2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fakte Kuranore që lidhen me Gazën

Më të lexuarat

Faktet e Kuranit vazhdojnë të na bëhen edhe më të qarta në lidhje me luftën në Gaza, duke përfshirë prej tyre:

1- Allahu i madhëruar i përshkroi këta njerëz (jehudët – pushtuesit) si njerëzit më armiqësorë ndaj besimtarëve musliman. Dhe këtu shohim urrejtjen, mashtrimin dhe armiqësinë e tyre ekstreme dhe luftës jonormale.

2- Allahu i madhëruar për këta pushtues tha: “Ata nuk do t’ju luftojnë të gjithëve, përveçse kur të jenë (të fshehur) në fshatra të fortifikuara ose pas mureve”, dhe këtu këta frikacakë po ia dëshmojnë botës mbarë, se nuk përballen drejtpërdrejt me ata që janë të shtypur, por e hedhin zjarrin e tyre mbi civilët nga larg dhe nga prapa mureve.

3- Sprovë për besimtarët, dhe kjo është në thënien e Tij: “Vërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” Ja, ndihma e Allahut është afër!

Ky është premtimi që e kujtuan besimtarët në Ditën e Ahzabit, kur panë agresionin e armiqve dhe thanë: “Kjo është ajo që na premtoi Allahu dhe i Dërguari i Tij”.

4- Allahu është me besimtarët, duke i forcuar dhe lidhur zemrat e tyre, si në thënien e Tij: “Dhe Allahu është me durimtarët”.
Siç kemi parë shumë herë nga banorët e Gazës duke qenë të durueshëm dhe të palëkundur, pavarësisht nga ashpërsia e vështirësive dhe tmerreve, të cilat i shkundin edhe malet.

5- Allahu i madhëruar tha: ““Sa herë, me ndihmën e Allahut, një ushtri e vogël ka ngadhënjyer mbi një ushtri të madhe!”, dhe këtë e pamë me sytë tanë në fillim të ditëve.

6- Shfaqja e vazhdueshme e hipokritëve në kohë krize, për të fajësuar muslimanët, për t’i frikësuar dhe për t’i zhgënjyer, siç e ka bërë të qartë Allahu në suren Ali Imran, el-Ahzab dhe el-Fet’h.

7- Dallimi i të keqit nga i miri; siç tha Allahu i madhëruar pas ajeteve të Betejës së Uhudit: “Allahu nuk i lë besimtarët në gjendjen që ndodheni ju, por do ta ndajë të keqin prej të mirit.”
Dhe këto ngjarje sot kanë sjellë një shkallë dallimi midis të mirëve, prej atyre që dhanë, ishin të sinqertë, të palëkundur dhe qëndruan me vëllezërit e tyre me aq sa patën mundësi, dhe njerëzit e këqij që nxituan te armiqtë e Islamit ose që qëndruan me ta, qoftë edhe me fjalë, dhe i tradhtuan banorët e Gazës, përderisa ata kishin mundësi për t’ju ndihmuar.
Ky dallim mund të rritet me kalimin e kohës.

8- Allahu i madhëruar për këta pushtues dhe për njerëzit që i ndihmuan në këtë luftë ka thënë: “Ata janë miq (mbrojtës) të njëri-tjetrit.” Dhe këtu shohim kujdesin e tyre ndaj njëri-tjetrit, marrëdhëniet e tyre me ta dhe mbështetjen e tyre që u ofrohet.
el-Bekai ka thënë: “Dhe të gjithë pajtohen unanimisht – edhe nëse ata dallojnë në fe – për t’ju armiqësuar, o njerëz të kësaj feje të pastër!

9- Thënia e tij : “Nëse ndieni dhembje prej luftës, edhe ata ndiejnë dhimbje ashtu si edhe ju. Mirëpo ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë” dhe të gjithë e panë këtë në fytyrat dhe thëniet e tyre, dhe kjo ndodh vetëm në rastin e përballjes të së vërtetës me të pavërtetën.

10- Thënia e tij : “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje” ky ajet ka zbritur në lidhje me qëndrueshmërinë kur pyeten njerëzit nga dy melekët në varr, dhe ndoshta përfshihet edhe: qëndrueshmëria në vdekje, duke shqiptuar shahadetin në rast të një sulmi të papritur nga armiku.

11- Këta pushtues i fshehin faktet, i shtrembërojnë dhe ia atribuojnë dikujt tjetër, duke e shfajësuar autorin apo vepruesin, siç ka thënë Allahu i madhëruar për ta: “Mjerë ata që e shkruajnë Librin me duart e tyre dhe pastaj thonë: “Kjo. është nga Zoti.”
Ai gjithashtu tha për ta: “Ata i kanë shtrembëruar fjalët e Shkrimeve të shenjta”.
Kjo është ajo që pamë në ngjarjet në Gaza kur ata kryen masakrën në spital dhe më pas ia atribuan atë vëllezërve tanë palestinezë.

Këto ishin njëmbëdhjetë fakte, porse në ditët në vijim na bëhen të qarta edhe shumë fakte tjera…

Përkthim hoxhë Shpend Zeneli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit