1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Francë: nënë e bir muslimanë s’lejohen të hyjnë në restorant

Më të lexuarat

Një gruaje muslimane në Francë nuk i është lejuar të hyjë në restorant, duke u penguar nga pronarja me arsyetimin se ishte “e veshur me rroba të errëta nga një kohë e errët”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qytetin juglindor të Hendaye, djali donte ta çonte nënën e tij në një restorant, të cilin e kishte rezervuar një javë më parë, dhe të hanin darkë në ditën e nënës.

Por pronarja e lokalit nuk e lejon të birin dhe nënën e tij të hyjnë, duke përmendur faktin se nëna e tij mban një “shami të errët nga koha e errët”.

Gruaja, e cila thuhet se është e krishterë sepse kishte një kryq të dukshëm në qafë, ofendoi më tej klienten myslimane duke thënë se “shamia e saj është një mjet për të nënshtruar gratë”.

Për shkak të miratimit të një ligji të ri në lidhje me muslimanët në Francë, janë shtuar sulmet islamofobike dhe diskriminuese ndaj grave me shami, muslimanëve dhe institucioneve dhe vendeve të adhurimit islam.

Së fundmi, vendimi i bashkisë së Grenoble për të lejuar përdorimin e rrobave të banjës (burkini) në plazhet dhe pishinat publike në vend, u pezullua nga një gjykatë me urdhër të ministrit të Brendshëm Gerald Darmanin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit