-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Roli i islamit në historinë botërore

Më të lexuarat

Roli i islamit në historinë botërore
Marshall G. S. Hodgson
Përktheu Ardit Kraja

Deri para shekullit të shtatëmbëdhjetë të epokës sonë, shoqëria islame e cila shoqërohej më fenë islame ishte shoqëria më e përhapur në hemisferën Afro-euroaziatike dhe kishte influencën më të madhe mbi të gjitha shoqëritë e tjera. Kjo ka ndodhur për shkak të zonës qëndrore të saj por gjithashtu sepse në të u shfaqën efektivisht shtysa të caktuara kulturore, kozmopolitane dhe egalitariane (dhe anti-tradicionale) të gjeneruara në vendet më të vjetra dhe më qëndrore të kësaj shoqërie. Kultura e islamit ofroi një normë të sofistikuar ndërkombëtare për shumë njerëz ndërsa ata integroheshin në hemisferën tregtare. Gjithashtu ai solli një program fleksibël politik për numrin në ngritje të njerëzve tashmë të civilizuar që më përpara. Në këtë rol botërorë, shoqëria dhe kultura islame treguan krijimtari të vazhdueshme dhe zhvillim, megjithëse disa periudha ishin më krijuese sesa të tjerat, deri pak para kohërave moderne, atëhere zhvillimi u ndërpre, jo nga dekadenca e brendshme por nga ngjarjet e jashtme të panjohura më parë. Këto janë pikëpamjet që unë jam detyruar t’i përpunoi në përpjekjen për të paraqitur një histori të përgjithshme të civilizimit islam, pikëpamje që duket se dalin nga studimet e tanishme në fusha të ndryshme gjithashtu edhe nga metoda sinoptike që unë kam përdorur. Unë mendoi se ato janë të rëndësishme për historianët, madje edhe ata jashta fushës së studimeve islame, ta njohin, megjithëse as temat e plota për ato e as implikimet e tyre apo kufizimet nuk mund të prezantohen këtu tërësisht.
Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë të epokës sonë, një vizitor nga Marsi mund shumë mirë të supozojë që bota njerëzore ishte në premisat për tu bërë myslimane. Ai do ta kishte bazuar gjykimin e tij pjesërisht mbi zhvillimet strategjike dhe politike të myslimanëve por gjithashtu pjesërisht mbi vitalitetin e kulturës së tyre të përgjithshme. Shkëlqimi i social dhe politik i tyre ishte i shpejtë. Në hemisferën lindore, ku jetonin nëntë të dhjetat e njerëzimit, aleanca ndaj islamit ishte shumë më e përhapur sesa çdo aleancë tjetër. Myslimanët, janë persona të cilët i janë përkushtuar adhurimit të Zotit sipas mësimeve të Muhammedt të Arabisë dhe të Kur’anit të cilin ai solli, formojnë maxhorancën e popullsisë së zonave shumë të largëta si Maroku dhe Sumatra, ashtu si edhe qytetet e bregdetit Suahil të Afrikës lindore dhe fushave agrikulturore rreth Kazanit mbi Vollgë, në lartësinë e Moskës. Në shumë vende në mes madje edhe ku ata nuk formonin maxhorancë, myslimanët ishin dominant si në shoqëri ashtu edhe në politikë. Të krishterët lindorë dhe hindutë dhe vendet jugore budiste, madje edhe kur nuk janë qeverisur nga muslimanë të drejtë (ashtu si në pjesën më të madhe të Indisë dhe Europës juglindore), ishin pjesa më e madhe subjekt i tërheqjes kulturore dhe madje politike nga vendet myslimane përreth, në rastet më të shumta, tregtarët myslimanë apo të tjerë tregtarë nga vendet e qeverisura nga myslimanët të cilët formonin lidhjen e tyre më aktive dhe të vazhdueshme me botën e jashtme. Në veçanti, pjesa më e madhe e çelësit historik të vendeve me kulturë të qytetëruar në hemisferë, nga Athina deri Benares, ishin nën qeverisjen myslimane. Në të gjitha zonave qytetëruara të Afro-Euroaziatike disa ishujt të varur nga ato, vetëm dy blloqe kulturash i rezistuan seriozisht hegjemonisë myslimane: ajo kineze dhe japoneze, në lindjen e largët dhe të krishterët në veri-perëndim.
Disa perëndimorë kanë menduar se myslimanët e kanë arritur kulmin e fuqisë së tyre në 732, kur një grup i vogël u kthye mbrapsht nga frankët në veri të Gaulit. Por kjo është një iluzion priftërore. Në shkallën botëror, myslimanët arritën lartësinë e fuqisë politike të tyre në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, kur një pjesë e madhe e halifatit myslimanë është qeverisur në tre perandori të mëdha, organizimi i mirë dhe prosperiteti i tyre joshi admirimin e oksidentalëve: osmanët, të vendosur në Anatolia dhe Ballkan; Safevidët, gjysëm hënën e artë dhe malet Iraniane dhe Mughal apo Timuri në veri të Indisë. Perëndimorët janë përqëndruar mbi perandorin pranë tyre, osmanët, por megjithëse ngandonjëherë ka qenë pjesërisht më e fuqishmja e të trejave, nuk ka qenë gjeografikisht qëndrore e islami, as nuk ka qenë aq e rëndësishme në aspektin kulturorë si qendra e perandorisë, safavidët apo madje perandoria Indiane. Tre perandoritë janë sjellur me njëra tjetrën në mënyrë diplomatike dhe si të barabartë. Njëra prej tyre e vetme, perandoria osmane, arriti të mposhte forcat e bashkuara të Europës së krishterë dhe gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë ka depërtuar në veri-perëndim.
Por fuqia myslimane nuk ka qenë e kufizuar vetëm tek këto perandori të mëdha. Në Oqeanin indian, shumë pak shtete myslimane u përballën me ndonjë sfidë serioze në fillim të shekullit. Ne të gjithë e dimë lavdinë e portugezëve. Kur ata rrethuan Keipin (Cape, qytet në Afrikë), ata ishin me fat të gjendin në lindje të Afrikës një pilot (detarë) mysliman i cili nuk ishte një marinarë i thjeshtë, ai propagandonte midis myslimanëve publikimin e sekreteve të navigimit në oqeanin indian dhe vetë shkroi një libër mbi subjektin. I sinqertë ndaj principeve të tija, ai i udhëhoqi të krishterët të sapo ardhur përmes Indisë. Principi i tij për të hapur dyert nuk u mirëprit. Portugezët, të cilët kishin lundruar shtrëngatat e Atlantikut, kishin fituar një farë niveli superiorë teknologjik mbi myslimanët. Vetëm anijet kineze nga Paqësori ishin më të gjëra dhe më të fuqishme. Portugezët gjithashtu kishin bazat në Afrikën perëndimore të padepërtueshme për myslimanët, e cila i dha atyre një avantazh politik. Ata vazhduan të përpiqeshin të monopolizonin disa pjesë të veçanta të tregtisë së erëzave në Oqeanit Indian, duke u përpjekur në mënyrë të veçantë për të prerë porcionin e kufizuar të asaj tregtie e cila shkoi deri në Detin e Kuq dhe Gjirin Persik e deri në Mesdhe, duke shërbyer si burim furnizimi për rivalët e tyre europian, venecianët.
Vetëm tani e kuptuan sesa larg ishin portugezët nga fillimi i një hegjemonie europiane. Së pari ata kishin disa suksese, pjesërisht duke patur në avantazh armiqësitë midis fuqive muslimane. As osmanët dhe as timuri mughal, nuk u larguan nga detet jugore, tregoi një ndihmë të madhe kundër tyre, megjithëse osmanët dërguan një ushtri deri në Sumatra (dhe në një kohë planifikuan të prisnin një kanal anijesh midis detit të kuq dhe Oqeanit Indian vetë i barazuan portugezët në avantazhet teknologjike dhe ja arritën për t’i përmbajtur, duke i zvogëluar ata tek një element midis atyre në multinacionalitetin e tregtisë botërore të deteve jugore. Fuqia politike myslimane vazhdonte të përhapej në Arqipelagun Malezian, dhe tregtisë së erëzave në detin e kuq dhe gjirit Persik duket se kanë qenë më të fortë sesa kurrë. Thellë në veri, myslimanët gjithashtu po përballeshin menjë sfidë nga europianët e krishterë. Muskovitët, të cilët ishin bërë të pavarur nga pushteti mysliman në shekujt e ardhshëm, ishin duke ndërtuar një territor të gjerë dhe të fuqishëm dhe aktualisht ja dolën me sukses gjatë shekullit për t’ja kaluar shteteve myslimane mbi Vollgë. Osmanët u përpoqën ta lidhin litarin duke e prerë n kanal lundrimi midis Doni dhe Vollgës (në Stalingrad ku së fundmi Bashkimi sovjetik ka në fakt bërë një kanal), pra, për të rregulluar komunikimet midis Detit të Zi dhe Detit Kaspian. Ata dështuan, pjesërisht përmes xhelozisë së fuqive të tjera veriore myslimane. Por fuqitë veriore vetë e shtangën futjen e rusëve për një farë kohe. Uzbekët e Buharas ndihmuan duke dërguar fshatarë kolonialist në veri të pellgut Irtishit (Siberi) për të stimuluar myslimanët khanit, i cili u bazua mbi një popullsi të mangët, kundër influksit të vazhdueshëm rus.
Rilindja europiane nuk ishte ende e aftë për të bërë më tepër sesa çallatonte fuqinë e gjerë të myslimanëve dhe me të vërtetë europianët e krishterë vetë (siç e dimë) jetuan me frikë se mos “turqit” mund t’i pushtonin ata. Kur francezët përkohësisht i dhanë Osmanëve një bazë detare mbi bregdetin jugorë të Francës, ata u shikuan si tradhtarë ndaj çështjeve më stresuese të përbashkëta europiane. Por, të paktën deri në fund të shekullit, një vizitor i jashtëzakonshëm nga Marsi mund të kishte qenë i aftë të shikonte një ndryshim. Tashmë nga fundi i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, transformimi që rezultoi midis dy shekujve në supremacinë e pa diskutueshme të fuqive të europiane të krishtera përmes botës. Gjatë këtyre shekujve, gjerësisht si një rezultat i ndryshimeve në Perëndim, jeta ekonomike dhe kulturore e myslimanëve u denatyralizua dhe u dobësua.
Por gjatë kësaj kohe, në shekullin e gjashtëmbëdhjetë dhe shumë në shekullin e shtatëmbëdhjetë, myslimanët e gjetën veten në një pikë kulminante jo vetëm me fuqi politike por gjithashtu me krijimtari kulturore. Ky ishte në veçanti rasti në zemrën e vjetër të kulturës myslimane, gjysëm hënës së artë dhe maleve iraniane por myslimanët e Indisë zunë një vend të rëndësishëm dhe gjithashtu, në një farë niveli, ata të perandorisë osmane.
Koha e mëvonshme e rënies ka hedhur një hije mbi madhështinë e kohës, e cila në asnjë mënyrë nuk të mahnit më, por do të ishte kjo kulturë e shkëlqyer si fuqia politike myslimane që mund ta kishte bindur vizitorin Marcian (nga Marsi) që islami do të mbizotëronte midis njerëzimit dhe disa monumente të atij shkëlqimi janë të njohur shumë pak për një perëndimorë të zakonshëm.

Në artet vizuale, një traditë e re pikturash (çfarë ne zakonisht quajmë “Miniaturat Persiane”, fillimisht në shekullin e katërmbëdhjetë, erdhën së pari në fund të shekullit pesëmbëdhjetë me Berzadin dhe në shekullin e gjashtëmbëdhjetë u zhvillua më tepër në drejtime të ndryshme, duke përfshirë jo vetëm ilustrimet formale por skena me pendë dhe bojë dhe portretizim të pastër. Në të njëjtën kohë, një traditë arkitekturore po zhvillohej ndërsa më e famshmja dhe kulminantja ishte Taxh Mahal në Indi, e cila u kompletua në 1653. Në fushën e letrave, tre gjuhët më të famshme të myslimanëve ishin Persishtja, Arabishtja dhe Turqishtja, megjithëse gjuhë të tjera pak më pak gjithashtu po zhvillonin forma literale në atë periudhë. Poezia qëndroi forma më e shprehur, shekulli gjashtëmbëdhjetë ishte koha e “stilit indian”, më vonë i refuzuar nga kritikët persianë si tepër recherché në ditët kur poezia nuk ishte aq e zhvilluar në shekullin e tetëmbëdhjetë, por kohët e fundit është rinjohur edhe njëherë për urtësinë dhe mënyrën krijuese të të gjitha burimeve aluzive që tradita e pasur poetike persiane ishte ndërtuar para pesë shekujsh. Në prozën turke dhe persiane, veçanërisht, traditën e vjetër dhe të qëndrueshme literaturës historike, gjeografike dhe biografike ishin me shtesa të një stili të ri sepse shfaqte autobiografitë të cilat përputheshin me portretizimin e kohës në interesin e saj në privat dhe personal, veçanërisht kujtimet e Baburit, fitimtarit Timurid të Indisë Veriore. Ne nuk kishim aspak idenë se çfarë po bëhej me shkencat shoqërore. Në kohën e vëzhgimit të madh të Samarkandit, në shekullin e pesëmbëdhjetë, myslimanët astronom sigurisht që ishin të barabartë dhe ndoshta më përpara se Kina dhe Perëndimi, ku, pas një kulmi në shekullin e trembëdhjetë nën influencën myslimane, studimet shkencore u bënë më pak aktive në shekullin e katërmbëdhjetë. Por radhët dhe radhët e veprave shkencor arabe dhe persiane të të gjitha llojeve që mbijetuan nuk janë kataloguar dhe ende më pak të lexuara që nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë. Në filozofi, megjithatë, shekujt e gjashtëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë kishte shumë vigorozitet në kërkimet e reja, figura më e famshme ishte Mulla Sadra, doktrina e tij e ndryshueshmërisë së esencës frymëzojnë seri lëvizjesh filozofike të cilat ende kanë jehonë midis myslimanëve të shekullit të njëzet.

Është e bërë e traditës për dijetarët modernë të pretendojnë që kultura islame pati një rënje apo pësoi një dekadencë pas kolapsit të Halifatit apo së fundmi që kur erdhi koha e pushtimeve mongole në shekullin e trembëdhjetë dhe si rezultat për të parë çdo fakt vitaliteti apo madhështie në periudhat e mëvonshme, veçanërisht në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, disi të përjashtuara, sikur të mos ishte asnjë pjesë e kulturës islame por vetëm një seri aksidentesh të palidhura me njëra-tjetrën. Unë besoj se kjo është një keqkuptim, pjesërisht për shkak dëshirës deri diku të ndonjë vëzhgimi real të kulturës islame si të tërë. Në çdo rast, nocioni i dekadencës së muslimanëve nuk mund të mbahet seriozisht derisa efekti të eliminohet nga një varietet parakonceptimesh dhe procedurash të pabalancuara të hetimit që do të prodhoj iluzionin e dekadence relativisht të hershme, nëse ishte dekadencë apo jo. Unë nuk mund të bëj këtu më shumë sesa të përmend disa keqkuptime që mbizotërojnë tek vetë historia perëndimore dhe me rëndësi të studimeve islame të disa problemeve të trashëguara në ndonjë krahasim historik gjithashtu edhe me mënyrat tipike me të cilat është bërë studimi i historisë islame.

Një tendencë natyrale dhe fatkeqe që me efektivitet formoi konceptet tona për vendet myslimane ka qenë përqendrimi jonë në vendet myslimane të Mesdheut përderisa ato ishin me afër Perëndimit. Njëherë kjo do të thoshte përqendrim tek osmanët siç ata hynë në historinë diplomatike evropiane, ndërsa tani, ka veçuar popujt që përdorin gjuhën arabe, pjesërisht për shkak të një interesi filologjik në gjuhë dhe “origjinat” klasike. Një identifikim popullorë i muslimanëve me arabët ka rezultuar në një seri të veçanta keqkuptimesh dhe mjaft të përhapura. Në fakt, qendrat më kreative të vendeve islame kanë qenë në të gjitha periudhat në pjesën më të madhe të lindjes nga Mesdheu, nga Siria deri tek Pellgu i Oksit (dhe gjerësisht në një territore jo arabe). Është që në këto zona që pjesa më e madhe e njerëzve të influencës islame u lindën, ndërsa shumë pak u lindën në Egjypt, për shembull. Shumë institucione themelore duket të kenë origjinar në lindjen e largët të kësaj zone, në Kurasan (malet veri-lindje Iraniane): Medresetë, organizatat vëllazërore të safive, pranimi i teologjisë së Kelamit si pjesë integrale ndaj islamit dhe kështu me rrallë. Një tjetër burim i keqkuptimeve ka qenë një tendencë e vetë muslimanëve, që në shekullin e nëntëmbëdhjetë, për të refuzuar menjëherë të kaluarën si një dështim dhe të shikonin zhvillime të veçanta “klasike” në trashëgimin e tyre që ofron burime kundër nëpërkëmbjeve moderne perëndimore, një tendencë që Perëndimorët shpesh e kanë inkurajuar për arsyet e veta. Kështu, dijetarët perëndimorë diskutojnë rënien e kulturës islame, duke u përpjekur të nxjerrin kohën dhe mënyrat e dekadencës në artet,fenë,filozofinë dhe shkencën, pa sjellur fakte nëse kjo dekadencë ka ekzistuar me të vërtetë dhe pa vlerësuar punët e mëdha të periudhave të mëvonshme; kriteri për të tilla vlerësime të përshpejtuara ashtu siç është bërë tenton të bëhet shumë subjektiv. Kriteri i përdorur estetik dhe filozofik tani po sfidohet në dritën e ndryshimeve tashmë perëndimore.
Vetëm në studimin e ekonomisë islame dhe shkencave natyrore ne kemi shpresë që ta lidhim hetimin në mënyrë të arsyeshme. Duket qartë që ka një kontradiktë në ekonominë e pjesës më të madhe qendrore të vendeve myslimane midis shekujve të nëntë dhe shtatëmbëdhjetë, por përsëri ne nuk kemi një dije reale të pikturës së përgjithshme. Në disa raste, ne e dimë që kontradikta ndodhi për shkak të paktën pjesërisht ndaj kushteve përtej kontrollit njerëzorë në atë kohë; kështu, në zona të Irakut zhvillime inxhinjerike të konsiderueshme u ndërmorën por dështuan të rezervojnë një rënie në sistemin

…..vazhdon

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit