Falenderimet dhe lavdet e veçanta i takojnë vetëm Allahut Fuqiplotë, Atë falenderojmë, ndihmë dhe falje prej Tij kërkojmë, i mbështetemi Allahut dhe i kërkojmë mbrojtje Atij prej të këqijave të veteve tona dhe punëve tona. Atë të cilin Allahu i Madhëruar e udhëzon në rrugën e drejtë nuk ka kush që ta humbë dhe atë të cilin Allahu me drejtësinë e Tij dhe mençurinë e Tij e lë të humbur në këtë botë, nuk ka kush që ta udhëzojë veçse Ai. Dëshmojmë dhe deklarojmë se nuk ka Zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut i Vetëm, i Pa shok dhe dëshmojmë dhe deklarojmë se Profeti Muhamed është robi dhe i Dërguari i Tij, paqja, mëshira, begatitë e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij, mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë dhe ne bashkë me ta me Mirësinë, me Mëshirën e Allahut. Atë që Allahu e fut në këtë kategori padyshim se do jetë i shpëtuar, i lumturuar në këtë botë dhe në botën tjetër.
Vëllezër të nderuar!
Allahu -subhanehu ue teala- na ka dhënë neve begati të shumta. Që kur ne vimë në këtë botë Allahu i Lartësuar ka caktuar për ne mirësi nga më të ndryshmet, nëse ne do mundohemi ti numërojmë këto mirësi, nuk do mundemi ti numërojmë ato. Siç na thotë edhe Allahu i lartësuar në ajetin kuranor ku thotë :
وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَتَ اللَّهِ لا تُحْصُوهَا [إبراهيم:34]
{Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato. }
Prej tyre është mirësia e pasurisë, prej tyre është mirësia e shëndetit, prej tyre është mirësia e familjes, e fëmijëve, prej tyre është mirësia e qetësisë e paqes, e shumë e shumë të tjera. Por nëse ne do ti analizonom këto mirësi, do shikonim se ato në vetëvete janë të mangëta, nëse do ti quanim kështu. Cila është arsyeja?
Arësyeja është se këto mirësi janë të përkohëshme, kanë një fillim dhe një mbarim. Fillimi i këtyre mirësive është me fillimin e jetës së njeriut dhe mbarimi i këtyre mirësive është me mbarimin e jetës së njeriut, pra me kalimin nga kjo botë në botën tjetër. Kur njeriu kalon nga kjo botë në botën tjetër, të gjitha këto mirësi që përmendëm përfundojnë, zhduken, mbarojnë. Pasuria nuk vjen me ty në varr! Fëmija nuk vjen me ty në varr! Pozita shoqërore që ti ke pasur nuk vjen me ty në varr! Ngelet vetëm një mirësi e vetme e cila e shoqëron njeriun në këtë botë dhe në botën tjetër, është e vetmja mirësi e cila e lumturon njeriun në këtë botë dhe do ta lumturojë edhe në botën tjetër. A e dini se cila është ajo? Ajo është mirësia e udhëzimit, mirësia e hidajetit. Është një mirësi e cila nuk mund të zëvendësohet me asnjë mirësi tjetër. Asnjëra prej mirësive që përmendëm, nuk mund ta zëjë vendin e saj, nuk mund ta ketë dobinë e saj, nuk mund ta ketë vlerën e saj, prandaj ajo si mirësi është mirësi me dobi, me vlera dhe me gjurmë të cilat janë gjurmë që të ndjekin ty në këtë botë dhe në botën tjetër.Allahu i lartësuar thotë :
وَالَّذِينَ كَفَرُوا يَتَمَتَّعُونَ وَيَأْكُلُونَ كَمَا تَأْكُلُ الْأَنْعَامُ وَالنَّارُ مَثْوىً لَهُمْ] محمد:12[
Ndërsa ata që nuk besojnë dhe kënaqen e hanë ashtu siç gëlltisin bagëtia, do të kenë Zjarrin si vendbanim!
وَمَنْ يَعْشُ عَنْ ذِكْرِ الرَّحْمَنِ نُقَيِّضْ لَهُ شَيْطَاناً فَهُوَ لَهُ قَرِينٌ * وَإِنَّهُمْ لَيَصُدُّونَهُمْ عَنِ السَّبِيلِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ مُهْتَدُونَ ]الزخرف:36-37[
Atij që shmanget nga Këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t’ia caktojmë një djall, që do t’i bëhet shok i pandashëm.
Në të vërtetë, djajtë i shmangin jobesimtarët nga rruga e drejtë, ndonëse ata mendojnë se janë të udhëzuar drejt.
الَّذِينَ آمَنُوا وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُمْ بِذِكْرِ اللَّهِ أَلا بِذِكْرِ اللَّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ * الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ طُوبَى لَهُمْ وَحُسْنُ مَآبٍ [الرعد:28-29].
ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”
Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ka çdo mirësi dhe vendbanim të mrekullueshëm!
Dy ajetet e para kanë të bëjnë me ata të cilët nuk besojnë , edhe pse në dunja duken sikur janë të lumturuar, por ajo është një lumturi fallco, sepse në Ahiret vendi i tyre do jetë zjarri i Xhehenemit. Ndërsa ata të cilët kanë besuar Allahun e Lartësuar, lumturia e tyre do të jetë në këtë botë edhe në botën tjetër . Siç thotë Allahu:
{ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ka çdo mirësi dhe vendbanim të mrekullueshëm!
Gjurmët dhe dobitë e mirësisë së hidajetit (udhëzimit)e ndjekin njeriun në çdo hap të jetës së tij, qoftë në këtë botë , qoftë edhe kur kalon në botën tjetër, sidomos në çastet më të vështira. Padyshim çastet më të vështira të njeriut, janë çastet e kalimit nga kjo botë në botën tjetër, janë çastet e agonisë së vdekjes, janë çastet kur hapen perdet. Aty mësohet e vërteta. Aty njeriu, qoftë ai musliman apo jo musliman e shikon me sytë e tij të vërtetën dhe e kupton se ç’ka ka qenë ai, a ka qenë në të drejtë apo në të shtrëmbër. A ka qenë ai në besimin e drejtë , apo në besimin e gabuar. Edhe qafirat e marrin vesh në këtë çast se çfarë është e vërteta dhe kërkojnë të kthehen mbrapa, por nuk ka kthim mbrapa. Allahu – subhanehu ue teala – ja ka prerë (hequr) atyre të drejtën për t’u kthyer mbrapa. Vetëm një rrugë ka. Të kalojnë nga kjo botë në botën tjetër. Allahu i Lartësuar ata të cilët janë të udhëzuar për shkak të këtij udhëzimii forcon. Thotë Allahu i Lartësuar :
يُثَبِّتُ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ وَيُضِلُّ اللَّهُ الظَّالِمِينَ وَيَفْعَلُ اللَّهُ مَا يَشَاءُ [إبراهيم:27]..
Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë.
إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلا تَحْزَنُوا [فصلت:30]
Me të vërtetë, atyre që thonë: “Zoti ynë është Allahu”, e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t’u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t’u thonë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni!
Këto fjalë janë në çastet e vdekjes. Dy shprehje : mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni.
Mos u frikësoni për çfarë ? Dhe mos u pikëlloni për çfarë?
Mos u frikësoni për atë ç’ka juve po ju vjen, mos u frikësoni për vdekjen dhe çfarë ka pas saj.
Dhe mos u pikëlloni për atë ç’ka ju iku juve, që latë pas jush. Janë tre gjendje: 1- e shkuara 2- e tashmja 3- e ardhmja.Qetësi dhe rehati për të ardhmen, për të shkuarën dhe për të tashmen.
1- e shkuara : mos u pikëlloni për atë ç’ka ju ka ikur.
3- e ardhmja: mos u frikësoni për atë Çka ju vjen, sepse Allahu i Lartësuar i ka forcuar dhe do t’i forcojë ata në këtë botë dhe në botën tjetër.
2- e tashmja : وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar. Shijojeni Xhenetin të cilin ju e shpresuat.
E pse ndodh kjo ? Pse ndodh ky forcim prej Allahut nëpërmjet ëngjëjve që ja dërgon duke ju thënë :
نَحْنُ أَوْلِيَاؤُكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِي أَنْفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ * نُزُلاً مِنْ غَفُورٍ رَحِيمٍ [فصلت:31-32].
Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni,dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.?
Sepse ata kanë besuar Allahun e lartësuar me zemër, me gojë dhe me gjymtyrë. Dhe jo vetëm kaq, por kanë qenë të qëndrueshëm në këtë fe, nuk kanë pasë ata dyshime, nuk janë luhatur ata nga rruga e drejtë, por gjithmonë kanë ecur, kanë ecur, kanë ecur, derisa ka ardhur çasti që të kalojnë nga kjo jetë. Allahu – subhanehu ue teala – për shkak të këtij hidajeti, për shkak të këtij besimi të fortë të qëndrueshëm, Allahu i ka forcuar akoma , edhe në çastet më të vështira. Agonia e vdekjes është prej çasteve më të vështira, është prej çasteve që edhe Profetët kanë pasë vështirësi. Edhe vetë ëngjëlli i vdekjes kur do të urdhërohet për t’i marrë shpirtin vetes së tij, atëherë do ta kuptojë se sa e vështirë paska qenë marrja e shpirtrave. Në këto çaste Allahu i Lartësuar i forcon besimtarët, jua mundëson të jenë të qëndrueshëm ata në agoninë e vdekjes, të jenë të qëndrueshëm më daljen e shpirtit, të jenë të qëndrueshëm në çastet e varrit, aty ku do të bëhen pyetjet.
Mirësia e hidajetit të bën dobi në varrin e errët dhe të egër, në varr për të cilin ne sot jemi të shkujdesur ndaj tij, jetojmë në kështjella dhe harrojnë varrin, jetojmë në dritë dhe harrojmë errësirën e varreve, jetojmë me familjet në dhoma të gjera të mobiluara bukur dhe harrojme ngushtësinë e varrit dhe errësirën e tij, pyetjet e varrit dhe vështirësitë e xhevapit (përgjigjes). Në këto çaste të vështira vjen mirësia e hidajetit (udhëzimit) dhe të forcon Allahu dhe të ndihmon që ta kalosh këtë situatë sa më lehtë, dhe kjo sepse ti në dunja nuk ke qënë i lëkundur, apo në dyshim , por ke qënë i qëndrueshëm në fe fort siç qëndrojnë malet ne tokë.
Pra kush është i qëndrueshëm në këtë fe këtu në dunja, Allahu do ta bëjë të qëndrueshëm dhe do ta forcojë në çastet e vdekjes, në varr, mbi Sirat, në Mahsher, në të gjitha etapat e kijametit derisa ta fusi në Shtëpinë e të qëndrueshve në Xhenet me Mëshirën dhe Mirësinë e Tij. Allahu na bëftë prej tyre!
E kush ka qenë i lëkundshëm dhe me dyshime këtu në dunja, i tillë do të jetë në çastet e vdekjes , në varr, mbi Sirat, në Mahsher, në të gjitha etapat e kijametit derisa ta fusi në Shtëpine e të devijuarve në Xhehenem me Mençurinë dhe Drtejtësinë e Tij. Allahu na ruajt prej tyre!
Në varr nuk do të flasin çertifikatat e shumta që ke marrë, as pozitat e larta që ke pasë, as bankat, as muskujt, por ajo që do të flasë dhe do të përgjigjet është zemra besimtare e udhëzuar e cila e ka njohur Allahun në këtë botë.
Allahu i Lartësuar do na i sjellë dobitë e udhëzimit dhe ne do ti shohim ato kur të kalojmë nga kjo jetë, kur të kryet edhe jeta tjetër jeta e varrit dhe kur të bëhet Kijameti dhe kur të gjithë njerëzit, patjetër duhet të kalojnë mbi një urë (mbi Sirat) e cila është rruga e vetme që të çon në Xhenet ose në Xhehenem, e cila siç na e ka treguar Profeti a.s në hadithe të sakta është një urë që është më e hollë se fija e flokut dhe më e mprehtë se tehu i shpatës. Të gjithë do kalojnë tek ajo urë, shumëkush do ta kalojë në anën tjetër dhe shumëkush nuk do mundet, ndofta në fillim, në mes e poshtë saj ndodhet Xhehenemi. Këtu vjen prapë dobia dhe vlera e hidajetit (udhëzimit) tënd. Sa i udhëzuar ke qënë ti në këtë fe? Sa i fortë dhe i qëndrueshëm qe qenë? Nëse ke qenë i fortë dhe i qëndrueshëm, atëherë do ta kalosh atë në mënyrën më të shpejtë, siç kanë ardhur argumente të shumta, në hadithe të Profetit a.s që do të ketë prej atyre të cilët do ta kalojnë si rrufeja. Do ketë prej atyre të cilët do ta kalojnë edhe më avash, më avash, m[ avash, derisa do ketë prej atyre të cilët do ta kalojnë edhe këmbadorazi (zvarr). Do të ketë prej atyre të cilët s’do munden ta kalojnë në anën tjetër, sepse çengelat që janë në anët e saj do ti kapin dhe do ti hedhin në zjarrin e Xhehenemit. Zoti na ruajtë prej tyre!
Në këtë ditë nuk bën dobi asnjë lloj mjeti transporti që mund ta kalojnë këtë urë, nuk mund të kalohet me çfarëdo lloj mjeti që kemi njohur në këtë dunja, as makinat, as trenat, as anijet, as avionat as edhe mjetet më të shpejta të njohura nga njerëzit, i vetmi mjet vjen prej hidajetit (udhëzimit të saktë) e ai është punët e mira në këtë fe. Kush i ka hipur këtij mjeti do të kalojë në anën tjetër e kush jo ka për të rrënë në zjarrin e Xhehenemit. Allahu na ruajt prej tij! Lusim Allahun që të jemi prej atyre që e kalojnë sa më shpejtë!
Në lidhje me këtë trasmetohet nga një prej selefëve se ka parë në ëndërr Kijametin dhe Siratin. E kanë pyetur : Ç’ka bëri Allahu me ju? Thanë këmbën (hapin) e parë e vumë në Sirat dhe të dytin në Xhenet, pra nuk janë vonuar aspak, sepse në dunja pasuria që kanë mbledhur ka qënë besimi dhe punët e mira. Kështu ua mundësoi Allahu ta kalojnë Siratin shpejtë dhe të shijojnë nga Begatitë e Xhenetit , ato çka nuk i ka parë syri, nuk i ka dëgjuar veshi dhe nuk ka mundur zemra ti imagjinojë. E gjitha kjo prej mirësisë së hidajetit( udhëzimit).Kështu pra mirësia e udhëzimit është mirësi e pazëvendësueshme.
Siç e përmendëm edhe më sipër ka edhe mirësi të tjera, por ato ishin të përkohëshme dhe të kushtëzuara. Kështu psh. pasuria konsiderohet mirësi nëse plotëson kushtin : Të fitohet me hallall dhe të shpenzohet në hallall. Nëse nuk e plotëson këtë kush nuk konsiderohet mirësi, por rrezikon të quhet bela dhe adhab (dënim) prej Allahut. Siç na e tregon Allahu në një ajet kuranor kur na thotë :
فَلا تُعْجِبْكَ أَمْوَالُهُمْ وَلا أَوْلادُهُمْ إِنَّمَا يُرِيدُ اللَّهُ لِيُعَذِّبَهُمْ بِهَا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَتَزْهَقَ أَنْفُسُهُمْ وَهُمْ كَافِرُونَ [التوبة:55].
Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t’i ndëshkojë ata në këtë jetë, kështu që t’u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.
Po kështu fëmija konsiderohet mirësi nëse plotëson kushtin: që të jetë fëmijë i hajrit i cili rritet dhe edukohet prej prindërve me edukatën islame të bazuar ne Kur’an dhe Sunnet, mëson fenë, kuranin dhe e zbaton atë ai është mirësi për ty në këtë botë dhe do të jetë prej atyrë që u pranohet lutja kur të luten për ty , kur të keshë kaluar nga kjo jetë. Nëse nuk plotësohet kushti, nëse fëmija është i keq, nuk pason fenë do të jetë fatkeqësi për ty në këtë botë dhe sdo ti pranohet duaja edhe nëse lutet për ty pas vdekjes tënde.
Po kështu pozita shoqërore që ti ke në shoqëri ( je drejtor, ministër, president, mbret, etj.) konsiderohet mirësi nëse plotëson kushtin: nëse të ndihmon në bindjen ndaj Allahut dhe nëse e përdor në dobi të fesë Islame, duke qenë sa më i thjeshtë dhe larg mendjemadhësisë dhe arrogancës. Të jeshë me vartësit sa më i butë dhe i komunikueshëm, ndryshe nuk quhet më mirësi por fatkeqësi.
Kështu janë të gjitha mirësitë që Allahu na ka dhënë nëse i përdorim në dobi të fesë tonë ato konsiderohen mirësi , e nëse jo u ikën ky emërtim dhe mund të kthehen në fatkeqësi dhe dënim, përveç një mirësie e cila nuk është veçse mirësi. Ajo është mirësia e hidajetit (udhëzimit). Udhëzim i vërtet dhe i plotë është ai i cili bazohet në Kur’an dhe Sunnet. Është ky udhëzim që të lumturon në dunja dhe ahiret.
Po si mund ta arrijmë këtë udhëzim? Cilët janë shkaqet?
Siç e dimë Allahu është Udhëzuesi Suprem, Ai i Cili i udhëzon krijesat e Tij dhe nuk mundet askush tjetër ta bëjë këtë gjë. Thotë Allahu i Lartësuar :
إِنَّكَ لا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ [القصص:56]
Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë. Ai i njeh më mirë ata që janë të udhëzuar.
Shkaqet e udhëzimit janë të shumtë por ne do përmendim disa prej tyre:
السبب الأول: التوبة إلى الله Pendimi
Shkaku i parë i udhëzimit dhe më i rëndësishmi është : Pendimi
Pa realizuar këtë shkak nuk mund të arrish udhëzimin, sepse Allahu nuk udhëzon atë që nuk pendohet. Nëse dikush është i mbytur në harame dhe thotë : O Allah më udhëzo! Për atë nuk ka udhëzim derisa të pendohet nga këto harame. Hapi i parë i udhëzimit është që ti të pendohesh për ato gjynahe që ke bërë apo bën.Thotë Allahu i Lartësuar :
وَيَهْدِي إِلَيْهِ مَنْ أَنَابَ [الرعد:27]
“Me të vërtetë, Allahu udhëzon në rrugë të drejtë ata që kthehen tek Ai(që pendohen)
O ti që kërkon udhëzimin! Vetëm nëse pendohesh atëherë do ta gjesh atë! Rruga, metoda më e mirë që ndihmon të pendohesh është llogaritja e vetes, të mirat dhe të këqijat e saj. Të parët tanë të mirë i bënin llogarinë vetes së tyre çdo ditë para se të flinin. Dëgjoni se çfarë tregohet për njërin prej tyre.
Një ditë prej ditësh një prej të parëve tanë doli nga shtëpia e vet për në xhami. Rrugës kaloi pranë një ndërtese dhe pyeti e kujt është kjo ndërtesë? I thanë : e fulanit. Pastaj shkoi në shtëpi dhe kur deshi të flinte filloi llogarinë e vetes së tij duke përmendur gjithçka kishte bërë. Dola në mëngjes fala sabahun në xhami, u ktheva në shtëpi, rrugës takova filanin i dhashe selam, pastaj takova filan të varfër dhe i dhashë dicka, pastaj filin e dobët e ndihmova, pastaj filanin, filanin …..derisa arriti tek pjesa ….pastaj rrugës kalova pranë një ndërtese dhe pyeta e kujt është kjo?….këtu qëndroi dhe e qortoi veten e vet duke i thënë pse kështu moj vete? Çfarë të duhet ty? Pse ndërhyn këtu?a do dhe ti një si ajo? O vetja ime e keqe ….dhe filloi ta qortoi atë… dhe në fund mori nje vendim ( një gjykim) mbi veten e tij…..dhe tha Vallahi do të dënoj o vetja ime me agjërimin e një viti.
E shikoni o vëllezër se të parët tanë i kanë llogaritur gjërat e vogla sikur malet mbi kokat e tyre …e ne sot i llogarisim gjynahet e mëdhaja si një mizë fluturake mbi hundën tonë që e dëbojmë me dorën tonë.
Kështu pra që të arrijmë udhëzimin duhet të pendohemi, që të pendohemi duhet të llogarisim veten tonë.
السبب الثاني: العلم dija
Shkaku i dytë është : dija. Pa dije nuk mund të udhëzohesh. Si të udhëzohesh kur ti je i verbër? Si të udhëzohesh dhe ti nuk di rrugën? Dija është dritë dhe ai, të cilit Allahu nuk i jep dritë, nuk do të gjejë më dritë. Dije e vërtetë dhe e plotë është ajo e trashëguar nga Profeti a.s,e cila bazohet në Kur’an dhe Sunnet.
Patjetër duhet të dijmë më të domosdoshmen prej fesë së Allahut, në mënyrë që Allahu të na udhëzojmë. Argumentet për vlerën e madhe të dijes dhe dijetarëve janë të shumta nga Kur’ani dhe Suneti.
السبب الثالث: الإيمان والتصديق
Shkaku i tretë është : Besimi dhe vërtetësia e tij (miratimi). Të besojmë dhe të jemi të qëndrueshëm në besim të palëkundur, pa dyshime në besimin tonë.
إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ يَهْدِيهِمْ رَبُّهُمْ بِإِيمَانِهِمْ [يونس:9].
Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i udhëzojë në rrugë të drejtë, për shkak të besimit të tyre.
السبب الرابع: الدعاء
Shkaku i katërt është : duaja, lutja. Ta lutësh Allahun gjithmonë për udhëzim, ditën dhe natën, haptazi dhe fhsehtazi, në të mira dhe në të këqija,në ruku, sexhde etj. Siç tregohet Profeti ynë a.s edhe pse ishte më i udhëzuari i njerëzve gjithmonë e luste Allahun që ta udhëzonte, ta forconte në udhëzim. Kështu transmetohet se ai ka thënë:
-والحديث في الصحيح: (كان إذا افتتح صلاته بالليل، قال: اللهم رب جبرائيل وميكائيل وإسرافيل، فاطر السموات والأرض، عالم الغيب والشهادة، أنت تحكم بين عبادك فيما كانوا فيه يختلفون، اهدني لما اخُتلف فيه من الحق بإذنك، إنك تهدي من تشاء إلى صراط مستقيم).
“O Zoti im! Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit! Shpikësi pa shembull të mëparshëm i qiejve dhe tokës! Gjithënjohësi i të fshehtës dhe i të shfaqurës! Ti që do të gjykosh mes robëve të Ty, për atë që ata kundërshtoheshin! Më udhëzo mua në të drejtën e asaj për të cilën ka kundërshtim nga e vërteta, me Lejen Tënde! Ti udhëzon kë të duash në rrugë të drejtë.”
السبب الخامس: اتباع الكتاب والسنة pasimi i Kur’anit dhe Sunetit
Pranimi i veprave në Islam bëhet vetëm atëherë kur plotësohen patjetër të dy kushtet : 1 – sinqeriteti ( të vepruarit për hirë të Allahut) 2 – të jetë konform sheriatit e bazuar në Kur’an dhe Sunet ,pra rruga e Profetit a.s. Nëse plotësohet vetëm njëri prej tyre vepra është e pa pranuar. Patjetër duhet të plotësohen të dy kushtet.
والدليل قوله تعالى: الَّذِينَ يَسْتَمِعُونَ الْقَوْلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحْسَنَهُ أُولَئِكَ الَّذِينَ هَدَاهُمُ اللَّهُ وَأُولَئِكَ هُمْ أُولُو الْأَلْبَابِ [الزمر:18].
…të cilët, pasi i dëgjojnë fjalët (që u thuhen), ndjekin atë që është më e mira prej tyre. Këta janë ata që Allahu i ka udhëzuar në rrugë të drejtë; këta janë mendarët.
السبب السادس: الاعتصام بالله të kapurit fort pas fesë së
والدليل قوله تعالى: وَمَنْ يَعْتَصِمْ بِاللَّهِ فَقَدْ هُدِيَ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ [آل عمران:101]
Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të mbarë.
السبب السابع: المجاهدة في الله të luftuarit në rrugën e drejtë
والدليل قوله عز وجل: وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا [العنكبوت:69]
Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!
Të luftuarit në rrugën e drejtë është katër lloje: 1- lufta me veten tënde 2- lufta me shejtanin 3- lufta me munafikët 4 – lufta me qafirat
Namaziالسبب الثامن: الصلاة
Prej shkaqeve më të rëndësishme është falja e namazit dhe përkujdesa për faljen e tij në kohë dhe në mënyrën më të mirë. Ai i cili nuk falet nuk ka udhëzim për të. Allahu në fillim të sures Bekareh thotë:
ألم * ذَلِكَ الْكِتَابُ لا رَيْبَ فِيهِ هُدىً لِلْمُتَّقِينَ [البقرة:1-2]
Elif Lam Mim. Ky është libri që nuk ka dyshim në të -Kur’ani – udhëzim për të devotshëmit.
Kush janë ata ?
الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاةَ [البقرة:3]
ata të cilët besojnë të fshehtën(gajbin) dhe falin namazin.
السبب التاسع: الرفقة الصالحة Zgjedhja e shoqërisë së mirë
Udhëzimi i fortë arrihet atëherë kur ti shoqërohesh me njerëz të mirë, besimtarë, dijetarë.
السبب العاشر: الابتعاد عن رفقة السوء Largimi nga shoqëria e keqe
E kundërta ndodh me atë i cili shoqërohet me njerëz të këqinj. Ai jo vetëm që nuk forcohet në fe, por rrezikon që të dalë prej saj.
Llojet e udhëzimit.
Udhëzimi është dy llojesh : 1 – i përgjithshëm dhe 2- i veçantë
1- udhëzimi i përgjithshëm është për të gjithë njerëzit muslimanë dhe jo muslimanë. Është udhëzimi fillestar, ku Allahu e udhëzon nje person nga errësira në dritë, nga errësira e kufrit në dritën e imanit.
2- udhëzim i veçantë është udhëzimi që i takon vetëm besimtarëve. Ky është të përforcuarit e udhëzimit të parë. Është ai udhëzim që besimtarët e lusin Allahun në çdo namaz në çdo herë që lexojnë suren fatiha kur themi na udhëzo në rrugën e drejtë.
Allahu është Udhëzuesi suprem, Ai i cili udhëzon kë të dojë. Profetët , dijetarët , njerëzit e devotshëm janë ata që ndihmojnë në përhapjen e fesë për ti treguar njerëzve udhëzimin dhe rrugën se si të udhëzohen.
Lusim Allahun që të udhëzojë në këtë botë dhe të na forcojë në këtë fe, në këtë botë, në varr, mbi sirat dhe atë ditë kur do të jetë llogaria e madhe.
Amin .
Pergaditi: Petrit Zharova