3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Vdiq Gjyshi i “Shpirti i Shpirtit”!

Më të lexuarat

Vdiq Gjyshi i “Shpirti i Shpirtit”!

Halid Nebehan nuk ishte një gjysh i zakonshëm, ashtu siç nuk ishte as një shehid i zakonshëm; ai ishte një histori dhembjesh dhe dëshirash që hyri në pothuajse çdo shtëpi në botë, dhe njerëzit panë sesi ai pikturoi me fjalët e tij të plagosura një nga tregimet më të bukura të ndarjes së dhimbshme në Gaza.
Pas një pritjeje të gjatë, Halid Nebehan u bashkua me mbesën e tij “Shpirti i Shpirtit” dhe e mbuloi atë me të bardhën që kishte përfshirë flokët dhe mjekrën e tij, duke ia dhuruar asaj hijeshinë dhe nderin, duke u ndriçuar më shumë ndërsa largohej nga kjo botë si një dëshmor me buzëqeshje.
Shehidllëku nuk do e huqte kurrë Ebu Dijanë, Halid Nebehanin, përveçse e goditi me një goditje vrasëse në shpirt dhe në zemër.


Rreth një vit më parë, Halid Nebehani e mbajti me durim mbesën e tij Rim dhe puthi trupin e saj të vogël, si një lule e mbuluar me ngjyrën e luleve të gjakut, por ajo ishte e kuqe nga gjaku i gjallë, sikurse kishte ndodhur edhe me motrat e saja nga çdo shtëpi, pasi ato kocka të buta dhe trupi i sapolindurit ishin thyer nga flakët izraelite.
Halid Nebehani e nxorri mbesën e tij të vogël Rimin nga rrënojë, dhe nuk e besonte se lumturia e saj ishte ndalur nga ushtria izraelite në moshën 3 vjeqe, dhe se buzëqeshja e saj që e mbushte shtëpinë me lumturi ishte shndërruar në një të qarë të vazhdueshme, dhe se imazhet e saj të ndritshme ishin kthyer në fantazma fluturuese që e shqetësonin natën dhe provokonin kujtimin, duke e bërë të derdhë lotin fisnik.
Gjyshi i nderuar mban trupin e vogël, e nuhat dhe e puth, e përqafon në gjoks dhe dëshiron të kishte një qeshje fëmijërore që do t’i thoshte se gjithçka është një shaka.


Por “Shpirti i Shpirtit” ishte një e vërtetë në afërsinë dhe tragjedinë e saj, dhe një e vërtetë tjetër e fortë është se masakrat izraelite në Rripin e Gazës nuk bënin dallim mes të vegjlive dhe të mëdhenjve, mes civilëve dhe luftëtarëve; pastrimi etnik, gjenocidi dhe agresioni synonin çdo gjë që lëvizte në atë zonë të shkatërruar, siç thonë shumë njerëz.


Dita e lindjes dhe koha e ikjes
Në dhjetor, gjyshi dhe mbesa u lindën dhe u larguan së bashku në dy vite radhazi; vitin e kaluar, e vogla u nda rreth një muaj para ditëlindjes së saj të katërt.
Ndërsa e vogla priste atë kujtim të ëmbël, gjyshi i dashur po përgatitjte diçka të denjë për atë moment të mbushur me emocione dhe ndjenja të çmueshme, dhe rastësia më e ëmbël ishte se gjyshi dhe mbesa takoheshin në muajin e njëjtë të lindjes; sa shumë gëzim kishte në zemrën e pleqërisë, sa shumë lumturi kishte si një lule që çel, dhe një melodi fëmijërore të këndshme në zemrën e vogël të lules Rim të vogël të vrarë nga plumbat izraelite.
Pas pak muajsh, Halid Nebehani lindi një mbesë tjetër, të cilës i dha emrin “Ruxhad,” që do të thotë koha e namazit të sabahut, dhe koha e zbardhjes së dritës nga errësira, dhe koha e fluturimit të zogjve të jetës që fluturojnë në një univers që nuk është më shpirt i lirë, që nga kur lulet dhe zogjtë e saj u bënë objektiv për një snajperist izraelit që dërgon vdekjen si një kurthë, nga e cila rrallë shpëton gjysh apo mbesë.


Dhe megjithëse tragjedia dhe dhimbja që la ikja e “Shpirti i Shpirtit” ishin të thella, gjyshi Halid mbeti me një shpirt të mbushur me dashuri dhe bukuri; ai ishte prezent fuqishëm në shpëtim dhe përkrahje, duke pasur një stil të mrekullueshëm në lehtësimin e tragjedive për zemrat e fëmijëve, duke pasur një shpirt të ndritshëm, një fjalim besimtar që ishte i gatshëm për t’u angazhuar, dhe jetonte një botë të kënaqësisë, që zbuste male të forta, dhe shkrinte ato, me gjithë pikëllimin e madh që kishte nga ndarja e Shpirti i Shpirtrave, ai u jepte diçka për tua lehtësuar, u jepte gjithçka që grumbullonte për të fikur dhimbjen e zjarrtë.


Nesër do ta takojmë të dashurit
Rim dhe Halid, nip i Halid Nebehanit, janë dy shpirtra të djegur nga nxehtësisë e jetës në Gaza, dhe dy histori nga dhjetëra mijëra histori që ndajnë tituj të ndryshëm, ndërsa thikat e dhimbjes përshkrojnë ato zemra të njoma dhe ato trupa të vogla; kjo është një histori e vrasjes së jetës dhe derdhjes së gjakut të fëmijërisë së pastër.
Por Halidi ishte shfaqja më e shprehur e plagëve që ecin në këmbë, dhe zëri më shprehës që flet me gjuhë; zëri i tij, mendimi i tij, buzëqeshja e tij, dhimbja e tij dhe dëshira e tij ishin mesazhe që goditnin të gjithë botën, duke e thyer murin e injorimit, saqë fraza “Shpirti i Shpirtit” e dridhte atë që mbeti nga shpirti në botën e anestezuar.
Dhe për shkak se shpirti i Halidit kishte fluturuar në botën e mallit e nostalgjisë, ditën që lëshoi litarin para trishtimit dhe keqardhjes për “shpirtin e shpirtit”, ai vazhdonte të ecë dhe të priste ikjen gjithmonë.


Në një nga postimet e tij të fundit në Instagram, njeriu shikonte nga perdet e errësirës, duke thirrur përmes perdet e nostalgjisë për dy mbesat e tij, se ai po vinte te ta shpejt: “A do të takohemi?
Sepse ndarja theu zemrën time. A do të takohemi pas një mallëngjimi të përflakur? Me të vërtetë, jeta ndaloi, dhe ajo natë e largimit tënd a ka ndonjë agim të ndritshëm.” Siç thonë fjalët e këngës fetare që e shoqëronte një imazh që ai publikoi rreth një javë më parë në llogarinë e tij në Instagram.
Me vdekjen e Halid Nebehanit, nuk shtohet vetëm një emër i ri në një listë të gjatë të dëshmorëve, por shkruhet një histori e lindjes së një epike të hidhur që i tejkalon ditët, një histori të brezave ku bëhet bashkë agresioni izraelit me një qefin i qëndisur nga aromat e fjalëve të plagosura dhe dëshirave të pastra, kënaqësisë dhe mbështetjes te Zoti, dhe rezistencës që merr çdo formë, që nga fytyra e një fëmije të porsalindur, të cilin e kap plumbi para se t’i këputet kërthiza, dhe buzëqeshja e një foshnjeje, ndërsa ndjen aromën e rezistencës dhe pirë qumështin e luftës.


Nga Shpirti i Shpirtit deri te narrativa e hidhur që shkruan për etapat e mbushura me dhimbje, dhe tregon një histori të gjyshit që mbushi botën me dashuri dhe i angazhoi njerëzit me pikëllim, duke shkuar drejt varreve të burrave të mirë dhe shtëpive të luftëtarëve, drejt një parajsë të lartë, me shpirt dhe aromë… atje ku është “Shpirti i Shpirtit”.

Emin Habla
www.aljazeera.net
përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit