-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

ATË DITË, VETËM TE ZOTI YT ËSHTË KTHIMI

Më të lexuarat

Allahu i madheruar thote: “Kur shikimi të tmerrohet, kur Hëna të fshihet, dhe Dielli e Hëna të bashkohen, atë Ditë, njeriu do të thotë: “Ku të futem?” Jo, nuk ka se ku të futet. Atë Ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi. Atë Ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë. Madje, njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes, edhe nëse paraqet arsyetime.” [Kijame 7 – 15]

Shpjegimi i ajeteve

– “Kur shikimi të tmerrohet…” – Kur të ndodhë Kijameti, shikimet do të ngrijnë nga tmerri, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pakujdesshëm ndaj veprimeve të keqbërësve! Ai vetëm është duke u dhënë afat deri në Ditën, kur sytë të shtangen nga tmerri. Ata janë duke vrapuar me kokat lart, me sytë e tyre të hapur e të papulitur me zemrat e tyre të zbrazëta.”. [Ibrahim 42, 43].

– “…kur Hëna të fshihet…” – Drita e Hënës do të shuhet.

– “…dhe Dielli e Hëna të bashkohen…” – Ata nuk janë bashkuar asnjëherë me njëri-tjetrin, që kur Zoti i krijoi. Por Ditën e Gjykimit Zoti do t’i bashkojë ata. Dielli do të mbështillet e drita e tij do të zhduket, ashtu si edhe drita e hënës. Pastaj ata të dy do të hidhen në zjarrin e Xhehenemit, që robërit të shohin se Dielli e Hëna ishin thjesht dy krijesa të Zotit, të nënshtruara ndaj Tij. Në këtë mënyrë, kush ka adhuruar Diellin dhe Hënën do të bindet se ka qenë i mashtruar dhe mashtrues.

– “…atë ditë, njeriu do të thotë: “Ku të futem!”” – Kur njeriu të shohë këtë ngjarje të frikshme, do të mendojë për shpëtim, duke thënë: “Ku të shkoj? Si mund të shpëtoj nga kjo që po ndodh?”

– “Jo, nuk ka se ku të futet! Atë ditë, vetëm te Zoti yt është kthimi.” – Nuk ka asnjë strehë mbrojtëse, përveçse tek Allahu. Përfundimi i të gjithëve është para Allahut. Të gjithë robërit, pa përja-shtim, do të grumbullohen para të Gjithë-pushtetshmit. Askush nuk do të ketë mundësi të fshihet apo t’i shmanget Atij. Të gjithë do të mblidhen bashkë, për t’u shpërblyer sipas veprave që kanë bërë.

– “Atë ditë, njeriu do të njihet me atë që ka bërë dhe me atë që ka lënë pa bërë.” – Ditën e Gjykimit do të paraqiten të gjitha punët e njeriut, të mirat e të këqijat, të parat dhe të fundit, dhe ai nuk mund të mohojë asnjë prej tyre. Ai do të jetë i vetëdijshëm për to dhe do të pranojë gjithçka. Thotë i Madhëruari:

– “Madje, njeriu do të jetë dëshmitar i vetvetes, edhe nëse paraqet arsyetime.” – Ai mund ta gjykojë veten e vet, edhe nëse mund të hedhë justifikime, të cilat janë të papranueshme dhe të pavlef-shme. Vetë robi do të pranojë çdo punë që ka bërë dhe do të dëshmojë për vërtetësinë e saj, sikurse thotë i Madhë-ruari në një ajet tjetër: “Lexo librin tënd, sot mjafton të jesh vetë llogaritës i vetvetes”. [Isra 14].

Edhe nëse ai kërkon të mohojë ose të justifikohet për atë që ka bërë, kjo do të jetë e pavlefshme, sepse do të jenë vetë dëgjimi, shikimi dhe të gjitha gjymtyrët e tij që do të dësh-mojnë se ç’ka bërë. Mundësia për të rregulluar diçka tashmë ka përfunduar dhe çdo përpjekje është e padobishme, siç thuhet në këtë ajet: “Kështu atë ditë atyre që bënë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi e as që kërkohet të arsyetohen.” [Rum 57].

/TEFSIRI I SADIT/
/Përktheu: Othman Agolli/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit