0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Simbolet fetare dhe etnike, tendencë për provokim të bashkejetesës në Maqedoni”

Më të lexuarat

Mehmeti konstaton se në këtë kohë këto veprime prekin në marrëdhëniet etnike në Maqedoni, ndërkohë që vendit nuk i nevojitet thellim i krizës, por i nevojitet më tepër racionalitet dhe më tepër sjellje me përgjegjësi

SHKUP (AA) – Kryetarja e Komisionit Kuvendor të Maqedonisë për Çështje Evropiane, Ermira Mehmeti, në lidhje me vendimin e marrë për vendosjen e kryqit në Komunën e Butelit menjëherë pas vendosjes së shqiponjës në Komunën e Çairit, si dhe paralajmërimin për vendosjen e flamurit shqiptar në Saraj me lartësi 50 metra, deklaroi se këto janë tendenca për ta provokuar bashkëjetesën në Maqedoni dhe jo për ta akomoduar atë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mehmeti konstaton se në këtë kohë këto veprime prekin në marrëdhëniet etnike në Maqedoni, ndërkohë që vendit nuk i nevojitet thellim i krizës, por i nevojitet më tepër racionalitet dhe sjellje me përgjegjësi. Ajo duke theksuar se në këto raste më i madhi duhet të bëj më shumë, shtoi se në kuptim të koalicionit më i madhi është VMRO-DPMNE, ndërsa si popullatë më e madhe janë maqedonasit.

“Ata duhet të kenë më shumë mirëkuptim, të kenë më shumë tolerancë dhe të jenë më të hapur ndaj kërkesave të komuniteteve tjera, para se gjithash të shqiptarëve. Është fatkeqësi që ne të përfundojmë në një situatë zinxhirore të aksioneve dhe reaksioneve të cilat nuk e ndihmojnë qetësimin e situatës dhe ecjen përpara, por prodhojnë në vazhdimësi përplasje dhe konfrontime”, deklaroi Mehmeti.

Ajo theksoi se nuk beson se këto veprime janë fushatë parazgejdhore, me çka kërkoi nga partitë dhe liderët politik që të angazhohen dhe të marrin më me seriozitet çështjen e bashkëjetesës etnike në vend.

“Nëse kriza politike VMRO – LSDM është prodhuar para një viti ose dy vitesh, kriza etnike këtu ka një kohë më të gjatë që zgjat dhe është prezente. Akomodimi i problemeve etnike është një çështje e cila kërkon trajtim të përhershëm. Kjo duhet të jetë një konstant në shoqërinë tonë, që në vazhdimësi duhet të përpiqemi ta përmirësojmë cilësinë e bashkëjetesës dhe jo ta provokojmë atë”, theksoi Mehmeti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit