-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Mos u mbështet në veprat e tua

Më të lexuarat

Nga: MOHAMED GHILAN

Mos u mbështet në veprat e tua

Nga shenjat e mbështetjes tek veprimet e tua – humbja e shpresës në çastet e dështimit.
Ibn Ata’ Allah, Zoti pastë mëshirë për të, e nis aforizmin e tij duke korrigjuar besimin dhe kredon e myslimanëve në zemrat e tyre. Duke patur parasysh natyrën se si funksionojnë gjërat në këtë botë, shumë prej nesh mund të bien në grackën e të menduarit se veprimet tona do të na dërgojnë në parajsë. Nëse dëshmojmë njësinë e Zotit dhe njohim Muhamedin, paqja e Tij qoftë mbi të, si profet, falim pesë vaktet e namazit, agjërojmë në muajin e Ramazanit, paguajmë Zekatin dhe shkojmë në Haxh nëse kemi mundësi, atëherë krijojmë një siguri se do të hymë në parajsë. Jo vetëm kaq. Disa mendojnë se, nëse bëjnë disa veprime ekstra – fjala vjen si agjërimi i ditëve vullnetare, namazi i natës, përkujtimi i Zotit përmes dhikrit dhe kujdesi i të mos kryerit të veprimeve që do t’i ndëshkojnë në botën tjetër – do të jenë mes të drejtëve. Të gjitha këto janë të urdhëruara dhe kanë të vërteta brenda tyre, nëse ndokush mendon dhe beson se do të fitojnë kënaqësinë e botës tjetër përmes këtyre veprimeve, atëherë të ketë parasysh se çfarë po themi më poshtë.
Ka një hadith që transmetohet në shumë prej librave të mëdhenj të hadithit, i cili do t’i japë një perspektivë tjetër besimtarëve:
Profeti Muhamed, paqja e Tij qoftë mbi të, ka thënë: “Askush prej jush nuk do të hyjë në parajsë prej veprimeve të tij”. Sahabitë iu përgjigjën: “As ti o i Dërguari i Allahut?” Ai iu përgjigj: “As unë, vetëm nëse Allahu do të më mëshirojë dhe të më lejojë të hyjë në të”.
Transmetimi i mësipërm NUK do të thotë që ne duhet të ndalojmë së kryeri obligimet tona dhe kryerjen e akteve vullnetare për t’iu afruar Zotit. Kuptimi i atij hadithi është se ne nuk duhet të biem në kurthin e të menduarit që këto veprime do të na shërbejnë si Pazar me Zotin në Ditën e Gjykimit, sepse në të vërtetë, asgjë që ne bëjmë nuk do të na mjaftojë për të falënderuar aq sa duhet Zotin për bekimet që Ai na ka dhënë dhe na jep.
Ka një histori që na tregon  për një asket i cili vendosi të bëhej murg duke shkuar në mal për t’u izoluar nga njerëzit. Për 500 vite me radhë ai adhuroi dhe madhëroi Zotin, u ushqye vetëm me shegë që mund t’i këpuste vetë nga pema dhe pinte vetëm ujë, e kështu i shmangej çdo mëkati. Kur ai vdiq dhe shpirti i tij shkoi të gjykohej Allahu iu drejtua: “Hyr në Parajsë prej mëshirës Time”. Burri replikoi duke i thënë, “Prej veprave të mia o Zot”. Murgu presupozonte se duke e dhuruar Zotin për 500 vite me radhë me dedikim të madh dhe duke mos kryer asnjë mëkat ai do të mund të fitonte parajsën me veprat e tij.
Allahu iu përgjigj atij duke i thënë, “A dëshiron të gjykohesh?” Më pas Ai i urdhëroi engjëjt: “Mbani shënim për të”! Engjëjt u menduan një moment dhe më pas thanë: “Le të fillojmë gjykimin duke peshuar veprat e syve të tij”. Ç’gjykim mendoni se meriton ai për këto vepra? Konkluzioni i tyre qe: “500 vjet adhurim dhe dedikim pa asnjë mëkat, vetëm falë mirësisë së Zotit!” Në atë pikë burri e kuptoi pamundësinë për ta shlyer këtë mirësi dhe i tmerruar iu drejtua Zotit: “Prej mëshirës Tënde o Zoti im, prej mëshirës Tënde”.
Ajo për të cilën Ibn Ata’ Allah, Zoti e mëshiroftë, po na tërheq vëmendjen me këtë aforizëm është mendimi se nuk duhet të mendojmë se do fitojmë shpërblimin si rezultat i veprimeve tona. Në fakt, Allahu na tregon ne në Kuran se shpërblimi vjen prej Tij dhe se ne jemi të udhëzuar prej tij për të bërë vepra të mira. Kështu që ne duhet të mbështetmi vetëm tek Ai. Kjo është gjendja e gnostikut, njohësit të Allahut. Shpresa që kemi ne tek Zoti nuk vjen nga fakti që kryejmë aktet e adhurimit. Ne i kryejmë ato adhurime sepse jemi urdhëruar për t’i bërë ato dhe do të vazhdonim t’i bënim edhe sikur të mos kishte Parajsë dhe Ferr.
Shenja e keqe që na tregon se mund të vendosim besimin tonë në veprimet tona të mira më shumë se sa tek Allahu, i Cili është mundësuesi i veprimeve tona, vjen në çastin kur e shohim veten të dëshpëruar sepse mund të kemi bërë ndonjë mëkat të madh. Por nuk duhet të harrojmë se askush prej nesh nuk është i pagabueshëm. Pyetja është, kur gabon a nuk ndjehesh sikur ke humbur gjithçka dhe je e dëshpëruar?
Mëkatet janë këtu për të na mundësuar se si të bëjmë teube – për t’iu rikthyer Allahut dhe për të kërkuar mëshirën e faljen e Tij. Kështu ju mund ta fitoni dashurinë e Allahut sikurse ai na tregon në Kuran:
“Vërtetë, Allahu e do atë që i kthehet Atij dhe e pastron veten” – Bekare (2:222)
Nëse hulumton mbi Kuranin dhe ekzaminon arsyet e ndryshme se përse njerëzit do të adhurojnë Allahun, do të shohim tre lloje bindjeje për të cilat Allahu flet. Lloji i parë është bindja e skllavit. Kjo i referohet njerëzve që adhurojnë Allahun më shumë prej frikës së ndëshkimit të Tij. Lloji i dytë i bindjes është bindja e tregtarëve. Kjo i takon atyre personave që mbajnë shënim veprat e tyre duke bërë një balancim të shpërblimeve që do të marrin për veprat e tyre. Shumica prej tyre përbëjnë natyrën e shumicës së njerëzve. Disa të tjerë ndjehen të frikësuar, dhe prej frikës, kryejnë obligimet e tyre, dhe kjo është një nga arsyet që Allahu flet shpesh për ndëshkimin dhe dënimin në Ferr. Të tjerë kanë nevojë për një lloj tjetër motivimi, që ka të bëjë më shumë me reciprocitetin, dhe kjo është arsyeja se pse Allahu flet për shpërblimin e atyre që i binden Atij.
Përderisa Allahu na i përmend këto rrugë drejt bindjes, ne nuk mund të flasim keq për ata që i binden për këto motive. Gjithsesi, niveli më i lartë i bindjes, ai që i siguron shërbëtorit gjendjen më të lartë në Botën e Amshueshme, është bindja ndaj të Dashurit. Është adhurimi i Allahut duke duar vetëm dashurinë e Tij. Adhurimi i Allahut që vjen nga besimi që ke në zemrën tënde se Ai e meriton këtë adhurim pavarësisht Parajsës dhe Ferrit.
Kjo do të thotë të pasosh hapat e të Dërguarit të Zotit, paqja qoftë mbi të, i cili edhe pse e dinte që qe i pagabueshëm dhe e dinte përfundimin e tij, sërishmi falte namazin gjatë mbrëmjes derisa këmbët i enjteshin. Kur zonja Aishe, Zoti qoftë i kënaqur me të, e pyeti se përse e falte kaq shumë namazin duke ditur që Allahu e kish falur për mëkatet e së shkuarës dhe së ardhmes, ai iu përgjigj: “A nuk duhet të jem unë falënderues?”
Aforizmi i Ibn Ata’ Allah, Zoti e mëshiroftë, mbart këtë kuptim. Veprimet tona nuk janë arsyeja e shpëtimit tonë, mëshira e Allahut dhe hiri i Tij po. Ne e adhurojmë Allahun sepse na ka urdhëruar që të veprojmë kështu dhe sepse Ai e ka me hak që të adhurohet. Nëse ne mëkatojmë apo nuk i bëjmë detyrat tona në kohën e duhur, ne duhet të kthehemi tek Zoti dhe të kërkojmë mëshirën dhe faljen e Tij. Vetëm duke pasur një kuptim më të mirë ne do të arrijmë të përfitojmë gradat e larta në botën e amshueshme, ku do të përfitojmë nga mirësitë e premtuara – duke u bekuar me vështrimin e Zotit tonë dhe duke u përhumbur në madhështinë, pafundësinë dhe bukurinë e Tij.
Marre nga e-zani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit