Kush janë 5 rastet plot pikëpyetje të kohëve të fundit
Të paktën pesë biznesmenë rusë me ndikim kanë kryer vetëvrasje që nga fundi i janarit, tre prej të cilëve dyshohet se kanë vrarë anëtarët e familjes para kësaj.
Sipas CNN, të paktën katër nga të vdekurit janë të lidhur me gjigantin rus të energjisë Gazprom, i cili nuk ka dashur të komentojë mbi akuzat.
Një nga drejtorët kryesorë ekzekutivë u gjet i vdekur në shtëpizën e tij më 30 janar në Leninsk. Aty është gjetur një letër lamtumire. Ai u identifikua si shtetasi rus Leonig Shulman, shef i transportit në Gazprom.
Një muaj më vonë, trupi i një drejtuesi tjetër të kompanisë u gjet në të njëjtin vend. Trupi është gjetur, raporton Novaya Gazeta, me shenja të qarta të vetëvrasjes.
Por autoritetet ruse nuk njoftuan mediat për as një vdekje të vetme prej tyre.
Dhe më pas më 28 shkurt në Surrey, trupi i një miliarderi ukrainas me një adresë ruse, Mikhail Walford, u gjet në shtëpinë e tij në Angli. Një seancë gjyqësore për vdekjen e tij është caktuar për 29 korrik, njoftoi gjykata.
Në fund të marsit, trupi i një biznesmeni tjetër rus u gjet në Nizhny Novgorod. Sipas prokurorisë ruse, 43-vjeçari Vasily Melnikov, pronar i kompanisë farmaceutike MedStom, u gjet i vdekur më 23 mars, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij 4 dhe 10 vjeç, të cilët u goditën me thikë për vdekje.
Prokurorët rusë nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e tyre. Thjesht kanë thënë se nuk kanë gjetur gjurmë të një ndërhyrjeje të dhunshme në banesë dhe se kanë nxjerrë disa thika nga banesa.
Hetuesit besojnë se ishin vrasje dhe vetëvrasje të shumta,
Në fillim të këtij muaji, besohet se kanë ndodhur të paktën edhe dy raste të tjera. Ish-zëvendëspresidenti i Gazprombank Vladislav Avayev u gjet i vdekur në banesën e tij në Moskë më 18 prill, së bashku me gruan dhe vajzën e tij. Ky konsiderohet edhe një rast tjetër i vrasjes dhe vetëvrasjes.
Ish-zyrtari i lartë i Gazprombank Igor Volobuyev tha për CNN se ai ende nuk beson se Avayev ka vrarë veten.
“Detyra e tij ishte të merrej me klientë shumë të rëndësishëm. Ai ishte në krye të punëve shumë fitimprurëse. Pse do të vriste veten? Kjo nuk më duket e mundshme, mendoj se ai dinte diçka,,,,” tha ai.
Vetëm një ditë më vonë, më 19 prill, trupi i ish-drejtorit të kompanisë së gazit Novatek, Sergei Protosen u gjet në Barcelonë. Trupat e gruas së tij Natalya dhe vajzës së tij u gjetën në një apartament luksoz në LLoret de Mar, një qytet turistik i njohur pranë kryeqytetit katalanas.
Djali Fedor, i cili jeton me familjen e tij në Francë, nuk mund të pajtohet me idenë se babai i tij do të ishte i gatshëm të kryente një mizori të tillë dhe beson se ai u vra.
“Ai e donte shumë nënën time dhe veçanërisht motrën time Maria. Ajo ishte princesha e tij. Ai kurrë nuk do të bënte ndonjë gjë për t’i dëmtuar ata. Nuk e di se çfarë ndodhi atë natë, por e di që nuk do t’i lëndonte kurrë”, tha ai.
Pavarësisht kësaj, policia katalanase këmbëngul në tezën se bëhet fjalë për dhunë në familje dhe se nuk bëhet fjalë për vrasje apo krim të kryer nga mafia ruse. /tesheshi.com/