të rëndë. Ky system i pushtetit zhveshi Ymmetin nga të drejtat e tij duke persëritur se ai (shteti) ka të drejtën e realizimit të mëkëmbjes dhe mbikqyrjes. Kështu një kohë të gjatë shteti mirrte vendime dhe i realizonte duke e neglizhuar elementin kryesor të modelit perndimor delegimin dhe pëfaqësimin duke ia mohuar popullit të drejtën e mbikqyrjes në proçeset elementare të jetës së tyre.

Rreziku nga margjinalizimi i ymmetit

Pasiqë u kuptua se obligimet, për të cilat shteti arab pretendonte se i ka marrur përsipër, nuk i takonin atij e as që ka mundësi që të realizohen nga asnjë shtet e posaqërisht jo nga modeli i shtetit arab bashkohor atëherë filloi etapa e dështimit dhe dezorientimit, ecurisë pa program të caktuar. Ai filloi të refuzon shumë prej çështjeve për të cilat (deklarativisht) thonte se është i gatshëm t’i realizon . Në shumë raste u tregua i paaftë për t’i zbatuar obligimet thelbësore siç ishte ruajtja e sigurisë duke ua dorzuar në shumë raste këtë obligim institucioneve popullore që i armatoste për ta ruajtur sigurinë e sa i përket të drejtës për vendosje e cila ishte e drejtë e palahutshme e Ymmetit ai (pushteti) nuk bënte asnjë lëshim duke e konsideruar si të drejtë ekskluzive të pushtetit.

Kështu shteti arab u shëndrua në një karikaturë që të bën të qeshish dhe qajsh në të njejtën kohë. Ai ia kthei shpinën modelit Islam i cili kishte përvojë të madhe civilizuese përkundër faktit se ishte me i afërt me te në aspekt kulturor dhe ate shpirtëror. Ata u munduan që ta kopjojnë përvojën perëndimore, hap ky i cili nxorri në shesh një kopje të shëmtuar e cila përvetsoi të drejtën e zgjedhjes dhe të drejtën e zbatimit. Kështu ata shfuqizuan të drejtën e popullit (Ymmetit) për zgjedhje dhe realizim. Më vonë ky shtet i cili përvetsoi të drejtat e popullit filloi të tregohet i paaftë në realizimin e obligimeve esenciale duke e ngarkuar Ymmetin edhe më shumë me obligime shtetërore. Populli zbatonte atë të cilën e zgjidhte shteti. Kështu ky shtet i cili refuzonte të mirat dhe apsorbonte të këqijat, prodhoi një shtet plotë mangësi.

Nuk ka dyshim se kjo gjendje në të cilën gjindet shteti modern arab ndikoi keq në procesin e rilindjes sepse procesi i rilindjes nuk është në duart të Ymmetit. Populli i cili propozon, shpik, zbaton me sukses në bashkëpunim me shtetit i cili i siguron atij kushte, ndihmon në realizim dhe vendos një system të qeverisjes që lehtëson. Dhe që është i suksesshëm dhe stimulon, ky është modeli i rilindjes për të cilën kemi nevojë.

Sot shteti modern arab pretendon se ai do t’i plotëson obligimet e tij civilizuese, e për të cilat është i paaftë, ashtu që ka ndaluar organizimin e Ymmetit në institucione politike, ekonomike dhe edukative ose lejon formimin e tyre nëse pajtohen me politikën e shtetit e jo me politikën e tyre të pavarur, me kushte që i zgjedh pushteti e jo populli. Ky shtet ndalon çdo protest të shoqërisë dhe kërkesat për përmirësim duke e dobësuar potencialin popullor dhe duke i paralizuar aktivitetet e tyre frytdhënëse, duke margjinalizuar orvatjet për zhvillim. Ja kështu arrihet prapambeturia në çdo aspekt të jetës.

Es Sejjid Ebu Davud

18/12/2002

www.Islamtoday.net

përktheu: Talha Kurtishi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit