-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Excommunication (tekfiri) – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Fjala excommunication përkthehet në shqip si shkishërim dhe origjina e saj vjen nga latinishtja, që do të thotë përjashtim apo dëbim nga komuniteti. Përjashtimi nga një bashkësi sociale, institucion apo komunitet i caktuar është një praktikë dhe normë universale e njerëzve. Një pjesëtar i familjes mund të përjashtohet prej saj, duke e privuar atë nga banimi në shtëpinë e përbashkët, apo edhe me pasoja të tjera. Në shoqëritë fisnore fisi të përjashtonte nga radhët e tij, për shkaqe apo arsye, për të cilat në sytë e tij, ti nuk ishe më i denjë të ishe pjesëtar i fisit. Po kështu, edhe fshati apo katundi në trojet tona, e ka pasur si zakon përjashtimin e individëve apo familjeve të caktuara, nëse ata binin ndesh me normat zakonore të tij.

Natyrisht, kjo praktikë gjendet edhe në shoqëritë e sotme moderne, ku për thyerje etike apo shkelje të ligjeve dhe normave të caktuara institucionale kemi përjashtim nga puna, shkolla, partia, organizata, madje edhe përjashtim nga të qenit nënshtetas i një vendi të caktuar. Çdo shtet ka dispozita të veçanta për heqje të shtetësisë së dikujt.
Kështu që nisur nga kjo dispozitë universale, edhe feja dhe bashkësitë fetare, cilado qofshin ato, nuk bëjnë përjashtim nga kjo normë. Nëse dikush bie ndesh me parimet dhe doktrinat themelore të Islamit, ai sigurisht që nuk meriton të jetë pjesë e muslimanëve, edhe nëse vazhdon t’i thotë vetes si i tillë.

Feja, ashtu si çdo institucion tjetër i shoqërisë, nuk është hapësirë ku mund të luhet dhe çdo njeri të thotë e të bëjë çfarë i do qejfi, sepse mendësia se feja është thjesht bindje individuale dhe nuk ka lidhje me normat dhe parimet e një bashkësie komunitare, është mentalitet laik e anti-fetar, i cili synon ta zhbëjë fenë së qeni një entitet komunitar, duke vendosur veten në vend të saj. Pra, në thelb një “fe” që kërkon të përjashtojë fenë tjetër për t’i zënë vendin, në këtë rast humanizmi si fe kundrejt feve tradicionale teiste.
Kështu që habia apo mosmiratimi që shfaqin shumë individë të sotëm ndaj një shkishërimi të krishterë, apo përjashtimi nga Islami, i dikujt që i thotë vetes musliman, është një absurditet që vjen pikërisht nga pikëpamja moderne që e redukton fenë në një bindje thjesht personale, në kuadër të lirisë së ndërgjegjes, ku çdokush mund të besojë dhe të thotë çfarë të dojë. Por ndërkohë, po këta njerëz janë ata që nuk do të pranonin kurrë që dikush të kishte të drejtën të shprehej lirshëm se ofendimi i kombit, tradhtia ndaj tij, vrasja, vjedhja, përdhunimi, mashtrimi, racizmi, skllavërimi, sharja dhe ofendimi, korrupsioni dhe çdo krim tjetër, është i mirë dhe e lejuar të shprehesh kundra të gjitha atyre ligjeve që i ndalojnë këto krime, edhe nëse personi që i thotë këto, nuk i praktikon vetë ato. Atëherë, pse feja dhe normat e saj u dashkan të bëjnë përjashtim nga të gjitha institucionet e tjera të shoqërisë?!

Feja nuk është çështje shijesh ushqimore dhe as preferencash si veshjet e modës, siç pa e kuptuar e reduktojnë edhe një pjesë e besimtarëve të paditur, feja është themeli më antik i formësimit të institucioneve shoqërore dhe rrënja e çdo kulture, normave dhe ligjeve njerëzore.

Në korpusin e gjerë normativ dhe ligjor islam ekziston edhe përjashtimi nga Islami dhe bashkësia e muslimanëve. Në arabisht për të identifikuar këtë dispozitë përdoret termi tekfir, që do të thotë shpallje si kafir apo jomusliman të një ish-muslimani. Kjo nuk është një normë apo dispozitë që e kanë shpikur ekstremistët e terroristët, as havarixhët apo ata që etiketohen si tekfiristë, por e ka vendosur vetë Zoti me tekst të qartë Kuranor (2:217) dhe gjithashtu është pjesë e mësimeve të Profetit (alejhi salatu ue selam) dhe konsensusit të dijetarëve të Islamit ndër shekuj të çdo shkolle. Pra, është një normë fetare dhe juridike e padiskutueshme dhe nuk zhbëhet dot, edhe pse ka individë apo grupime që abuzojnë, e teprojnë dhe kalojnë në ekstreme të dënueshme, me aplikimin e saj vend e pa vend. Ashtu siç keqpërdorimi i fesë nuk e zhbën fenë, ashtu edhe keqpërdorimi i tekfirit nuk e zhbën këtë dispozitë islame.

Duke qenë se tekfiri ka lidhje me besimin, atëherë dijetarët islamë shprehen se kjo dispozitë, në themel është një e drejtë e Zotit dhe jo e njerëzve. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se një dispozitë e tillë është e pazbatueshme nga njerëzit në mënyrë absolute, apo se për t’i bërë tekfir dikujt, duhet për çdo rast të na vijë shpallja hyjnore nga Zoti, sepse po të ishte kështu, asnjë normë juridike penale nuk do të ishte zbatuar kurrë në këtë botë. Një pjesë e njerëzve nuk bëjnë dot dallim mes gjykimit absolut që i takon Zotit, që do të jetë i tillë edhe në Ditën e Gjykimit dhe gjykimit njerëzor në këtë botë, duke iu referuar dispozitave të Zotit. Allahu e ka ditur se gjykimet njerëzore në këtë botë, nuk janë kurrë absolute në saktësinë e tyre, por është po Ai, që ua ka lejuar atyre të gjykojnë në bazë të kritereve të caktuara, përndryshe do të ishte e pamundur të kishte mbarëvajtje të jetës njerëzore, duke kërkuar gjykimin absolut hyjnor. Nëse këtë lloj qëndrimi, asnjë njeri me mend në kokë nuk e pranon për dikë që vret, apo vjedh, pse u dashka refuzuar për dikë që braktis parimet dhe normat e fesë, për t’u shpallur si jomusliman?!

Duke qenë se një dispozitë e tillë, pra tekfiri, ka pasoja të rënda, qoftë edhe në aspektin moral e social, dijetarët e Islamit, nisur nga argumentet fetare, kanë përcaktuar se cilat janë kriteret dhe rregullat e zbatimit të tij dhe kush e ka këtë të drejtë. Kështu që nëse dikush, edhe nëse i thotë vetes musliman, bie në pozitën e tekfirit dhe konsiderohet si i dalë nga Islami nga njerëzit kompetentë, kjo është diçka krejt normale dhe brenda të njëjtës logjikë, me të cilën përjashtohet një njeri nga një institucion social i caktuar.

Tekfiri është një normë juridike e domosdoshme për ruajtjen e bashkësisë së besimtarëve, ai i ngjan operacionit për heqjen e pjesës së gangrenizuar të trupit, e cila nuk mund të shërohet, por rrezikon të infektojë pjesën tjetër.

Dikush mund të thotë se shpallja e dikujt si i dalë nga feja islame (murted) mund të ketë si pasojë edhe dënimin kapital të tij dhe ne kemi parë grupe ekstremiste tekfiriste që e kanë aplikuar këtë dispozitë dhe pas kësaj, ata kanë vrarë njerëz, duke vënë bomba dhe bërë ekzekutime të tipit mafioz ndaj atyre që i kanë cilësuar si qafirë apo murtedë.

Së pari, tekfiri është dispozitë sheriatike dhe ka dy aspekte: atë të verdiktit ligjor juridik dhe atë të përmbarimit praktik. Aspekti i parë i takon njerëzve kompetentë që kanë të drejtën të japin fetva dhe përmbushin kriteret përkatëse, ndërsa aspekti i dytë i takon kadilerëve apo gjykatësve dhe shtetit, në ato vende apo raste, ku ka të tilla gjykata. Mirëpo zakonisht, duke qenë se tekfiri ka të bëjë shpesh me persona konkretë, për të cilët rasti mund të kërkojë përmbushjen e disa procedurave juridike islame paraprake, drejtpërdrejt me ta, siç është sqarimi personal i individit (ikametul huxhe), atëherë të dyja aspektet duhet të përmbushen nga kadilerët, në mënyrë që kjo dispozitë kaq delikate dhe e rrezikshme të zbatohet sa më drejt, ndërkohë që aspekti i parë mund të zbatohet për raste tejet të qarta, për të cilat nuk ka nevojë sqarimi personal i individit.

Së dyti, në Islam nuk lejohet vetëgjyqësia. Dënimet penale, për çfarëdo krimi qofshin ato, i përkasin dhe janë e drejtë ekzekutive e shtetit dhe institucioneve të tij dhe jo e individit apo dikujt tjetër, kështu që veprimet që bëjnë individë të caktuar në këtë drejtim, edhe sikur të nisen nga gjykime të sakta, janë gabime fatale dhe me pasoja të rënda, ndaj dhe nuk lejohen në Islam.

Së treti, njerëz të tillë, që meritojnë tekfirin, po të jetonin në vende dhe kohë ku zbatohej sheriati nga gjykatat, ashtu siç zbatohen sot dënimet për krimet e tjera, nuk do të merrnin guximin të dilnin haptazi për të shprehur diçka që konsiderohet krim dhe antiligjore, ashtu siç ndodh edhe sot kudo në botë, për ato pohime që konsiderohen krim, kështu që edhe dënime të tilla do të ishin inekzistente ose tepër të rralla.

Njerëzit e dijes islame duhet të çlirohen nga kompleksiteti i thënies së të vërtetës, nga droja se heretikë të tillë, duke dashur të manipulojnë opinion publik, do ta shfrytëzojnë ekskomunikimin e tyre, duke bërë viktimën e gjoja ekstremizmit nga bashkësitë fetare apo hoxhallarët, e duke e shpallur veten triumfalisht si heronj të fjalës së lirë dhe lirisë së ndërgjegjes e mendimit të hapur kritik, ndërsa kundërshtarët e tyre si persekutorë, ekstremistë të dhunshëm apo edhe terroristë. Opinionit publik dhe njerëzve nëse iu flet qartë, thjesht dhe me logjikë të shëndoshë, krahas argumenteve fetare, sigurisht që do të të mirëkuptojnë dhe do të ndikohen më pak nga sharlatanët dhe manipulatorët e fesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit