-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Biseda Erdogan-Lapid pas rivendosjes së marrëdhënieve Turqi-Izrael

Më të lexuarat

Çarja e madhe nisi në 2010 me anijen Mavi Marmara

Të dy vendet duhet të përmirësojnë bashkëpunimin dhe dialogun mes tyre, në bazë të respektit të ndërsjellë të ndjeshmërisë, theksoi presidenti i Turqisë.

Një telefonatë mes presidentit turk Tajip Erdogan dhe kryeministrit izraelit Yair Lapid vulosi rifillimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve pas një pauze të gjatë.

Dy liderët, siç thuhet në njoftimin e presidencës turke, kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për çështje rajonale.

Presidenti turk nga ana e tij shprehu kënaqësinë e tij për avancimin e marrëdhënieve në kuadrin e rënë dakord në vizitat e mëparshme të presidentit izraelit Isak Herzog dhe kryeministrit Lapid. Më tej, Erdogan vuri në dukje se të dy vendet duhet të emërojnë ambasadorët sa më shpejt të jetë e mundur (deri më sot ata janë përfaqësuar në një nivel më të ulët).

Në fund, kreu turk shtoi se të dy vendet duhet të përmirësojnë bashkëpunimin dhe dialogun mes tyre, “në bazë të respektit të ndërsjelltë për ndjeshmëritë”.

“Përmirësimi i marrëdhënieve do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve midis dy popujve, zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe forcimin e stabilitetit rajonal,” tha Zyra e kryeministrit izraelit në një deklaratë më herët të mërkurën.

Në Ankara, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha pas njoftimit të Izraelit se, pavarësisht rivendosjes së plotë të marrëdhënieve turko-izraelite, Turqia “nuk do të braktisë kauzën palestineze”.

Pas më shumë se një dekade marrëdhëniesh të tensionuara, Izraeli dhe Turqia në muajt e fundit janë futur në një epokë të re në marrëdhëniet e tyre të shënuar nga vizita historike e presidentit izraelit Isaac Herzog në Ankara në mars.

Mevlut Çavusoglu më pas bëri një vizitë në Jerusalem në fund të majit në kuadër të rinxehjes së marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti turk Tajip Erdogan, i cili e ka paraqitur veten si një kampion i çështjes palestineze, ka qenë një kritik i ashpër i politikës së Izraelit ndaj palestinezëve.

Turqia mban marrëdhënie të ngushta me Hamasin, i cili kontrollon dhe sundon Rripin e Gazës që nga viti 2007.

Përkeqësimi i marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Tel Avivit filloi në vitin 2010 me rastin e anijes Mavi Marmara, kur forcat izraelite kryen një bastisje të përgjakshme në anijen turke, e cila, duke transportuar ndihma humanitare, po shkonte drejt Rripit të Gazës me qëllim të thyerjes bllokadës izraelite.

Turqia dhe Izraeli tërhoqën ambasadorët e tyre në Tel Aviv dhe Ankara respektivisht në vitin 2018 pasi forcat izraelite vranë 60 palestinezë gjatë protestave në kufirin midis Gazës dhe territorit izraelit kundër hapjes së ambasadës së SHBA nga administrata Trump në Jerusalem. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit