3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Gjithçka për patëllxhanin e zi

Më të lexuarat

Patëllxhani i zi është bimë njëvjeçare nga viset tropikale të Indisë, prej nga është zgjeruar në Kinë dhe në Japoni. Në Evropë erdhi në shekullin e 13-të dhe mendohet se në vise tona erdhi nga Turqia dhe Italia.

Në vendet e Afrikës dhe Azisë si dhe në Mediteran vlerësohen si perime shumë i dobishëm, nga fytet e të cilit përgatiten ushqime të ziera dhe të pjekura, megjithëse frytet e patëllxhanit të zi konservohen, në mënyrë që përdorën gjatë periudhës së dimrit.

Përbërja kimike e frytit varet nga lloji dhe mënyra e kultivimit. Kështu sheqeri përbën 30 – 35 % substanca të thata, që është dukshëm më ulët se tek llojet tjera të perimeve, por ka përbërje të lartë të glukozës. Nga frytet minerale më së shumti përmban fosfor, magnez dhe kalcium. Përveç vitaminës C, përmban edhe thartinë të nikotinës, vitaminë B1 dhe sasi të vogla të karotinës. Ka edhe pak kalori.

Pasi që rrjedh nga viset tropikale, karakterizohet për kërkesa të mëdha për nxehtësi dhe dritë. Temperaturat më të përshtatshme për rritjen e patëllxhanit të zi janë prej 22 deri në 29 gradë C, kurse temperaturat e ulëta shkaktojnë shok duke e ndalur rritjen e tij. Kështu temperaturën prej 10 gradë C nuk e duron, kurse një acar i zakonshëm këtë bimë e shkatërron. Për rritjen e këtij perimi nevojiten më së paku pesë muaj pa acar dhe tre me temperaturë mesatare mi 20 gradë C. Sikur që është i ndjeshëm në temperatura të ulëta, nuk i konvenojnë as temperaturat e larta, të cilat çrregullojnë metabolizmin e tij duke formuar lule të vogla, të ndryshueshme në aspektin morfologjik.

Nga ana tjetër, patëllxhani i zi është i ndjeshëm edhe në mungesë të lagështisë, që shkakton ngadalësimin e rritjes së bimës por edhe mund të paraqiten fryte të hidhura. Për kultivimin e tij të suksesshëm është e domosdoshme që të bëhet ujitje a tij e rregullt dhe kjo çdo 6 – 7 ditë me 20 – 30 litra ujë në 1 metër katror, posaçërisht gjatë kohës së formimit të frytit. Mirë rritet në tokë të ngrohtë, të shkriftë dhe të pëlleshme dhe neutrale me thartirë të ulët. Nuk i konvenon toka e lehtë, ranore, sepse kjo tokë ka temperature të lëvizshme. më së miri ka sukses nëse kultivohet në tokën ku më parë ka pasur të mbjella bimë bishtajore dhe kunguj.

Mënyra e prodhimit

Patëllxhani mund të kultivohet në fushë të hapur dhe në hapësirë të mbrojtur. kultivimi i patëllxhanit është i ngjashëm me kultivimin e domates, prandaj për prodhimin e tij në kopshte kultivohet nga fidanët. Teknika e prodhimit të fidanëve është e njëjtë me fidanët e domates. Fidanët mbillen prej 20 -25 prill dhe zgjat deri më 5 maj. distanca midis radhëve është 70 cm kurse në radhë 40 -50 cm. Pas mbjelljes së fidanëve, patëllxhanin duhet ujitur mirë me 1 – 1.5 litra ujë për çdo bimë. Pasi që patëllxhani ngadalë fut rrënjë, prashitjen e parë duhet bërë vetëm pas 20 – 25 ditë pas mbjelljes.

Vjelja e patëllxhanëve

Vjelja e patëllxhanëve fillon zakonisht 60 deri 70 ditë pas mbjelljes dhe në fillim bëhet çdo 7 – 10 ditë dhe më vonë çdo 4 – 5 ditë. Pra, frytet mblidhen në kohën kur tregojnë karakteristikat dhe shenjat e pjekurisë, formën, madhësinë dhe ngjyrën dhe shkëlqimin. Vjelja bëhet me thikë të mprehtë dhe kurrsesi me kurrsesi me shkëputje me dorë. Secila bimë e patëllxhanit mund të japë 8 – 12 fryte të zhvilluar mirë, kështu që për një metër katror mund të realizohen rendimente 2,5 deri 6 kg dhe deri 12 kg. në temperaturë dhome frytet ruhen mirë 6 – 7 ditë dhe në temperaturë prej 5 gradë C ruhen disa ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit