-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kompanitë e mediave sociale injorojnë 89 për qind të ankesave kundër islamofobisë

Më të lexuarat

“Facebook, Instagram, TikTok, Twitter dhe YouTube, nuk kanë ndërmarrë veprime në 89 për qind të postimeve të urrejtjes anti-muslimane dhe islamofobike të raportuara ndaj tyre”, thuhet në raport

Një studim i kryer në SHBA zbuloi se kompanitë e mediave sociale qëndruan indiferente ndaj 89 për qind të ankesave për islamofobi dhe nuk ndërmorën veprimet e nevojshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e përgatitur nga Qendra e Urrejtjes Digjitale (CCDH), duke iu referuar deklaratës së përbashkët nga kompanitë Meta, Twitter dhe Google që mbështesin thirrjen për heqjen e postimeve terroriste dhe të dhunshme në vitin 2019 thuhet se “Është vërtetuar edhe një herë se njoftimet për media janë asgjë veç premtimeve boshe”.

“Ky raport zbulon se kompanitë e mediave sociale, përfshirë Facebook, Instagram, TikTok, Twitter dhe YouTube, nuk kanë ndërmarrë veprime në 89 për qind të postimeve të urrejtjes anti-muslimane dhe islamofobike të raportuara ndaj tyre”, thuhet në deklaratën në faqen e internetit të CCDH, e cila ka një zyrë në Washington”.

Duke përdorur mjetet e raportimit të vetë platformave, studiuesit që përgatitën raportin përcaktuan se 530 postime që përmbanin përmbajtje shqetësuese, fanatike dhe çnjerëzore që synonin muslimanët me karikatura raciste, komplote dhe pretendime të pabaza u shikuan të paktën 25 milionë herë.

“Shumica e përmbajtjes abuzive ishte lehtësisht e identifikueshme dhe ende po injorohej. Instagram, TikTok dhe Twitter i lejuan përdoruesit të përdornin hashtaget si #deathtoislam (vdekje për Islamin), #islamiscancer (Islami është kancer). Përmbajtja e hashtageve e shpërndarë morën të paktën 1.3 milionë shikime”.

Raporti paralajmëroi më tej se lejimi i ndarjes së përmbajtjes islamofobike do të nxiste ndarjet sociale, do të normalizonte sjelljen abuzive dhe do të inkurajonte sulmet jashtë linje.

Është pohuar gjithashtu se platformat e mediave sociale fitojnë para nga përmbajtja dhe ndërveprimet anti-islame dhe kështu janë indiferent ndaj përhapjes së urrejtjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit