17.4 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Përtej muajit Rozë, realiteti i kancerit të gjirit në Ballkan

Më të lexuarat

“Nga të gjithë faktorët e rëndësishëm që e shtyjnë para një grua në këtë rrugë jo aq të lehtë, është edhe motivimi. Duhet të gjejnë motivin brenda vetes dhe mendoj se çdo grua e ka.”

744 raste në Shqipëri, mbi 1.200 raste në RMV, mbi 400 raste në Kosovë, dhe sërish, ndodh që ti anashkalojmë “simptomat e zakonshme”, si të mos ishin mjaftueshëm të zakonshme për t’i marrë seriozisht. Ndërsa kontrollet? Ato gjithmonë ngelen për “javën tjetër.”

Dhe, mbase, mos ndodh kjo nga stigmat kulturore, aksesi i kufizuar në kujdesin shëndetsor, apo vështirësitë e tjera me të cilat gratë mund të hasin në rrugëtimin e diagnostikimit apo trajtimit për kancerin e gjirit.

Po, në Ballkan, lufta kundër kancerit të gjirit vjen me një tufë sfidash shtesë, që gratë, duhet t’i kalojnë çdo ditë, dhe, rreth këtij rrugëtimi, për TRT Balkan, flet Ida Laçi, e mbijetuar nga kanceri i gjirit, e cila shpjegon përvojën e saj nga momenti i diagnostikimit, e deri tek momenti të cilin, ajo e quan “më të rëndësishmin” në këtë rrugëtim.

View this post on Instagram

A post shared by TRT Balkan AL (@trtbalkanal)

“Ishte krejt rastësisht. Unë ushtroja në atë kohë, e mendova mos kam ndonjë ndezje muskujsh. Me insistimin e familjarëve të mi, shoqes sime, unë vendosa të shkoj të bëj një kontroll. Herën e parë më thanë se nuk është gjë, pasi më bënë mamografinë, e zbuluan se ka diçka. Ky hap imi më ka shpëtuar. Nga të gjithë faktorët e rëndësishëm që e shtyjnë para një grua në këtë rrugë jo aq të lehtë, është edhe motivimi. Të fokusohen vetëm në shërimin e tyre, të kenë forcën që ta luftojnë çdo mendim negativ. Duhet të gjejnë motivin brenda vetes dhe mendoj se çdo grua e ka.” tha ajo!

Tetori mund të jetë vetëm një muaj simbolik i ndërgjegjësimit, por lufta për shëndetin dhe jetën është një përpjekje e përhershme për Liridona Beqirin dhe Donjeta Zeqan, të cilat udhëheqin shoqatat e tyre për ndërgjegjësimin e shëndetit dhe kancerit të gjirit, njëra në Maqedoninë e Veriut, e tjetra në Shqipëri, dhe të cilat ndajnë qëllimet e tyre si shoqata për të ardhmen e kësaj çështjeje.

“Është një luftë, një betejë paralele që ne e bëjmë për ta ngritur vetëdijen e mentalitetit dhe për të ngritur vetëdijen e koshiencës ndaj kësaj sëmundjeje. Prandaj, ne si shoqatë kemi marrë një iniciativë, ku do ta përmendim edhe në seancën në kuvend që në buxhetin e shtetit të parashikohet një mamograf i lëvizshëm i cili do të mund të udhëtojë në zonat rurale. Që t’u ofrohet shërbimi i mamografëve të lëvizshëm deri në shtëpitë e tyre. Një ide e tillë do të kishte sjellë zvogëlimin e numrit të dukshëm të pacientëve” tha Liridona Beqiri, nga Shoqata EZRA

Nërkohë Donjeta Zeqa nga Shoqata Europa Donna Albania, thekson se kërkojnë të jenë pjesë e trajtimeve më inovative, sepse kryesisht kanceri i gjirit, është ndër më të mbuluariit në Shqipëri.

“Sa i takon trajtimit, mund të themi që kanceri i gjirit (në Shqipëri) është më i mbuluar se llojet e tjera të kancerit, megjithatë ende vuajmë për trajtime inovative si çdo qytetarë evropian. Tashmë shëndetësia, onkologjia, shkencëtarët në këtë fushë po punojnë që të përmirësohet cilësia e jetesës së vajzave dhe grave me kancer të gjirit. Tashmë nuk flasim më për trajtime bazike, sepse ato janë arritur me kohë e me vite.” theksoi ajo.

Sipas mjekëve, simptomat si ënjtje në gji, shfaqja e ndonjë gjëndre apo kokërr, ndryshime të lëkurës së gjirit, dhimbje në gji apo çdo ndryshim tjetër i pazakontë, janë simptoma që duhet menjëherë të adresohen te mjeku.

Dhe, për fund, sa nga ne kanë bërë një kontroll të plotë këtë vit?

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit