1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Realiteti i së Vërtetës

Më të lexuarat

Në këtë epokë individualizmi, egoizmi njerëzor synon ta kënaq veten duke bërë sa më shumë njerëz për vete, ndaj shumëkush tenton të bëhet VIP, i famshëm skenash, TV-je, rrjetesh sociale, sporti, arti, politike etj. Dhe për këtë, audienca e sotme njerëzore nuk kërkon të thuash të vërteta apo të bësh gjëra të mençura, sesa kërkon më shumë se çdo gjë, të thuash dhe të bësh atë çka kënaq emocionet dhe epshet njerëzore, pavarësisht sesa morale, e vërtetë apo e drejtë është ajo që thua dhe bën. Kështu që shpesh edhe ata që duhet të thonë apo pranojnë të vërtetën, nuk e bëjnë këtë, sepse humbin audiencën dhe kjo e fundit del se është më e rëndësishme për ta sesa vetë e vërteta. E për çudi ndonjëherë kjo bëhet në emër të së vërtetës, e cila pretendohet t’i përçohet njerëzve nëpërmjet konformizmit dhe rritjes së audiencës, pa e kuptuar se kur shtimi i audiencës kthehet në synim primar, është vetë vërteta ajo që sakrifikohet. Mirëpo siç thoshte Imam Shafiu (rahmet pastë), se të arrish kënaqësinë e të gjithë njerëzve është një mision i pamundur; kështu që rendja pas audiencës nuk është veçse një rendje pas kënaqësisë së egos.

Por më e keqja në këtë mes është se audienca e madhe e njerëzve të krijon iluzionin se vërteta është pas shumicës së tyre, duke harruar se Zoti na tregon se “shumica prej tyre e urrejnë të Vërtetën” (Kurani 23:70) Po, po e urrejnë! E urrejnë sepse e vërteta për disa mund të jetë e dhimbshme, madje shumë e dhimbshme, sepse ajo mund tu cenoj prestigjin, pasurinë ose pushtetin dhe njerëzit nuk duan ta çojnë nëpër mend se e vërteta mund t’i çlirojë dhe shërojë nga çdo dhimbje. Ata nuk mund ta pranojnë sesa shumë kanë humbur duke mos e njohur apo duke e mohuar atë. Kështu që pikërisht për këtë ata edhe e luftojnë atë dhe mund të bëhen armiq të saj dhe e njerëzve të saj.

E nëse shumica e njerëzve do të ishte kriteri i vetëm me të cilën provohet e vërteta dhe njerëzit e saj, Profetët e Zotit do të kishin qenë, që të gjithë, njerëzit me audiencën më të madhe. Por ndërkohë historia na dëshmon se vërteta që ata sollën u urrye, u refuzua dhe u luftua dhe i ndau njerëzit në miq dhe armiq të saj dhe Profetët jo rrallë herë u urryen nga shumë njerëz.

Kështu edhe sot, e vërteta nuk mundet dot kurrë t’i kënaq të gjithë njerëzit, por ajo është më e shtrenjtë se çdo prestigj, pasuri ose pushtet, është më e shtrenjtë se çdo qenie njerëzore.

“Tashmë, Ne ju kemi sjellë të Vërtetën, por shumica prej jush e urren të Vërtetën.” (Kurani 43:78)

Hoxhë Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit