1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“8 Marsi” – është poshtërim për nënën

Më të lexuarat

Po kalojnë sekondë pas sekonde, minutë pas minute, ore pas ore, ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, vit pas viti, dhe jeta jonë e frymëmarrjet tona, vetëm sa po shkurtohen !

Kjo është koha që po ecën shumë shpejt, ku Allahu i Madhërishëm në ajetet e mësipërme, e vlerësoi shumë kohën, por sa jemi ne ata që jemi duke ju kushtuar rëndësi kësaj ?!

Hasan El-Basriu thoshte: “I kam nxënë disa njerëz që ishin të kujdesshëm ndaj kohës së tyre më shumë se sa që ju kujdeseni sot për mallin tuaj”.

Ja që, çdo vit përsëriten festa të ndryshme, ku për fat të keq ende mendimet janë të njëjtat nga shumica e popullit …!

Ditë  … 8 marsi …!!!

Duke falënderuar Allahun i Madhërishëm, që na solli prapë dhe në këtë ditë, ta jetojmë, ta shijojmë, dhe të mundohemi të veprojmë vepra të mira.

Dëgjohen zëra që po qarkullojnë nëpër rrethin që na rrethon, në të njëjtën kohë s’kanë të ndalur edhe mediumet, transmetojnë fjalë të tilla dhe ato duke thënë:

“Tani është 8 marsi dita e gruas (e nënës), çka do t’i blini nënës për këtë festë, ku do ta festoni etj. fjalë të tilla…!

Kjo është e vërteta e kësaj feste, nga ata që e kanë parasysh…!

Me të vërtetë, ajo që mbeti nga kjo thirrje e “Festës së nënës” nga misioni që bëhet tek perëndimorët të cilët e zbukuruan me epshe, ua stolisën njerëzve dhe menduan se ajo është vepër me të cilën i afrohen Allahut të Lartëmadhëruar, dhe ata me këtë llogarisin se janë duke bërë mirë.

Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’an thotë:

الَّذِينَ ضَلَّ سَعْيُهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَهُمْ يَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ يُحْسِنُونَ صُنْعًا ﴿١٠٤ 

“Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.” [el-Kehf, 104]

… për çudi ende njerëzit mashtrohen dhe jetojnë me gjëra të turbullta, që ende nuk janë pastruar në mendjet e tyre…!

A thua, vetëm kjo është dita ndër 365 ditët (që ka viti), që duhet t’ju kushtohet nënës, motrës, gruas apo gjyshes…?!

Po sigurisht, tek ata që mendojnë se kjo është festë që duhet festuar, ky është përfundimi.

Këto janë mendimet e atyre që nuk e din qëllimin e kësaj jete, këto janë mendimet e atyre që nuk din të vlerësojnë, çmojnë, respektojnë, nderojnë, krijesën më të çmuar që Allahu ka sjellë në këtë Dunja pra nënën, motrën, gruan, gjyshen …!

Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’an thotë:

وَقَضَىٰ رَ‌بُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا ۚ إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِندَكَ الْكِبَرَ‌ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُل لَّهُمَا أُفٍّ وَلَا تَنْهَرْ‌هُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوْلًا كَرِ‌يمًا ﴿٢٣

“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as ” uh ”!, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti”. (el-Isra 23).

Ky është Islami që e ngriti gruan në shkallën më të lartë, nga këta demokrat e nga kulturat tjera që thonë se të drejtat e gruas janë të barabarta me burrin, kurse gruas ja kanë veçuar vetëm një ditë të vetme …!

Por jo, jo o të ngratë dhe të padijshëm (injorant), nëna ka vlerë më shumë se kaq … Jo vetëm një ditë për të … por të gjitha momentet e tua që ke në këtë jetë, duhet të jenë në dispozicionin e nënës tënde, motrës tënde dhe gruas tënde …!

Sado që statusin do ta ndryshosh, prej fëmije do bëhesh i rritur do martohesh, do bëhesh baba, prapë fëmijë i nënës tënde je.

Por ne si musliman, jemi të nxitur nga Pejgamberi savs, që të shpërndajmë dhurata sa herë që kemi mundësi, për t’i afruar zemrat, për të shprehur dashurinë dhe respektin ndaj tjetrit. Kurse statusi i nënës në Islam është i lartë dhe me vlerë, që edhe sikur t’i dhuroje dhuratat e tërë botës nuk do t’i dalësh hakut, nëse nuk ke respekt për të, atëherë dhuratat janë vetëm gjëra të thata të zbrazura.

Nëse je nga ata që dëshiron të ja japësh hakun nënës tënde, atëherë respekto e ndero në çdo kohë atë, ngase vetëm një ditë e vetme, me një lule, ndoshta të vyshkur e të ndryshkur duke ja dhuruar asaj, duke menduar se hoqa unë obligimin ndaj saj, ky është mendim i kotë , i kotë e tepër i kotë.

Por falëndero Allahun që je ende gjallë e s’të ka marr meleku i vdekjes ende…, dhe je duke i shijuar këto momente të kësaj dynjaje, më pastaj shko dhe përqafo nënën tënde, dëgjoje dhe respektoje, ngase ky është qëllimi i kësaj jete… Çdo veprim ka burimin tek Allahu i Madhëruar, të njëjtën kohë duke respektuar ti nënën tënde, e respekton Allahun svt, gëzon dhe nderon nënën tënde, duke dëgjuar atë.

Ajo tani krenohet me një fëmijë që ka bartur nëntë muaj në barkun e saj, më pastaj deri sa ishe foshnje ajo ishte që u kujdes për ty më pas u rrite dal nga dal, dhe tani ja ku je … Mos vallë pa përkujdesjen e askujt erdhe në këtë ditë … ???

Jo, gjithsesi jo, ishte nëna jote që u kujdes si në mbarësinë tënde, gjithashtu dhe për edukatën tënde dhe moralin tënd njëkohësisht.

Argument për këtë është fjala e Allahut [svt] ku thotë:

وَوَصَّيْنَا الْإِنسَانَ بِوَالِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُ وَهْنًا عَلَىٰ وَهْنٍ وَفِصَالُهُ فِي عَامَيْنِ أَنِ اشْكُرْ‌ لِي وَلِوَالِدَيْكَ إِلَيَّ الْمَصِيرُ‌ ﴿١٤

“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë është kthimi juaj”. [Lukman, 14]

Andaj mos i humb shpërblimet që janë të shumta që mund të i fitosh, e mos u merr me fjalë e mendime të kota që vijnë nga çdo anë, por merru dhe shko pas të vërtetës së ndritur.

Pas kryerjes së kësaj vepre (kur e respekton nënën tënde) ke shpërblime tek Allahu i Madhëruar në këtë dunja dhe ahiret, si shpërblim të fundit, lusim Allahun që të jesh në xhennet, Allahume Amin! .

E vërteta është në fjalët e Allahut svt Kur’ani dhe Suneti i Muhamedit savs.

لَّقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَ‌سُولِ اللَّـهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِّمَن كَانَ يَرْ‌جُو اللَّـهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ‌ وَذَكَرَ‌ اللَّـهَ كَثِيرً‌ا ﴿٢١

“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (El-Ahzab 21).

Dhe pas gjithë kësaj kuptojmë se: Me të vërtetë obligim i ynë është që të gjallërojmë në këtë umet – e sidomos në gjeneratat e reja – respektimi i prindërve prej fillimit ashtu siç dëshiron Allahu (svt); ashtu siç na ka mësuar i Dërguari (savs) dhe siç kanë vepruar të parët e umetit (r.a.) dhe të largohemi nga ajo që kundërshton fenë tonë dhe që nuk i takon asaj prej festave, ceremonive, festivaleve dhe traditave, ngase asnjëherë nuk do të mund të përmirësohet fundi i këtij Umeti përveç se me atë që është përmirësuar fillimi i tij.

 

Përshtati: Miftar Ajdini, sipas: Ummu SULEJMA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit