Prishtinë, më 30 mars 2024
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, mori pjesë sonte në iftarin madhështor, i cili u mbajt në Deçan.
Në postimin e kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosajt, shprehet mirënjohja e thellë për Bashkësinë Islame të Kosovës, për kontributin e tyre të çmuar dhënë në të gjitha etapat drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.
“Muaji i shenjtë i Ramazanit na bashkoi sonte në një iftar të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës, ku prezent ishte myftiu Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij, lideri ynë Ramush Haradinaj dhe qytetarë të Deçanit. Shpreh mirënjohje të thellë ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës, e në veçanti degës në Deçan, për kontributin e çmuar në të gjitha etapat drejt lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë!” – thuhet në postimin e tij në Facebook.
Në këtë iftar, përveç qytetarëve të shumë, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj.