2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Izraeli mban në burgje mbi 400 fëmijë palestinezë

Më të lexuarat

Theksohet se në burgjet izraelite ndodhen 400 fëmijë palestinezë të moshave 11 deri në 17 vjeç, raporton Anadolu Agency (AA).

Bashkësia e të Burgosurve Palestinezë me rastin e 20 nëntorit, Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve në një deklaratë me shkrim ka theksuar se në burgjet izraelite ndodhen 400 fëmijë palestinezë, ku 11 prej tyre të burgosur “administrativë” dhe 6 vajza. Ndër të tjera theksohet se këtë vit janë kryer arrestime të qindra fëmijëve, madje në disa raste janë plagosur me plumba të vërtetë dhe më pas janë dërguar në spitalet izraelite.

Në deklaratë i bëhet thirrje institucioneve ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e fëmijëve që të marrin një qëndrim kundër Izraelit dhe të bëjnë presion për lirimin e fëmijëve.

Izraeli që nga fillimi i muajit tetor e deri tani ka ndaluar 800 fëmijë palestinezë.

Sipas të dhënave të Bashkësisë e të Burgosurve Palestinezë mësohet se Izraeli që nga viti 2000 e këtej ka ndaluar 8 mijë e 500 fëmijë palestinezë. Ndërsa sipas të dhënave zyrtare theksohet se në burgjet izraelite ndodhen 6 mijë e 500 të burgosur palestinezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit