3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Scholz: Ç’duhet të bëjmë përballë Rusisë…

Më të lexuarat

“Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, në interesin tonë”, thotë kancelari

Kancelari gjerman Olaf Scholz prezantoi të hënën vizionin e tij për një Bashkimi të ri Evropian dhe bëri thirrje për unitet shumë më të fortë midis shteteve evropiane kundër Rusisë.

Duke folur në një universitet në Pragë, Scholz dënoi luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe argumentoi se konflikti synon gjithashtu Bashkimin Evropian (BE) dhe idealet e tij demokratike.

“Evropa jonë është e bashkuar në paqe dhe liri, është e hapur për të gjithë popujt evropianë që ndajnë vlerat tona”, theksoi Scholz dhe bëri thirrje për një qasje strategjike ndaj zgjerimit të BE-së, duke marrë parasysh realitetin gjeopolitik.

Mbështetje për propozimin e Macron

Ai shtoi se Ukraina, Republika e Moldavisë, Gjeorgjia dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së dhe janë pjesë e një Evrope të lirë dhe demokratike.

“Anëtarësimi i tyre në BE është në interesin tonë”, tha kancelari gjermane.

Ai shprehu mbështetjen e tij për propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për krijimin e një komuniteti politik evropian, por theksoi se ky forum i ri nuk mund të jetë alternativë ndaj anëtarësimit të vendeve kandidate në BE.

“Ky lloj grupimi nuk është alternativë ndaj procesit të ardhshëm të zgjerimit të BE-së dhe është shumë e rëndësishme për mua ta theksoj këtë edhe një herë. Ne ua dhamë fjalën vendeve kandidate, dhe në rastin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishte gati 20 vjet më parë. Dhe këto fjalë duhet të shoqërohen me veprime”, tha Scholz. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit