1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Virusi i historive seksuale

Më të lexuarat

Nga: Alaudin Mikdad

Virusi i historive seksuale

Shumë faqe internet me natyrë seksuale, gëlojnë nga një valë e furishme historish seksuale, të cilat kapërcejnë çdo kufi, duke mos lënë moral dhe virtyt pa u orvatur të rrënojë. 
Nëse vëren me kujdes mënyrën si shkruhen këto histori, zbulon kollaj se shumica e tyre janë shkruar nga profesionistë në fushën e ligësisë dhe degjenerimit. Ato nuk janë shkruar thjesht nga disa perversë siç pretendohet nga disa, edhe pse ndonjëherë stili i  të shkruarit është i thjeshtë.
Të rinjtë që i lexojnë këto histori, shumica e  tyre thonë se e bëjnë thjesht për argëtim, vrasje kohe dhe kënaqësi, pa e ditur rrezikun e vërtetë të këtij lloji historish dhe ndikimin e tyre në mendjet dhe zemrat e tyre.
Po të bëjmë një analizë të këtyre historive dhe të ndalemi tek disa aspekte të rëndësishme, do të kuptojmë rrezikun dhe dëmin që ato shkaktojnë.
 
Së pari: Aspekti teknik
Meqë këto histori hidhen në faqet e internetit, ato janë të shkruara në word, që e cila e lehtëson kërkimin, gjetjen dhe leximin e tyre.  Ato mund të ruhen shumë kollaj në kompjuter, si dhe mund tu dërgohen përdoruesve të tjerë të kompjuterit dhe internetit krej lehtësisht, pasi zënë ndonjë hapësirë të madhe. Një lehtësi të tillë nuk e gjejmë tek materialet e tjera pornografike, filma qofshin apo fotografi. Prandaj, përdoruesit e internetit, përdorin dhe qarkullojnë më së shumti pikërisht materialet me natyrë seksuale në formë historish dhe tregimesh.
 
Së dyti: Aspekti psikologjik
Leximi i historive seksuale, e shtyn lexuesin në aktivizimin e imagjinatës deri në kufijtë e saj më të skajshme, duke fantazuar rreth ngjarjeve që rrëfehen. Ai i përjeton dhe i shijon të gjitha detajet maksimalisht. Kjo kërkon një fokusim mendor të lartë, gjë e cila ndikon në rrënjosjen e këtyre historive me të gjitha detajet, në vetëdijen e lexuesit si dhe në pavetëdijen e tij. Madje, e shtyjnë të fantazojë edhe rreth gjërave që nuk janë përmendur në histori.
Prandaj, historitë dhe tregimet seksuale, ndonjëherë përbëjnë rrezik akoma më të madh se filmat pornografikë. Kjo, sepse për shikimin e filmave, lipset një fokusim dhe përqendrim jo fort i madh, pasi filmi nuk i le shumë hapësirë imagjinatës dhe fantazisë. Në filmat pornografikë, shikuesi mund të fokusohet më shumë në detaje fizike, gjë e cila e zbeh imagjinatën.
Ndërkohë, lexuesi i tregimeve dhe historive seksuale, nuk sheh trupa të zhveshur dhe as lëvizje e prekje joshëse. Gjithçka që sheh, janë fjalë që zhvishen para syve të tij. Për këtë, i lipset aktivizimi maksimal i imagjinatës dhe fantazisë, për të përjetuar kënaqësinë seksuale. Kurse ai që sheh filmin, mund ta arrijë këtë kënaqësi thjesht duke ndjekur filmin dhe duke parë trupat lakuriq. Teksa ndjek filmin, ai mund edhe të bisedojë në telefon, ndërkohë që lexuesit të historive seksuale, i duhet përqendrim i lartë.
 
Së treti: Aspekti dramatik
Shumica e filmave dhe fotove seksuale, janë të huaja. Po ashtu, shumica e të rinjve dhe adoleshentëve që i pëlqejnë këto lloj filmash, nuk e kupton mirë gjuhën që flasin aktorët, gjë e cila i pengon ta “shijojnë” filmin në mënyrë të plotë. Madje, atyre as që u intereson ta kuptojnë, thjesht presin shfaqjen e skenave të nxehta në mënyrë mekanike. Kështu, atyre u mungojnë idetë dhe mendimet negative që përcjell filmi, të cilat janë shumë herë më të dëmshme se vetë skenat seksuale. Filmave pornografikë që janë produkt vendas, u mungon profesionalizmi i lartë, kanë xhirim të dobët dhe u mungon atmosfera e nxehtë që gjendet në filmat e huaj.
 
Së katërti: Aspekti ideologjik
Këto histori seksuale, përcjellin ide dhe mendime shkatërruese për moralin e të rinjve. Këto mendime dhe ide, mund ti përmbledhim si më poshtë:
1 – Histori të tilla të lënë shijen se qëllimi i vetëm në këtë jetë është përmbushja e instinktit seksual. Asnjë qëllim tjetër nuk qëndron mbi këtë qëllim.
2 – Ato krijojnë bindjen se shumica e njerëzve, për të mos thënë të gjithë, janë të fiksuar pas seksit, se nuk ekzistojnë njerëz të ndershëm, se të gjithë janë mashtrues dhe Don Zhuanë, se të gjitha vajzat adoleshente, të reja apo të martuara presin me padurim seksin e kundërt që tu shuajë zjarrin e ndezur të instinktit seksual.
3 – Krijojnë idenë se shfrenimi seksual haset në të gjitha shtresat e shoqërisë, tek zyrtarët, politikanët, intelektualët, shkrimtarët, mësuesit, misionarët… madje dhe klerikët e fesë. Askush nuk është imun ndaj shfrenimit seksual.
4 – Asnjëherë nuk merren me problemet sociale, tragjeditë familjare, krimet dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, që shkaktohen nga ky shfrenim seksual. Shumica e tradhtive bashkëshortore kalojnë pa u ndjerë, të gjitha aktet seksuale, edhe ato perverse, kanë në fokus vetëm kënaqësinë. Nuk flitet fare për sëmundjet vdekjeprurëse, viruset, shpërbërjen e familjes dhe prishjen e lidhjeve me Zotin.
5 – E orienton mendjen e njeriut drejt adhurimit të seksit, i krijon idenë se kjo jetë është vetëm kënaqësi.
6 – Justifikimi i marrëdhënieve jashtëmartesore të ndaluara, në mënyra nga më të ndryshmet të cilat janë të pashmangshme, si:
Problemet me prindërit gjatë fëmijërisë dhe ekspozimi ndaj ngacmimeve seksuale në vegjëli, gjë e cila shkakton komplekse me efekte seksuale të rrezikshme në të ardhmen.
Fukarallëku që i shtyn njerëzit të merren me prostitucion.
Tradhtia e njërit partner, justifikon tradhtinë e partnerit tjetër.
Indiferentizmi i njërit partner ndaj obligimeve që ka për partnerin tjetër, e justifikon tradhtinë e këtij të fundit.
7 – Nga justifikimi i marrëdhënieve seksuale të ndaluara, kalohet në pranimin dhe reklamimin e tyre. E mandej, në ironizimin me nderin dhe virgjërinë, e cila bëhet njësh me injorancën dhe mungesën e eksperiencës.
8 – Reklamimi ideologjik i marrëdhënieve seksuale të ndaluara, duke e konsideruar se liri personale, zhvillim intelektual, shenjë civilizimi, si dhe sulm ndaj besimeve fetare dhe traditave sociale të cilat i dënojnë këto akte.
9 – Ofrohen modelet, shembujt, mënyrat dhe rrugët më të favorshme për ta shtënë në dorë viktimën, duke shfrytëzuar teknologjinë, trurin dhe të gjitha energjitë njerëzore.
10 – Përshkrim i detajuar i aktit seksual, sidomos akteve perverse. Kjo bëhet me qëllim kultivimin e perversitetit seksual si homoseksualiteti, lesbizmi, marrëdhëniet anale me femrën, seksin me kafshët, seksin me mjete të ndryshme etj…
11 – Mësohet incesti me motrën, nënën, vajzën, gruan e vëllait, gruan e xhaxhait, tezen etj… Gjithashtu mësohet akti seksual me të vegjlit nga të dy sekset, si dhe me personat me të meta mendore dhe orgjitë.
12 – Mësimi i marrëdhënieve seksuale të dhunshme dhe të dëmshme për qeniet humane, me pasoja fizike dhe psikologjike. Këto histori mund ta shndërrojnë një person të varur prej tyre në sadist apo mazokist.
13 – Stimulimi i asaj që njihet si adhurim seksual, ku njëra palë i nënshtrohet krejtësisht palës tjetër, njëlloj siç i nënshtrohet njeriu Zotit dhe Krijuesit të tij. Ai i bindet gjinisë tjetër në gjithçka që i kërkon, sado e fëlliqtë dhe e ndytë qoftë.
14 – Stimulimi i akteve të përdhunimit, mundësisht të dhunshëm, mandej justifikimi i këtij akti, si dhe shantazhi ndaj viktimës që të mbyllë gojën.
15 – Kultivimi i ligësisë me të gjitha llojet e saj, ku mund të përmendim shkëmbimin e bashkëshorteve, gjë të cilën e urren natyra e pastër, dinjiteti dhe normat morale, pa përmendur besimet fetare.
16 – Fyhet dhe stigmatizohet besimi fetar, me të gjitha ritualet, idetë dhe klerikët.
17 – Orvatje për shpërbërjen e institucionit të familjes, duke i minuar marrëdhëniet mes bashkëshortëve, vëllezërve dhe prindërve.
18 – Minimi i sistemit social, duke përdorur instinktin seksual i cili nuk njeh kufi, ku shpërfillen dhe shkelen me këmbë të gjithë ligjet morale dhe fetare.
Është normale që ky degjenerim dhe shfrenim seksual, do të ketë pasoja negative edhe në ekonominë e komunitetit, pasi fuqia rinore dobësohet. Ai ndikon negativisht edhe në mungesën e rendit dhe sigurisë, pasi shtresa e maniakëve seksualë nuk i respektojnë ligjet dhe normat që rregullojnë jetën.

Perktheu: Elmaz Fida
 
.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit