- Lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit para kompensimit (të ditëve të humbura të Ramazanit), ngase, kur dikush e prish agjërimin me arsye të pranueshme, është si ai që ka agjëruar, dhe futet në fjalën e Pejgamberit: “Ai që e agjëron Ramazanin dhe e përcjell atë me gjashtë ditë…,” pra kompensimi i mbetet borxh.
- Lejohet agjërimi vullnetar para kompensimit të Ramazanit. Ky është mendim i Seid ibn Xhubejrit dhe është përcjellë edhe nga imam Ahmedi. Veprimi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) argumenton se ajo e vononte kompensimin deri në muajin Sha’ban, dhe është e pamundur që ajo nuk agjëronte gjatë asaj periudhe.
- Nijeti është tregti e dijetarëve. Është e preferuar për njeriun që agjërimin e gjashtë ditëve (të Shevalit) të agjërojë f.v. ditën e hënë e të enjte, ditët e bardha e të ngjashme me këto në mënyrë që të arrijë të fitojë të dy shpërblimet. Është vërtetuar nga Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) bashkimi i agjërimit të kompensimit (kaza) me atë vullnetar (nafile).
-Pëlqimi i agjërimit të gjashtë ditëve të Shevalit sipas përcaktimit (pra që të agjërohen në muajin Sheval), nuk e mohon fakin se nuk është e pëlqyer në ditë tjera. Mirëpo përmendja e Shevalit ka ardhur për arsye të përshpejtimit të agjërimit të atyre ditëve. Për këtë Maliku e mohoi një vepër të tillë, se selefët e vepronin, duke dëshiruar me këtë kufizimin vetëm në muajin Sheval. (Pra, agjërimi i këtyre gjashtë ditëve lejohet të agjërohen gjatë tërë vitit. Shënim i përkthyesit).
- Pëlqehet që ditët e mbetura të ramazanit të kompensohen (të bëhen kaza) në ditët me vlerë, si dita e hënë, ditët e bardha (13,14,15 shënim i përkthyesit) dhe dhjetë ditët e Dhul-hixhes, si dhe shpresohet që të ketë shpërblim për të gjitha. Omeri ka thënë: “Në dhjetë ditët e Dhul-hixhes, është më e dashur për mua që t’i kompensoj ditët e Ramazanit.”
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi