2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Suksesi vjen vetëm prej Allahut

Më të lexuarat

Pikërisht në këtë ditë, mbi 1400 vjet më parë, u zhvillua beteja e madhe e Bedrit. Te gjithe e dimë historinë e saj dhe se si Allahu i Lartësuar i dha fitore Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me tal) atë dité. Por çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga kjo betejë që lidhet me produktivitetin tonë? Ja njo: Pasi u fitua beteja, Allahu i Lartësuar shpalli ajetin vijues: “Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur qetë të pafuqishëm, andaj frikësojuni Allahut, për të qenë falenderues.” (Ali Imran, 123).

Kjo ishte një përkujtim për muslimanët se çdo sukses apo fitore është nga Allahu dhe vetëm nga Allahu. Andaj, nuk duhet të jenë arrogantë dhe të harrojnë burimin e suksesit të tyre. Ndonjëherë kur jeni super produktiv dhe arrini shumë brenda një dite, është e lehtë të supozoni se suksesi juaj vjen nga aftësitë ose njohuritë tuaja, por muslimani nuk mendon kështu. Nje musliman beson me vendosmëri në ajetin se “Ndërsa suksesi im varet vetëm nga Allahu. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem.” (Hud, 88).

Më në fund, në këtë ditë të veçantë, bëni dua për véllezerit dhe motrat tona të shtypura në shumë vende të botës. Ata po kalojnë një Ramazan të vështirë dhe më e pakta që mund të bëjmë për ta është të lutemi. E lusim Allahun e Lartësuar, me Mundësinë dhe Fuqinë e Tij. Atë që i dha fitoren Pejgamberit të Tij në ditën e Bedrit, që t’u japi vëllezërve dhe motrave tona fitore ndaj shtypësve dhe të gjithë atyre që u bëjnë keq atyre. Amin!

/30 këshilla për një ramazan produktiv dhe pa gabime/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit