1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

EDUKATA ME HOXHALLARË – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

Nga virtytet e nxënësit dijes është të respektojë dijetarët, të jetë i përulur para tyre, të kujdeset për nderin e tyre, të jetë i kujdesshëm që të mos u bëjë ndonjë gjë të keqe apo t’ua pakësojë vlerën e tyre, pasi dijetarët meritojnë të nderohen.
Mirëpo, për fat të keq, në shoqërinë tonë shohim njerëz që nuk kanë respektë ndaj hoxhallarëve tyre, e më e dhimbshme është kur këtë paedukatë e sheh tek ata që në dukjen e tyre duken që janë pasues të sunnetit, por në realitet sjelljet i kanë shumë arrogante qoftë ndaj hoxhallarëve apo edhe ndaj familjarëve tyre dhe xhematit!

Janë transmetuar thënie të shumta nga sahabët dhe gjeneratat e para, të cilat nxisin respektin ndaj ulemave, respektimin e vendeve ku kërkohet dituria, detyrimin e sjelljes së mirë në ato vende.

– Muhamedi alejhis selam transmeton se Allahu i Lartësuar, në një hadith kudsij ka thënë:
“Kush i shqetëson evlijat e mi, i shpalli luftë!”
Thonë Imam Shafiu dhe Ebu Hanifja:
“Nëse dijetarët nuk janë evlijatë e Allahut, atëherë Allahu nuk ka evlija.”
Shih: Et-Tibjan fi adabi hameleti-l-kuran, fq. 21. En-Nevevi.

– Muhamedi, alejhis selam, ka thënë:
“Nuk është prej nesh ai që nuk e respekton të madhin, as ai që nuk është i mëshirshëm me të voglin, as ai që nuk e dinë të drejtën dhe vlerën e dijetarit.”
Ahmedi në “Musned”, 1/257. Hakimi në “Mustedrekun” e tij, Shejh Albani dhe El-Hejthemi thonë se ka sened të mirë.

– Halifi i katërt i drejtë, Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
“Të drejtat që ka një dijetarë ndaj jush janë që t’i respektoni të gjithë njerëzit në përgjithësi, dhe atë në veçanti, të mos uleni para tij, të mos i drejtoni dorën dhe as t’i shkelni syrin, të mos i thoni filani ka thënë ndryshe nga ju dhe të mos përgojoni askënd në praninë e tij.”
“Et-Tibjan fi adabi hameleti-l-kuran”, fq.38. En-Nevevi.

– Një tjetër halife i drejtë, Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
“Nga të drejtat e dijetarëve ndaj jush është: të mos i bëni shumë pyetje, as ta detyroni të përgjigjet, as ta mërzitni kur është i lodhur dhe as mos e kapni për rrobat e tij kur të largohet, as mos i zbuloni sekretet e tij, as mos përgojoni dikë përballë tij, sepse dijetari është si palma, ju prisni që të bjerë diçka prej saj.”
“El-Fekih vel-mutefekkih”, 2/99, Hatib el-Bagdadi.

– Dijetari tabiin, Amir esh-Sha’bi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
“Zejd ibn Thabiti filloi të hipte në shalë dhe kur e futi këmbën e tij në yzengji, Ibn Abbasi e kapi yzengjin e tij, e ai (Zejdi) i tha atij. : – Lëre, o djali mixhës Pejgamberit alejhis selam.” “Jo”, u përgjigj ai, – kështu i trajtojmë ne dijetarët dhe të moshuarit.”
“El-Fekih vel-mutefekkih”, 2/99, Hatib el-Bagdadi.

– Hasan ibn Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, i tha djalit tij:
“O bir, kur të ulesh me dijetarë, përpiqu të dëgjosh më shumë sesa të flasësh, dhe mëso të dëgjosh mirë si dhe të heshtësh dhe mos ia ndërpre fjalën askujt derisa ta përfundon, pa marrë parasysh sa e zgjatë”
“Xhami’u bejani-l-‘ilmi ve fadlih”, 1/130., Ibn Abdulberr.

– Imam Shafiu, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
“E ktheva faqen e librit butësisht para imam Malikut, nga respekti ndaj tij, që të mos dëgjonte shushurimën e tij.”
“Tedhkiretus-sami”, f.214. Ibn Xhema’ah.

– Imam Ebu Bekr el-Axhurri, Allahu e pastë mëshiru, ka thënë:
“Kur nxënësit i pëlqen shoqëria e dijetarëve, atëherë ai shoqërohet me ta me respekt, bëhet i përulur para tyre.
Ai e ul zërin e tij nën zërin e tyre, i pyet me përulësi dhe shumica e pyetjeve të tij kanë të bëjnë me nënshtrimin ndaj Allahut Lartësuar, duke ua bërë të ditur se ai ka nevojë për njohuritë për të cilat po i pyet.

Kur përfiton dituri prej tyre, u thotë se ka përfituar një dobi të madhe, pastaj i falënderon për këtë, e nëse ata zemërohen me të, ai nuk zemërohet me ta, por kërkon arsyen pse u zemëruan me të dhe e përmirëson, duke u kërkuar falje, si dhe duke mos i mërzitur me pyetje. Ai është i butë në çdo gjë, nuk debaton me ta duke dashtë me u treguar se është më i ditur se ata, por shqetësimi i tij kryesor është të përfitoj prej tyre në mënyrën më të bukur.” “Ahlakul-‘ulema”, f.33. Imam El-Axhurri…

Allahu na bëftë të respektojmë hoxhallarët tonë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit