-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Drejtuar OKB dhe PETA: Shpëtoni macet dhe qentë në Siri, “Qytetarët kriminelë’ kanë filluar t’i hanë ato”.

Më të lexuarat

O Zot merr hak,
Kjo është lutja me e mirë në lidhje me gjendjen tragjike të banorëve në Madaja-Siri, të harruar nga ndërgjegja njerëzore.
Në vijim gjeni përkthimin e adoptuar nga Autorja Jordaneze Ihsan El-Fekih.
———————————————————————————————
Ruani Macet dhe Qentë nga Banorët e Qytetit “Madaja”-Siri
Jan 7, 2016– enkas për Turkpress
Nga: Ihsan El-Fekih
Drejtuar: ‘Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve: Shpëtoni Macet dhe Qentë në Madaja-Siri, ‘qytetarët kriminelë’ të Madajasë kanë filluar t’i hanë ato”.
Nënshkruar nga: njerëzia e cila ka humbur.

Kjo është një letër të cilën një numër i konsiderueshëm i qytetarëve sirianë, përmes faqeve të rrjeteve sociale, ia kanë dërguar Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Letër kjo e cila përshkruan një pjesë të tragjedisë njerëzore që po përjetojnë banorët e qytetit Madaja në Siri, të cilët hanë qenë dhe mace vetëm e vetëm që të mbijetojnë. Madje disa nga banorët e këtij qyteti të mjerë konfirmojnë se qyteti është zbrazur nga qentë, macet, kafshët e madje edhe nga zogjtë.
Qyteti Madaja, në periferi të kryeqytetit Damask, jep një imazh të ri të vdekjes së ndërgjegjes njerëzore dhe është një dëshmi tjetër se vlera e njeriut para bashkësisë ndërkombëtare përcaktohet në bazë të racës, përkatësisht etnisë së tij.
Shtatë muaj rrethimi të plotë të imponuar nga forcat e Asadit dhe aleatëve të tyre nga HizbuLat (autorja ironizon me paramilitarët fashistë, pjesëtarë Shi’it të Hizbullahit libanezë), shkaktoi një katastrofë njerëzore përtej çdo mase, ku mbijetesa ishte synimi më i lartë i qytetarit në Madaja.
Mijëra njerëz janë shndërruar në skelete duke pritur radhën në rreshtin e vdekjes e cila u kanoset atyre përmes urisë apo rreziqeve në rrugë duke kërkuar një copë bukë të tharë nëpër mbeturina. Jo rrallë ata shoqërohen edhe nga minat që i shndërrojnë ata në thermi para se duart e tyre të prekin ndonjë thermi buke.
Kur i shikoni këta njerëz, të shtrirë në Spitalin e Mejdanit, dhe afrohesh për të pyetur mjekët rreth gjendjes së tyre, arrini ta kuptoni se ata janë të infektuar e të helmuar; jo për shkak të ndonjë shujte të shëndetshme diete (Healthy-Diet Delivery) e as nga ndonjë Pulë e Fërguar në KFC (Kentucky Fried Chicken), por si rezultat i përdorimit të tepërt të gjetheve të ullirit.
E nëse zemra juaj e përballon edhe një xhiro me shumë në spital do të shihni qindra qytetarë që alivanosen papritmas për shkak të urisë së tepruar, ushqyerjes se keqe dhe mungesës së ushqimit, pasi që bota e civilizuar ka shterur kapacitetet e saja njerëzore për tu kujdesur ndaj kafshëve, dhe është përkushtuar për të ruajtur antilopët nga zhdukja, ndaj as që ka nevojë të mbajë gjallë këtë lloj të qenieve njerëzore.
Ata që i shihni të shtrirë në trotuare apo në pragjet e shtëpive, mos mendoni se po vuajnë nga mërzia apo nga papunësia, jo ata po shfrytëzojnë atë pjesë të energjisë që u ka mbetur për të qëndruar edhe pak gjallë.
Mos pyet përse nuk ikin këta banorë sepse secili që përpiqet të shpëtojë në dalje të qytetit përballet me plumbat e snajperëve, vdis nga plumbat ose vdis nga uria, kjo është zgjidhja e tyre e vetme.
Por, megjithatë, shihen sasi të mëdha të ushqimeve në pikat e kontrollit të paramilitarëve të Hizbullahit dhe Shabihave (aparatures milicore) të Asadit që rrethojnë qytetin, a besoni se ata i shesin këto ushqime?
Po, atyre u rrodhën zemrat pak ‘mëshirë’ kohëve të fundit ndaj dëshirojnë tua lehtësojnë vuajtjet popullatës së Madaja, duke u shitur ushqime me çmime simbolike:
Një karton qumësht, për fëmijën nënës së të cilit i është tharë gjiri, vetëm për 150 $ (dollar).
Një kg sheqer vetëm për 153$.
Nuk ke të holla për të blerë? Nuk është problem ata mendojnë edhe për këmbim:
Nëse keni makinë atë mund ta zëvendësoni me 15 kg ushqim.
Nëse keni motoçikletë atë mund të zëvendësoni me 10 kg ushqim.
Nëse jeni me fat dhe tejkaloni kufirin të gjallë, pas dhjetë minutash do të hasni në një makinë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (UN). Sido që të jetë, nuk ju këshilloj që atyre tu bëni apel për të shpëtuar njerëzit e qytetit, sepse ata janë të zënë me përkujdesjen ndaj etnive tjera. Në fakt, nuk janë për tu hedhur fajin sepse muslimanët dhe arabët janë të zënë po ashtu me betejat e tyre të preferuara në grindje dhe përçarje.
O arabë, o muslimanë, o ju që luftoni për territorin e Sirisë, toka nuk do të ketë asnjë vlerë pasi të marrin fund banorët e saj, luftoni për të shpëtuar njeriun para se të luftoni për kthimin e territorit, largoni rrethimin e vëllezërve tuaj kjo është detyra e juaj e vetme në këtë periudhë kohore.
Po i drejtohem secilit grup/fraksion në Siri që po lufton për të shpëtuar popullin sirian dhe për hir të umetit, vëllezërit e tuaj po paguajnë çmimin e betejave në Zabadani, shpejtoni e shpëtojeni ata para se të mbeteni të turpëruar përgjithmonë.
O ithtarë të Islamit e Arabizmit, o Udhëheqës të Muslimanëve … mbroni 40 mijë civilë që po vdesin urie, para se të ju gjykojë për ta njerëzimi para se të gjykoheni e të merreni në llogari nga i Gjithëdijshmi.
Mjerë për mua se ç’shkrova, po çfarë dobie bëjnë rreshtat? Sa turma njerëzish do tu bëjë dobi ankesa e lapsit dhe zërit? Flisja me vete para se të shkruaja dhe lapsi hezitonte të shkruante por unë e detyrova. Ndoshta kam mundur të arrijë zemrën e dikujt që i punon gjuha për të mirë apo mos ndoshta ky shkrim gjen ndonjë përgjegjes zyrtar që bartë dertin e këtij umeti dhe jep mundin e vet për të mirë.

Përktheu: Driton Morina

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit