9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Hurma, përfitimet shëndetësore

Më të lexuarat

Hurma është një pemë e viseve të ngrohta, ndërsa në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët.

Në këtë muaj me siguri shumë njerëz i kanë shijuar frutat e hurmës. Pema që prodhon këtë frutë të sheqerosur vjen nga Japonia dhe Kina. Në mjekësinë tradicionale kineze, hurmat janë përdorur për të trajtuar probleme të tilla siç ishin astma, infeksionet e mushkërive, hemorroidet, diarre dhe shumë të tjerë.

Hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës C dhe kaliumit. Hurma e gjelbër është e pasur me tanin dhe i jep një shije të fortë e të ashpër, kështu që ju duhet ta hani vetëm frutën plotësisht të pjekur.

Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore te hurmës janë vetitë e saj antikancerore në përmbajtje të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A. Kjo frutë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekur, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia.

Për shkak të një përmbajtje të lartë të jodit, konsumi i rregullt i kësaj frute ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti.

Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.

Sigurisht, për t’i gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës është e rekomandueshme që të konsumoni fruta të freskëta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit