1.6 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

A mund të shpëtohet Europa? (Alfred Gusenbauer)

Më të lexuarat

Në vitin 2011 kriza financiare dhe bankare e Europës u shndërrua në një krizë të borxhit sovran…Në vitin 2011 kriza financiare dhe bankare e Europës u shndërrua në një krizë të borxhit sovran…

 

Një problem që filloi në Greqi kulmoi me dyshime rreth ekzistencës së euros e madje edhe vetë Bashkimit Europian. Një vit më vonë, ato dyshime thelbësore mbeten ende. Por nëse i futemi krahasimit të BE me Shtetet e Bashkuara apo Japoninë (ku borxhi publik kap 200% të PBB), imazhi i keq iUnionit është i pajustifikueshëm. Në fakt punësimi në BE mbetet i lartë, siç janë të larta edhe përqindjet e kursimeve private. Për më shumë, tregtia eUnionit është në balancë me pjesën tjetër të botës.

 

Një arsye për ta dyshuar euron dhe BE është se, që nga pranvera e vitit 2010, udhëheqësit e Europës kanë nxituar sa nga një samit mbi krizën në një tjetër, çdo herë duke hartuar zgjidhje të hamendësuara që ofronin pak dhe arrinin shumë vonë. Udhëheqësit e Europës kurrë nuk e kanë futur në punë plotësisht fuqinë e tyre ekonomike dhe politike. Në të kundërt, në vend të zbutjes së tregjeve financiare, qëllimi i tyre i kryeherës, udhëheqësit europianë vazhdojnë të jenë të mbytur prej tyre. Nuk duhet të na habisë fakti se me provincializmin vonues të qeverive kombëtare që i vë fre një aksioni të përbashkët të BE, tregjet financiare po përdorin atë që komunistët quanin “taktika sallami” duke përçarëUnionin me anë të sulmeve ndaj vendeve anëtare një e nga një. Në fakt, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian janë nxjerrë jashtë loje ndërkohë që ka dalë në krye një model i ri menaxhimi të Europës: Gjermania merr vendimet,Francajep konferencat e shtypit dhe pjesa tjetër tund kokën në pëlqim (përjashto britanikët që edhe njëherë tjetër kanë zgjedhur izolacionizmin).

 

Kjo strukturë menaxhimi nuk është as demokratikisht legjitime dhe as e përligjur nga performanca e saj (e cila duket se përbëhet nga jo më shumë se reagime ndaj trusninë nga tregjet financiare). Në fakt, disa përllogarisin se aty nga viti 2050, Europa do të prodhojë vetëm 10% të PBB së botës me vetëm 7% të popullatës së saj. Deri atëherë as edhe ekonomia gjermane nuk do të jetë domethënëse në terma globalë; për të mos folur pastaj për ekonomitë europiane. Duke filluar që nga sivjet, kur ekonomia botërore pritet të rritet me vetëm 2.5%, beteja për ndarjen e tortës globale do të bëhet edhe më e egër. Europa po lufton për mbijetesën e saj ekonomike, por nuk duket se është koshiente për këtë.

 

Atëherë, a synojmë ne europianët të mbetemi relevantë në shekullin 21, që do të thotë fuqizimi i pozicionit tonë?Apojemi të përgatitur për t’iu nënshtruar një regjimi të dhimbshëm, rezultat i nacionalizmave dhe limontisë? Unë jam avokat i një Europe të fortë që i merr në sy sfidat e një bote papushim në ndryshim. Ne keminevojë për një kontratë të re ndërmjet kombeve europiane, gjeneratave dhe klasave shoqërore, e cila vjen me zgjedhje të vështira. Ne duhet t’i themi lamtumirë egoizmave kombëtare, interesave, hileve të ulëta dhe iluzioneve. Nëse Europa do që gjërat të mbeten siç janë gjërat duhet të ndryshojnë rrënjësisht.

 

Së pari, BE duhet të bëhet demokraci e njëmendtë-me një president të zgjedhur direkt dhe një parlament më të fortë-nëse do që vendimet paneuropiane të kenë legjitimitet të plotë. Pakti fiskal për të cilin u pajtuan anëtarët e BE (përjashto Britaninë dhe Çekinë) në dhjetor 2011 nuk mund t’u lihet vetëm burokratëve dhe gjykatave. Europianët, sovranët e vërtetë, duhet që përfundimisht të fitojnë të drejtën për të vendosur mbi politikat europiane nëpërmjet zgjedhjeve. Së dyti, na duhet ta mbyllim hendekun e të ardhurave. Ndarja në rritje mes të pasurve e të varfërve, rrogat e ngecura dhe pabarazitë e thella rajonale në papunësi janë moralisht të papranueshme dhe ekonomikisht kundërproduktive. Pabarazia në rritje e të ardhurave në BE e keqvendos fuqinë blerëse, për të cilën ekonomia e saj ka nevojë të fortë në mënyrë që të rritet e të hapë vende të reja pune. Dhe, e fundit, shteti social kanevojë për një rishqyrtim rrënjësor. Aktualisht BE jep një pjesë të madhe të shpenzimeve për pensione dhe kujdes shëndetësor për të moshuarit ndërkohë që arsimimi vuan nga fondet e pakta. Një shtet social që fokusohet kryesisht te të moshuarit dhe nuk u jep mundësi të mjaftueshme brezave të rinj, nuk është funksional. Për më shumë pabarazitë e krijuara nga privilegjet, si për shembull skema e pensioneve të sektorit publik dhe avantazhet për grupet e interesit duhen marrë në konsideratë.

 

Në mënyrë që të bëhen këto ndryshime taksat më të larta për pasuritë dhe të ardhurat kapitale janë të pashmangshme. Por ndërkohë që këto të ardhura shtesë nga taksat do të përmirësojnë financat publike të Europës, ato nuk do të përjashtojnënevojën e reformimit të shteti social. Në fakt, në rastin më të mirë, ato mundësojnë një tranzicion shoqërisht të përgjegjshëm drejt formave më efektive të mbrojtjes sociale. Është gjithashtu gabim të besosh se masat e kursimit-fokusi kryesor i liderëve europianë deri më tash-do të konsolidojë financat publike. Europa është në buzë të recesionit. Rrjedhimisht duhet t’i kufizojnë shkurtimet në shpenzime deri në atë masë që ekonomia të mos tkurret. Ato gjithashtu duhet të rrisin vetëm ato taksa të cilat nuk e pakësojnë konsumin, investimet apo krijimin e vendeve të punës.

 

 

 

Veç këtyre një “Plan Marshall europian” që mundëson investime në infrastrukturë, energji të rinovueshme dhe eficiencë energjetike është inevojshëm. Njënismë e tillë jo vetëm do ushqente rritjen, por gjithashtu do të ulte deficitet e llogarive të shëndosha bankare (sepse importet e energjisë së shtrenjtë do të pakësoheshin). Financat publike do të konsolidoheshin vetëm me anë të rritjes, jo me anët të kursimeve. BankaQendrore Europiane duhet të përshtatet me rregullat e reja të paktit fiskal. Dobësia e qeverive kombëtare para tregjeve financiare dhe përqindjeve të stërzmadhuara të interesit të tyre duhet kufizuar. Vetëm BQE, duke marrë përsipër rolin e huadhënësit të fundit, mund ta ndalojë rrjedhjen e kapitalit të eurozonës dhe të rikthejë besimin në kapacitetin e Europës për të zgjidhur problemet e veta.

 

Europa nuk ka më kohë. Institucionet e BE-së duhet të ushtrojnë kreativitetin e tyre me të gjithë forcën-mendimi konvencional nuk do të mjaftojë për ta shpëtuarUnionin. Vetëm kur BE të ketë nxjerrë kryet mbi ujë mund t’i futemi shtegut të vështirë, por tënevojshëm të hartimit dhe përshtatjes së një pakti të ri për një Europë të re.

 

 

 

*Alfred Gusenbauer ka qenë kancelar i Austrisë në periudhën 2007-2008.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit