-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Chollet pas takimit me Kurtin: Dialogu e ardhmja e Kosovës në Evrop

Më të lexuarat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar këshilltarin Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Chollet në një postim në Twitter ka thënë se gjatë takimit me Kurtin ritheksoi përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Më vjen mirë të shoh kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderoi atë për pritjen e afganëve dhe ritheksoi përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, shkruan Chollet.


Për takimin me këshilltarin amerikan ka shkruar edhe kryeministri Albin Kurti.

“I nderuar për ftesën nga këshilltari amerikan në Departamentin e shtetit, Chollet për takimin tonë të parë personal. Presim vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit