1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Sinjal i keq europian për Turqinë

Më të lexuarat

Një qëndrim dhe votim në PE që mund ta irritojë Ankaranë

Të mërkurën, Parlamenti Evropian i bëri thirrje Turqisë që të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në Aleancën Veriatlantike (NATO) dhe theksoi se kjo çështje nuk duhet të kushtëzohet me ringjalljen e negociatave ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësim.

Në rezolutën, e votuar në seancën plenare në Strasburg me 434 vota pro, 18 kundër dhe 152 abstenime, Parlamenti bëri thirrje për një drejtim të ri në zhvillimin e marrëdhënieve, respektimin e të drejtave të njeriut në Turqi, si dhe që Ankaraja të heqë bllokadë e Stokholmit për anëtarësimin në NATO. Në PE, ata hedhin poshtë mundësinë e tregtisë politike dhe rezoluta “thekson se procesi i anëtarësimit të një vendi në NATO nuk mund të lidhet në asnjë mënyrë me procesin e anëtarësimit të një vendi tjetër në BE, sepse procesi i anëtarësimit të një vendi ende bazohet në merita”.

Turqia i hapi negociatat e anëtarësimit me BE në vitin 2005, por ato janë bllokuar që nga viti 2018 dhe nuk ka asnjë shenjë se ato mund të ringjallen. Por “pa një ndryshim drastik në drejtimin e qeverisë turke, procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE nuk mund të vazhdojë në rrethanat aktuale”, theksojnë eurodeputetët, dhe kjo për shkak se në Turqi nuk ka përparim në lidhje me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, klishe këto të njohura politike në Perëndim për çdo lloj qeverisjeje që nuk u vjen për shtat.

Ulja e tensioneve me Greqinë

“Fitorja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e fundit është vetëm një tregues për ne se Turqia do të vazhdojë në rrugën e saj që çoi në nivelin aktual të marrëdhënieve”, konsideron socialdemokrati Tonino Picula, i cili shton se marrëdhëniet mes BE dhe Turqisë janë “ngrirë seriozisht” dhe se duhet të pranojnë se Turqia është partnere e Unionit nga njëra anë dhe rivale nga ana tjetër.

Në raport, eurodeputetët përshëndetën lehtësimin e tensioneve në Mesdheun Lindor.

Greqia dhe Turqia kanë fërkime, ndër të tjera, për territorin në Detin Egje, të drejtën për të eksploruar burimet e energjisë në Mesdheun Lindor dhe ndarjen e Qipros. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit