9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Hafiz Ali Korça (1874-1957) mësues atdhetar, hoxhë dhe intelektual i dalluar i kombit

Më të lexuarat

Midis hoxhallarëve të njohur për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tyre fetare e kombëtare shquhet dhe Hafiz Ali Korça. Ai u lind në Korçë, në vitin 1874, në një mjedis të pastër, patriotik, fetar e kulturor. Ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngritën lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. Ka qenë anëtarë në Komisinë Shqip në Shkodër. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin “Bolshevizma a shkatërrimi i njerëzimit”. Hafiz Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës.

Hafiz Ali Korça ka lënë edhe një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh e përkthimesh. Ai ka përkthyer kryeveprat si “Gjylistani”, “Rubairat” si dhe “Jusufi me Zelihanë”, i bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj të orientit si Saadiun, Omer Kajamin etj.

Ai ka qenë ndër mësuesit e parë të Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë edukatë islame. Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i kësaj Ministrie, Shef i Fetvasë në Këshillin e Lartë të Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të Tiranës etj. Gjatë jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi me një varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm në historinë e kohës së re të Shqipërisë, siç janë: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.

Ka qenë mësues në Mësonjëtoren e Parë Shqipe të Korçës

Pjesëmarrës në Kongresin e Dibrës

Këshilltar dhe Drejtor i Përgjithshëm në Qeverinë e përkohshme të Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali (1914)

Pjesëmarrës në Komisia Letrare Shqipe në Shkodër(1916-1918)

Drejtor i Arsimit për Durrësin, Elbasanin, Dibrën, Matin dhe Pogradecin(1916)

Ka vdekur në Kavajë në vitin 1957.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit