Kryeimami Sahiti mori pjesë në përurimin e Qendrës së re për mësim besim në Gjilan
Në mënyrë solemne, nën këndimin e tekbireve dhe salavateve nga nxënësit e mësim-besimit, në qendër të Gjilanit, u hap qendra e re për mësim-besim.
Në këtë ceremoni morën pjesë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu, anëtari i Kryesisë së BIK-ut, Agim ef. Hyseni, anëtarët e Këshillit dhe mualimet e këtij Këshilli.
Në fjalën e tij, kryeimami Sahiti, përgëzoi dhe uroi Këshillin e BI-së së Gjilanit, për kontributin dhe angazhimin e tyre, fillimisht për blerjen e këtij vakëfi të ri, e më pas edhe për përgatitjen e kësaj qendre për Departamentin e Gruas, me qëllim të zhvillimit të edukimit e të mësim-besimit, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera kulturore e fetare.
Gjatë kësaj ceremonie përurimi, u ndanë edhe certifikatat për vijuesit e mësim-besimit, të cilët kanë kryer me sukses ciklin e parë të mësim-besimit pranë mualimeve të tyre, ku tashmë kanë filluar leximin e Kuranit fisnik.